Connect with us

Lajmet kryesore

“Ballë për ballë me Presidentin”/Pendarovski në vizitë në Tetovë dhe Tearcë

Published

on

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, sot vizitoi komunën e Tetovës dhe komunën e Tearcës, njofton in7.

Në Tearcë, presidenti vizitoi shkollën fillore “Kiril Pejcinoviq”, ku studiojnë nxënës nga të gjitha bashkësitë etnike si shqiptarë,maqedonas dhe turq.

Nxënësit dhe stafi i shkollës në takimin me presidentin theksuan nevojën imediate për libra të rinj.

Në fshatin Sllatinë, Pendarovski vizitoi edhe Rita Behadinin, e cila përmes rrjeteve sociale inicioi dhe implementoi një aksion për të mbledhur materiale shkollore dhe pajisje shtesë për nxënës që vijnë nga familje në rrezik social.

Presidenti përshëndeti këtë aktivitetet të Ritës, duke përmendur që edhe të rinjtë e tjerë duhet të ndjekin rrugën e saj.

Gjatë vizitës në rajonin e Tetovës, Pendarovski vizitoi edhe Manastirin në fshatin Leshkë. I shoqëruar nga Mitropoliti Jozef i Tetovës dhe Gostivarit, Presidenti vizitoi kishat e “St. Athanasij ”dhe “ St. Virgjëresha Mari”, si dhe banesat brenda kompleksit të manastirit, ku ndodhet dhoma përkujtimore e rilindasit maqedonas Kiril Pejcinoviq.

Në fshatin Xhepçisht, Presidenti Pendarovski vizitoi etno- muzeun e Simeon Zlatev – Mone, i konsideruar muzeu më i vogël etnologjik në botë, por jo edhe atë muze të vogël të UÇK-së që ndodhet në këtë fshat, përcjell in7.

Projekti “Ballë për ballë me Presidentin” u iniciua në programin zgjedhor të Pendarovski.

Qëllimi i tij është që përmes vizitave në vendbanimet në Maqedoninë e Veriut, Presidenti të takojë sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur dhe të dëgjojë nga afër problemet dhe sfidat me të cilat përballen ata, si dhe idetë për tejkalimin e tyre./in7.tv/

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë ditës së sotme zhvilloi takim vllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përcjell in7

Sela me Alizotin temë diskutimi kishin bshkëpunimi dhe forcimi i të djathtës si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës.

“Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, ka theksuar kreu i ASH-së në njoftimin zyrtar në facebook.

Ndryshe, Alizoti është nipi i Kryeministrit të dytë të Shqipërisë, rrjedh nga një familje e persekutuar nga diktatura e Enver Hoxhës. Pasi i vriten familjarët nga ana e babait dhe nënës, ai është rritur në kamp internimi. Në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti rrezultoi më i votuari nga të gjithë anëtarët e tjerë. Së fundmi shihet si faktor unifikues që pritet të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës brenda PD-së, pasi gëzon respekt si në radhët e kampit të Sali Berishës poashtu dhe të Lulzim Bashës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar

Published

on

By

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar👇🏻

VIDEO:

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Published

on

By

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ekipe të këtij institucioni tashmë kanë ndërmarrë veprime rreth vdekjes së Rexhail Qerimit, të dënuarit për rastin “Alfa”, përcjell TV21.

Zyberi tha se Qerimi i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dy herë gjatë vitit 2020, dhe një herë herë gjatë vitit 2015, ku ishte ankuar për gjendjen shëndetësore.

“Ky person disa herë i është drejtuar Avokatit të Popullit në të kaluarën. Në vitin 2020 dy herë, vërejtjet e tij kanë qenë rreth procesit gjyqësorë, ku kompetenca e Avokatit të Popullit këtu është e përjashtuar, në vitin 2015 vëllai i tij i është drejtuar Avokatit të Popullit për përkeqësimin e gjendjes së këtij personi, pas çka është konstatuar se i është ofruar ndihma fillestare shëndetësore në institucion, ndërsa më pas është drejtuar në kontrolle klinike, është konstatuar parezë faciale. Por specialisti që ka kryer kontroll ka vlerësuar se nuk ka nevojë për kurim spitalorë, pas çka është kthyer në institucion”, tha Zyberi.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21

Continue Reading

Aktuale