Connect with us

Lajme

Ekspertët e BE: Makron dëshiron të marrë fuqi në BE, prandaj refuzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ekspertët e BE -së unanim: Vetoja franceze është pjesë e betejës për fuqi të Makronit në BE

Pas shokut me bllokadën franceze për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, institutet dhe tink tenk organizatat në Bruksel ende i analizojnë shkaqet dhe pasojat nga vetoja e papritur e presidentit francez Emanuel Makron.

Por, për një të gjithë janë dakord, vendimi i Makronit “në asnjë rast nuk është i ndërlidhur me Maqedoninë  e Veriut dhe me Shqipërinë”, as me Ballkanin Perëndimor si rajon”, thotë në bisedën për MIA-n, Roza Balfur, analiste në Fondin gjerman Marshall (FMGJ) dhe eksperte për politikën dhe zgjerimet dhe për çështjet institucionale.

“Konsiderojmë se problemi nuk është Ballkani, as mendimi publik në Francë për zgjerimin, por raportet mes Francës dhe Gjermanisë dhe nevojat që BE-ja të hapë debat për atë ku e sheh të ardhmen e saj, nga atje vjen qëndrimi francez”, thotë Balfur.

Një nga gjërat më të rëndësishme për presidentin francez, sipas saj dhe duke gjykuar sipas një fjalimi të tij të parë kur u ul në kolltukun presidencial, është reforma e Eurozonës, në të cilën Parisi shikon “në mënyrë më ambicioze” nga Berlini.

“Makroni dëshiron reformë, në BE ai dëshiron të marrë angazhim nga Gjermania për reformimin e Eurozonës për shembull, dëshiron angazhim për thellimin e BE-së, argumenti i tij është se duhet fillimisht të bëhet ajo para se zgjerohet Unioni, ndërsa reforma e Eurozonës në këtë moment nuk ndodh, shumë nga propozimet e tij nuk realizohen, Maqedonia e Veriut në njëfarë mënyre është viktimë e mungesës së reformave në Eurozonës, sqaron Roza Balfur, duke shtuar se argumenti për “përforcim të unitetit para se të zgjerohet, bëhet gabim strategjik”, me të cilën ajo nuk pajtohet.

Në linjë të ngjashme ndodhet edhe analisti Tobi Vogël, ekspert për Ballkanin në tink-tenk Këshilli për politikë dhe demokratizim.

“Mendoj se bëhet fjalë për rolin e Francës në BE pas Bregzitit. Përpjekja franceze që të përfshihen me temën e zgjerimit, për të cilën në të vërtetë edhe nuk ka beteja të mëdha, për shkak se nuk është me të vërtetë prioritet. Por, Gjermania është ithtari më i madh për zgjerim, por stili prej lideri i “kancelares gjermane Angela) Merkel nuk është që të jesh i zëshëm për atë”, thotë Vogel, i cili, si Balfur konsideron se zgjerimi dhe Maqedonia, nuk paraqesin problem për mendimin vendor publik në Francë.

Vogel pohon se Makron se dëshiron të pozicionohet si lidere në Bashkimin Evropian. Megjithatë, shton analisti, presidenti ende nuk e kupton mjaftueshëm mënyrën e funksionimit të BE-së.

“Makroni nuk është dikush që ndërton aleanca, nuk është dikush që kujdeset për atë nëse ndërton ura me ata që nuk pajtohen me të, ndërsa në kontekst të BE-së punët nuk funksionojnë kështu. Secili vend ka peshë nominalisht të njëjtë sa vendi i tij dhe e pamë këtë me zgjedhjen e tij të parë për eurokomisar që nuk pat sukses, kjo është e ndërlidhur me stilin e tij prej lideri”, analizoi Tobi Vogel.

Edhe krahas kësaj, ajo që është e rëndësishme  për analisten e FGJM, është në Maqedoninë e Veriut që të mbahet optimizmi edhe krahas vendimit zhgënjyes të Këshillit Evropian dhe propozimeve të Emanuel Makron që të shikohet nga këndi pozitiv.

Sipas saj, ka mundësi që të mjaftojë vetëm “ndryshim i vogël” në procedurat që të përmbushen kërkesat e Parisit.

“(Makroni) mund të thotë: do të heq dorë nga vetoja, nëse pranoni që të flasim për Unionin në tregun kapital. Për shembull, ai dëshiron që ta theksojë Gjermaninë veçanërisht në atë që duhet ta ndryshojë nga brenda që ta përforcojë rolin e saj ndërkombëtar”, shton Balfur.

Por, pranon ajo, me veton për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pikërisht ai rol dhe imazhi i BE-së seriozisht dëmtohen.

Për kredibilitetin e BE-së në rajon shqetësim shfaq edhe Vogel.

“Nuk jam aq i shqetësuar për destabilizim të mundshëm, ajo që është pasojë realiste më shqetësuese është ngadalësimi i brendshëm në të gjitha vendet, ndërsa pozicioni francez de fakto e minon fjalën e BE-së, si mund të shkoni ju nesër në Shkup ose Tiranë dhe të kërkoni reforma gjyqësore, çrrënjosje të korrupsionit?”pyet analisti.

Perspektivë tjetër shqetësuese është se çfarë propozimesh do të vendosen në tavolinë për zgjerim në përgjithësi në BE dhe çfarë pasojash do të ketë vetoja franceze ndaj kësaj politike të Unionit, e cila, në mënyrë paradoksale, është edhe një nga politikat më të suksesshme evropiane.

“Mendoj se është real rreziku se anëtarësimi i rajonit në BE nuk do të bëhet asnjëherë, por ndërtimi i strategjive në BE bëhet në mënyrë graduale. Në muajt e ardhshëm nuk do të ketë deklaratë të madhe me të cilën i jepet fund zgjerimit, megjithatë de fakto nuk shoh perspektivë realiste për Kosovën derisa pesë vende nuk e njohin, as Bosnja e Hercegovina nga e cila kërkohen ndryshime thelbësore kushtetuese që të fillojnë negociatat për anëtarësim, ndërsa askush deri më tani në BeH nuk ka qenë i aftë që ta bëjë këtë. Për këto dy vende nuk shoh perspektivë reale përveç se në afat të gjatë, e pastaj e kemi bllokadën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, kështu që vlerëson se është real rreziku se procesi i zgjerimit nuk do të sjellë anëtarësim të plotfuqishëm në BE”, thotë Vogel.

Balfur, nga ana e saj, sheh me optimizëm më të vogël drejtë transformimit të mundshëm të procesit sipas logjikës së ish presidentit të Komisionit Evropian, Zhak Delor, i cili paramendonte Bashkim Evropian me disa shpejtësi.

Një nga propozimet të cila qarkullojnë në tink tenket e eksperteve në Bruksel është që vendet e rajonit të anëtarësohen në struktura të caktuara të BE-së ose të kenë qasje deri te fonde të caktuara që kanë lidhje me politika të caktuara pa u bërë anëtare të plotfuqishme.

“Ai ‘diferencim’ nuk duhet të jetë lajm i keq. Çështja është se në cilat pjesë do të anëtarësoheshin vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të bëhej fjalë për anëtarësim sektorial dhe kjo nuk nuk duhet të jetë keq për rajonin”, sepse duhet të pengojë ngadalësimin”, shton Balfur.

Dy ekspertët janë të pajtimit se megjithatë shoqëritë në rajon në vitet e fundit u treguan më rezistuese se sa që shumë persona në BE mendojnë dhe askush nuk parasheh rrezik nga dhuna serioze dhe destabilizim.

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Bota

Merkel refuzon ofertën për punë në OKB

Published

on

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u largua nga detyra në fillim të dhjetorit, refuzoi ofertën për punë nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, njoftoi sot zyra e saj.

Angela Merkel “thirri sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar, e falënderoi për ofertën dhe tha se nuk do ta pranonte atë”, tha zyra e saj në një deklaratë për AFP, duke konfirmuar informacionin që u shfaq në media.

Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj angazhimi i ofroi Guterres ish-kancelares gjermane, por mediat raportuan më parë se ai po kryesonte komitetin këshillues të OKB-së për të mirat publike globale, që është një nga projektet e tij kryesore reformuese.

Merkel, e cila ka njoftuar prej kohësh tërheqjen e saj pas zgjedhjeve parlamentare gjermane në shtator 2021, përsëriti në disa raste se nuk dëshiron të merr asnjë funksion të ri pas skadimit të mandatit të saj.

Që kur u largua përfundimisht nga skena politike më 8 dhjetor, ajo i është përkushtuar shkrimit të kujtimeve politike me ish-këshilltaren dhe bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Beate Bauman.

Qëllimi i saj është të shpjegojë vendimet kryesore politike që ka marrë gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet, tha këshilltarja e saj.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Aktuale