Connect with us

Lajmet kryesore

Ministri i Mjedisit, Nuredini shmang gazetarët, nuk ka kohë të merret me ndotjen e ajrit

Published

on

Ministri i Mjedisit Naser Nuredini përsëri iu shmang gazetarëve, duke injoruar interesimin e tyre për situatën e ndotjes së ajrit në vend, gjë që është alarmante, pasi grimcat helmuese në ajër kanë shënuar rritje enorme, transmeton in7.

Pasi Nuredini iu drejtua anglezëve në prezantimin e Tretë të Rishikimit të Mjedisit, ai u shmang nga reporterët e gazetave me arsyetimin se nuk kishte kohë.

Ndërkaq pas insistimit të gjatë të gazetarëve, Nuredini ka dhënë përgjigje, por jo konkrete se çfarë është duke ndërmarrë shteti për ta ulur ndotjen e ajrit.

“Bëj thirrje për durim, ky është problem kompleks. Të gjitha resurset janë drejtuar drejt parandalimit ndotësve, veçanërisht në moslejimin e zjarreve. Punojmë edhe në verifikimin e lejeve të fabrikave. E dini se gazifikimi është masë afatgjate në të cilën punojë dhe me të cilën do të ulet ndotja”, ka thënë Nuredini në anglisht.

Megjithatë, ishin të shumtë gazetarët që kishin shkuar në ngjarje për të parashtruar pyetjet.

Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dhënë urdhër për mobilizimin urgjent të të gjitha inspektorateve kompetente shtetërore dhe lokale për të siguruar mbulimin 24 orësh në terren, zbatimin e kontrolleve emergjente për korrektësinë dhe funksionimin e filtrave në objektet industriale si dhe inspektimin e zbatimit të protokollit të kontrollit të pluhurit nga ndërtimi, sidomos në rrugët dhe ndërhyrjet e tjera të mëdha të infrastrukturës nga inspektorët e ndërtimit.

Përndryshe, kjo është vazhdim i praktikës së Ministrit, i cili së bashku me zëdhënësen e tij që të injorohen gazetarët, sepse, siç shpjeguan ata, për këtë duhet konsultim paraprak që të përgatiten për temat, e pastaj të diskutohet me gazetarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë ditës së sotme zhvilloi takim vllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përcjell in7

Sela me Alizotin temë diskutimi kishin bshkëpunimi dhe forcimi i të djathtës si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës.

“Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, ka theksuar kreu i ASH-së në njoftimin zyrtar në facebook.

Ndryshe, Alizoti është nipi i Kryeministrit të dytë të Shqipërisë, rrjedh nga një familje e persekutuar nga diktatura e Enver Hoxhës. Pasi i vriten familjarët nga ana e babait dhe nënës, ai është rritur në kamp internimi. Në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti rrezultoi më i votuari nga të gjithë anëtarët e tjerë. Së fundmi shihet si faktor unifikues që pritet të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës brenda PD-së, pasi gëzon respekt si në radhët e kampit të Sali Berishës poashtu dhe të Lulzim Bashës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar

Published

on

By

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar👇🏻

VIDEO:

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Published

on

By

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ekipe të këtij institucioni tashmë kanë ndërmarrë veprime rreth vdekjes së Rexhail Qerimit, të dënuarit për rastin “Alfa”, përcjell TV21.

Zyberi tha se Qerimi i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dy herë gjatë vitit 2020, dhe një herë herë gjatë vitit 2015, ku ishte ankuar për gjendjen shëndetësore.

“Ky person disa herë i është drejtuar Avokatit të Popullit në të kaluarën. Në vitin 2020 dy herë, vërejtjet e tij kanë qenë rreth procesit gjyqësorë, ku kompetenca e Avokatit të Popullit këtu është e përjashtuar, në vitin 2015 vëllai i tij i është drejtuar Avokatit të Popullit për përkeqësimin e gjendjes së këtij personi, pas çka është konstatuar se i është ofruar ndihma fillestare shëndetësore në institucion, ndërsa më pas është drejtuar në kontrolle klinike, është konstatuar parezë faciale. Por specialisti që ka kryer kontroll ka vlerësuar se nuk ka nevojë për kurim spitalorë, pas çka është kthyer në institucion”, tha Zyberi.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21

Continue Reading

Aktuale