Connect with us

Maqedonia e Veriut

Mickoski kërkon maqedonizëm, Zaev refuzon atë

Published

on

Partitë, të paktën ato me të ardhura më të larta, e që mbushen çdo vit me miliona nga thesari i shtetit, filluan me fushatë më shumë se pesë muaj para zgjedhjeve të planifikuara të parakohshme parlamentare për 12 Prill, që disa muaj ata po kalojnë shumë kohë me qytetarët në terren, shkruan in7.

Gjatë kësaj periudhe ata po e përdorin të gjithë potenciali politik dhe personelin e tyre, megjithëse fillimi zyrtar i fushatës duhet të jetë në gjysmën e dytë të muajit mars, kjo nënkupton që drejtuesit dhe të parët e partive politike do të udhëtojnë në kampaanja të ndryshme edhe me goma dimri por edhe me ato të verës.

Kryeministri Zoran Zaev, pas hapjes së dilemës për datën e zgjedhjeve, këtë fundjavë siguroi publikun se nuk ka nevojë të shtyhet data e zgjedhjeve dhe u bëri thirrje partive që të përgatisin listat e tyre të kandidatëve për deputetë.

Sidoqoftë, ai këtë dilemë nuk e mbylli deri në fund, siç tha ai, që nëse ka interesa të mëdha shtetërore, siç është miratimi i marrëveshjes së plotë për anëtarësim në NATO, në parlament.

Ndërkaq opozita kundërshton këtë ide të qeverisë, duke mos pranuar assesi një ndryshim të datës së zgjedhjeve përveç 12 Prillit.

Spanja pritet të jetë vendi i fundit që duhet ta ratifikojë protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, por procedura mund të komplikohet nga zgjedhjet parlamentare që duhen të mbahen në Spanjë më 10 nëntor. Kështu debati për konstituimin e Parlamentit të Spanjës është paraparë për më 3 dhjetor, që do të thotë se ende nuk kaa njohuri se kur do të jetë në rend diteë ratifikimi i protokollit pët anëtaarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ky parlament.

Për opozitaren VMRO-DPMNE shtyrja e zgjedhjeve është një opcion i pamundur sepse një gjë e tillë është vendosur në takimin e liderëve të udhëhequr nga Presidenti i shtetit dhe të gjithë liderët e partive politik parlamentare. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, motivet për shtyrje dhe vonesë të zgjedhjeve i sheh si ikje të Zaevit për t’u përballur me qytetarët në zgjedhje për shkak të politikave të mbrapshta që ka udhëhequr këto tre vite.

“Ne kemi një marrëveshje, dhe marrëveshja është që në 3 janar të kemi një kryeministër teknik dhe një qeveri teknike dhe më 12 prill të vitit 2020 do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kur është fjala për Zoran Zaev, unë do t’ju kthej disa vjet më herët, ju kujtohet që më 2015, 2016 kur u shpërbë në disa raste, dhe përssëri u rikonstitua Parlamenti, atëherë Zoran Zaev, si opozitar që ishte, ikte nga përballja me publikun, kurse tani edhe si mazhorancë përsëri ik nga përballja me popullin. Sidoqoftë, unë bëj thirrje që mençuria të mbizotërojë, që durimi të mbizotërojë, të mos e delegjitmojmë këtë takim të fundit të liderëve”, ka thënë Mickoski gjatë një vizite në Kumanovë.

Vihet re që në çdo takim me qytetarët pavarësisht kritikave të qeverisë për dështimet në të gjitha sferat shoqërore ai insiston në sintagmën “kthimi i Maqedonizmit”.

“Maqedonizmi nuk është një privilegj i popullit maqedonas, por maqedonizmi si pjesë e çdo qytetari që jeton në këtë vend,” thotë Mickoski, duke theksuar se është shtylla e nëntë e programit të partisë së tij, dhe jo më pak e rëndësishme se të tjerët”, me të cilat do të garojë në këto zgjedhje të parakohësshme.

LSDM, ndërkohë, vazhdon me projektin e titulluar “Në rrugë të drejtë”, logoja e të cilit është në të kuqe dhe të bardhë, pra në ngjyrat e Partisë së Socialistëve Evropian. Të rinjtë socialdemokratë veshën gjithashtu këto bluza në debatin “E ardhmja e Evropës”, e cila u mbajt këtë fundjavë në Shkup, në të cilën u paraqit edhe kryeministri Zaev, i cili u shpreh se është i sigurt për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

“Ata nuk patën guximin për Marrëveshje me Bullgarinë, as për Marrëveshje me Greqinë. Ata nuk ishin askund për të folur rreth Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Epo ne nuk kemi rënë nga Hëna! Pa këto marrëveshje, nuk ka as edhe B nga Bashkimi Evropian, e as N nga NATO. Të gjithë e dimë këtë. Në shtëpi, për dy vjet e gjysmë. Asgjë. Pastaj ata vazhdojnë me konceptin e nacionalizmit që nuk funksionon. Unë e di se kjo mund të jetë për ta, populizëm, … Por nuk ka të ardhme tjetër për këtë vend. Dhe në këtë kuptim jam i sigurt se do t’i mposhtim ata,” ka thënë Zaev në intervistën e djeshme për portalin Frontline, përcjell in7.

Para të rinjve, ai tha se me politikat që ndjek kjo qeveri, të gjithë përfitojnë, dhe mbi të gjitha të rinjtë e këtij vendi./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Lajme

Petliçkovski: S’është momenti të hiqen maskat

Published

on

Drejtori i Institutit për Imunologji dhe Gjenetikë Humane, Aleksandar Petluçkovski në TV Sitel foli për rritjen e rasteve të reja në Maqedoni.

Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm duke potencuar se jemi rreth pikut të llojit Omicron të coronavirusit.

“Lloji Omicron është virus më i lehtë, por nuk jemi të sigurt nëse do të jetë kështu përherë. Nuk e dimë nëse ky lloj i virusit do të ndryshojë dhe do të shndërrohet në virus më i rrezikshëm. Mendoj se nuk është momenti të hiqen maskat për arsye se pandemia ende nuk ka përfunduar”, tha Petliçkovski.

Kujtojmë se deri tani në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 249.704 raste, ndërsa prej tyre 223.053 janë shëruar dhe 8.153 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.498.

Continue Reading

Lajme

Media bullgare: Familjarët e viktimave në autobusin në “Struma” kërkojnë hetim paralel

Published

on

Siç raporton BNT, familjarë të afërt të viktimave janë deklaruar për televizionin se presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që viktimat e kanë mbajtur me vete.

Pas tragjedisë, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kërkuan nga Gjykata e Rrethit në Pernik në mënyrë paralele t’i hetojë arsyet e aksidentit dhe presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që udhëtarët e kanë mbajtur me vete.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e madhe, një pjesë e të mbijetuarve kthehen në Bullgari, ndërsa familjarët i presin sendet e ruajtura të familjarëve të tyre.

“Kam dëshmi se kunata ime ka akcersorë në vlerë prej 7.000 eurove gjatë udhëtimit. Ari nuk digjet”, shprehet Qamuran Pajazitovski.

Edhe të mbijetuarit edhe familjarët e viktimave kërkojnë hetim paralel për tragjedinë.

Kujtojmë se në aksidentin në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor, humbën jetën 45 persona prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 mbijetuan.

Continue Reading

Aktuale