Connect with us

Komente

Ju kurrë s’u dogjët për vete, por dogjët shqiptarët

Published

on

Shkruan, Ziadin SELA

“Mos e digj veten, më dhimbsesh”

Me këtë gjuhë iu është drejtuar në vazhdimësi siç duket, Ali Ahmeti të zgjedhurve të tij.

Me logjikën digje popullin dhe shpëto veten, mjafton të jesh servil ndaj padronit, deri dje Gruevski, e sot ky tjetri dhe nuk digjesh.
Besa mirë ja kanë marrë dorën mësimeve të shefit të tyre Bujari dhe lloji i tij dhe kjo vazhdimisht ka shkuar, në proporcion me vuajtjet e shqiptarëve këtu.

A jeni shqetësuar për shqiptarët ndonjëherë?

Ju kurrë s’u dogjët për vete, por dogjët shqiptarët që ju besuan kaq vite dhe u dergjën dhe vazhdojnë të dergjen burgjeve pa faj.

Sopoti, Alfa, Monstra, Lagjja e Trimave, Feta Alimi, fëmijë të rrahur rrugës duke shkuar e duke u kthyer nga bankat e shkollës, nënat dhe motrat tona të tërhequra zvarrë nga policia jote, fëmijë pa prindër të rritur, gra pa të zot shtëpie.

Ju su dogjët as kur shqiptarët u syrgjynosën rrugëve të mërgimit.
Ju nuk digjeni as sot kur femijëve të shqiptarëve u ndalohet shkollimi ne gjuhë amtare në Idrizovë, Çashkë, Bllacë e gjetiu.

Heshtni ju se digjeni!

Shqiptarët mish për top për hasmin, paska qenë sakrifica juaj.

Continue Reading

Komente

Nebiu: Falë politikave vasale e korruptive të BDI-së, në tokën tonë na llogarisin si mysafirë dhe të dorës së dytë!

Published

on

Shkruan: Mr.sc. Driton Nebiu

Kur shqiptarët protestonin per drejtësi, për një dritare të thyer u dënuan me dy-tre vite burg efektiv.

Protestojnë maqedonasit, thyejnë e lëndojnë edhe dhjetëra policë, ndërsa dënohen apo më mirë të themi, shpërblehen me dënime me kusht.

Në tokën tonë po na llogarisin si mysafirë dhe të dorës së dytë, falë politikave vasale e korruptive të BDI-së.
Realitet i hidhur, por ja që po e jetojmë!

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Sa u zgjidhën këto vrasje e krime si Durmo Tours, Besa Trans, Modulari aq edhe Zhan Mitrev

Published

on

Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi përmes një postim në facebook ka komentuar lidhur me skandalin që shpërtheu me klinikën private “Zhan Mitrev” në Shkup, ku kishte parregullsi dhe ekpserimentime gjatë trajtimit të pacientëve me Covdi-19 janë trajtuar me metodën e hemofiltrimit, që në shumë raste ka rezultuar fatale për ta.

Postimi i plotë i Arianit Xhaferi:

“Sa u zgjidhën këto vrasje e krime:
Sante Plus
Durmo Tours
Besa Trans
Modulari në Tetovë
(etj)

Aq do zgjidhet edhe krimi ZAN MITREV. Shtet muti me gjyqësor të udhëhequr nga kriminelë të niveleve më të larta”, ka shkruar Xhaferi.

Continue Reading

Komente

Alfred Cako me parashikim trishtues për Maqedoninë e Veriut

Published

on

Konspiracionisti, Alfred Cako përmes një postimi në rrjetet sociale ka dal me një parashikim të tmerrshëm për Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se ky vend fqinj po shkon drejt shkatërrimit, pasi që sipas tij, e pret kolapsi dhe falimentimi.

Ja postimi i Cakos, që është pjesë e stafit të emisioneve të Top-Channel në emisionin e të dielave të pasdites:

“Ky shtet artificial me ne fund do te shkatrrohet nga Illuminati, Monkeydonia do te ndahet mbrenda keto 2 viteve qe po hyjm.

Shqiptaret do te armatosen nga Izraeli dhe Amerika. Maqedonet do te joshen nga Serbia dhe Rusia. Ne loj do te futet Bullgaria per ta mare gjysmen e maqesonise deri ne prilep por surpriza do jet greqia e cila dhe ajo do nje pjes te saj.

Por Kabala mendon se ne at kohe Greqine ta futin ne luftte shpejt blic me turqine ne menyre qe mos te merret me madedonine. Tel Avivi ka derguar disa spiun te Mossad, per ta mbajt gjendjen nen kontroll. Anen tjeter Mali i Zi dhe Bosnja e kan punen shum keq dhe drejt kolapsit. Ballakani po riformesohet dhe po vjen ne gjendjen qe ishte 1000 vjet me parë. Shqiptare Armatosuni, bleni arme, o sot o kurr ta bejm shqiperine Etnike.”, ka shkruar Cako.

Continue Reading

Aktuale