Connect with us

Sport

Kovaç flet pas shkarkimit : Ishte vendimi i duhur

Published

on

Bajerni i Mynihut dhe trajneri Niko Kovaç kanë ndarë rrugët në mëngjesin e sotëm, pas rezultateve zhgënjyese në 10 ndeshjet e fundit, shkruan in7. Vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit është marrë me konsensus mes të dyja palëve. Këtë e vërteton edhe vetë Kovaç, i cili mes tjerash thotë se ky ka qënë vendimi i duhur, për klubin dhe për për të.

“Mendoj që ky ishte vendimi i duhur për mua dhe klubin në këtë moment. Mënyra se si kemi luajtur së fundmi si dhe rezultatet më çuan në këtë vendim. Unë dhe Robert duam të falënderojmë Bayernin për kohën e bukur që kaluam. Kemi fituar Bundesligen, Kupën dhe Supërkupën, pra ishte një kohë e bukur për mua. I uroj klubit dhe lojtarëve gjithë të mirat në të ardhmen”, sqaron Niko Kovaç, tanimë ish- trajner i Bajernit të Mynihut.

Nën drejtimin e vëellezërve Kovaç, bavarezët arritën të fitojnë Bundesligan, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë./in7.tv/

 

Continue Reading

Sport

Marrëdhëniet mes Messi dhe Pique u përkeqësuan për shkak të pagës në Barcelonë

Published

on

By

Barcelonë, 27 janar 2022 (MIA) – Sulmuesi i Pari Sen – Zherman është i zhgënjyer nga veprimet e ish bashkëlojtarit Zherar Pike, i cili refuzoi ta zvogëlojë pagën për argjentinasin të ketë mundësi të mbetet në klubin katalonas, deklaroi gazetari Luis Kanut në programin “Onze në TV3”.

“Vazhdimi i fundit i kontratës së Pikes e lëndoi Mesin, ai është i zhgënjyer. Ai ndihet i tradhtuar. Pike nuk e vazhdoi kontratën derisa Mesi u largua nga Barsa. Sipas Mesit, ai mund të kishte rinovuar kontratën e tij më herët në përpjekje për të parandaluar largimin e tij, tha Kanut.

Argjentinasi 34 vjeçar u transferua te PSG nga Barcelona në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë. Ai nuk mundi të qëndronte në klubin katalonas për shkak të problemeve financiare të Barcelonës.

Continue Reading

Sport

Salah shënon penalltinë vendimtare, Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë

Published

on

Bregu i Fildishtë dhe Egjipti luajtën një ndeshje të fortë, por që nuk solli gola për 120 minuta, ndërsa nga penalltitë ishin faraonët që kaluan në çerekfinale.

Edhe pse rastet nuk munguan, nga të dyja palët, sidomos në pjesën e parë, rrjetat heshtën.

Serge Aurier dhe Sebastien Haller rrezikuan për ‘elefantët’, ndërsa për ‘faraonët’ ishin Mohamed Salah dhe Mostafa Mohamed që kishin raste të mira.

Në minutën e 30-të Bregu i Fildishtë mbeti edhe pa lojtarin kryesor, pasi Frank Kessie i lënduar lëshoi lojën.

Në pjesën e dytë skuadrat ishin më të kujdesshme, pasi një gabim do të kushtonte.

Wilfried Zaha ka mundur ta mbyll ndeshje, por goditja e tij në minutën e 85-të i ndal nga portieri El Shenawy.

Në vazhdime të dy skuadrat rrezikuan, por që as 30 minutat e dy pjesëve nuk sollën gola, duke bërë që ndeshja të shkojë në penallti.

Nga 11 metra më të saktë ishin Egjipti që kalojnë në çerekfinale, ku Mohamed Salah shënoi penalltinë vendimtare.

Continue Reading

Sport

Bayern konfirmon vendimin final, ja çfarë do të ndodhë me Süle

Published

on

Gjermani Niklas Süle (26 vjeç) nuk do të vazhdojë te Bayern Munich kur të përfundojë sezoni aktual. Këtë e pranoi në një konferencë për shtyp Oliver Kahn, drejtori i përgjithshëm i klubit bavarez, duke theksuar se qendërmbrojtësi nuk e pranoi ofertën e rinovimit dhe se entiteti është i vetëdijshëm se futbollisti dëshiron të ndryshojë peizazh në verë:

“Negociatat ishin të gjata. Ne i bëmë një ofertë që Süle nuk e pranoi. U bë një ofertë shumë e mirë, por ne duhet të përmbushim disa kufij financiarë. E dimë që Niklas dëshiron të largohet në fund të sezonit”.

Kahn u shfaq i mërzitur që nuk mundi të siguronte vazhdimësinë e qendërmbrojtësit gjerman. Kështu, Niklas Süle do të kërkojë një aventurë të re profesionale dhe një nga skuadrat e interesuara për nënshkrimin e tij është Barça, e cila do ta mirëpriste inkorporimin e tij me kosto zero. Megjithatë, katalanasit nuk janë të vetmit në gjurmët e Süles. Edhe Chelsea është një tjetër kandidat për të rekrutuar gjermanin.

Continue Reading

Aktuale