Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti nga Tetova : Jemi misionarë të suksesshëm

Published

on

Ali Ahmeti: BDI ngadhnjen sepse ngërthen në vete gjenerata të tëra sakrificash e veprimesh

Kuvendi Zgjedhor i Degës së Tetovës pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, në garën për kryetar zgjodhi Florin Besimin i cili si kundër kandidat pati Festim Halilin.

Prezent në këtë Kuvend Zgjedhor të Degës së Tetovës, ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili përcolli nga afër procesin e votimit që asnjëherë më parë ndonjë parti politike në mënyrë kaq transparente, demokratike dhe me dinjitet të bëjë zgjedhjen e kryetarëve dhe kryesive të degëve.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para të kuvendarëve dhe anëtarëve ju   rikujtoi se në këtë sallë është themeluar Bashkimi Demokratik për Integrim dhe se para 17-të viteve ka patur shumë emocione tek të gjithë ata njerëz që ishin prezent brenda dhe jashtë saj nga të gjitha trojet.

“Sot me të vërtet kam shumë emocione që më kthejnë tek 17-të vitet e kaluara. Në garë hynë dy doktorë të shkencave, gjeneratë që qëndron mbi supet mbi shpatullat ndaj gjeneratave të mëparshme që kanë dhënë shumë për këtë vend, që kanë sakrifikuar për këtë vend, mbase nuk e keni harruar për këtu ka folur dr. Jusuf Rexhepi një nga rinisët e Lëvizjes të viteve të 40-ta për Liri Kombëtare, që kishte aq shumë emocione se më në fund shqiptarët fituan. Këtu ishte Mehmet Gega që përfaqësonte gjithë ata njerëz të vuajtjeve, torturave por të pamposhtur. Ne kemi përgjegjësi historike, nuk kam thënë rastësisht se ky Bashkim është thesar i kombit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Më thoni se cili Lëvizje dhe subjekt ngërthen në vetvete të gjitha gjeneratat që kanë sakrifikuar që kanë punuar që pas vendosjes së regjimeve ushtarake policore, burgosjeve deri edhe tek lindja e partive politike të gjitha u përfshinë tek Ushtria Çlirimtare Kombëtare bashkë me Lëvizjen Ilegale u bënë një dhe për 18-të vite radhazi korr fitore dhe suksese”, tha Ahmeti.

Në vazhdim të fjalimit, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i uroj sukses kryetari të Dr. Florim Besimit dhe kryesisë së re.

“Mbi të gjitha e urojë Festimin  sepse ne nuk kemi hyrë në këtë mision për grada dhe ofiqe por kemi hyrë që misionet ti dërgojmë deri në fund dhe sot Festimi një gjë të tillë e dëshmoi. Askush nuk është humbës pasi të gjithë jemi shokët tanë  dhe në të njëjtat llogore jemi”,  potencoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti bëri të ditur se organeve të partisë dhe kongresit që do të pasoj pas përmbylljes me sukses të këtyre Kuvendeve Zgjedhor me qëllim që ta bëjnë atë më të fort, më të qëndrueshëm këtë lëvizje të misionarëve, se u ka propozuar që të vazhdohet me  Kongresin e vazhdimësisë.

“Kongresi i vazhdimësisë nga 700 delegat si për shembull 200 delegat do të jenë të përhershëm por që do të zgjidhe në Kongres. Do t’iu propozoj organeve të partisë të formohet Këshilli Kombëtarë i cili do të përpunohet nga juristë. Gjithashtu që askush nuk e ka bërë në rajon nga partitë politike por për të bërë veprime të tilla duhet guxim dhe guximtar janë të Bashkimit Demokratik për Integrim një anëtarë një votë, në zgjedhjet e ardhshme që do të organizohen në BDI, duke u themeluar në Kongres  apo në organet e partisë, Komisionet qendror të Zgjedhjeve dhe lokale.  Ditën e diel voton Bashkimi Demokratik për Integrim, me kandidat me fushatë 1 muaj apo 2 muaj sa të duan dhe sa ta përcaktojnë organet drejtuese të partisë. Ky do të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim i 20 viteve të ardhshme.  Ky do të jetë misioni historik i yni dhe unë si vëllai i juaji dhe bashkë me bashkëpunëtor të gjeneratës sime nuk do të ishim misionar të suksesshëm në rast se ky Bashkim dhe ky thesar kombëtar do të mbeteshe në katër rrugë”, potencoi Ahmeti.

Continue Reading

Bota

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Published

on

By

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm. Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.

“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai, shkruan Bloomberg.

Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.

Kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.

Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. / abcnews

Continue Reading

Bota

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Published

on

By

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.

Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.

Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.

Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch

Continue Reading

Kosovë

Vuçiq: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Published

on

By

Vuçiq: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se do të shkojë në Bruksel për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me një qëllim, “të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

Ndërkohë pak sekonda më pas tha se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri, “vetëm me dhunë”.

“Kjo mund të bëhet vetëm me dhunë, por mos prisni që Serbia t’ju ndihmojë në rregullimin ligjor të problemit”, tha ai përcjellin mediat serbe.

Vuçiqi gjatë prezantimit të armëve të reja të prodhuara nga Serbia në Akademinë Ushtarake në Beograd, tha se Serbisë nuk duhet t’i interesojë Kushtetuta e Kosovës.

“Ne jemi të interesuar të diskutojmë gjithçka. Ne nuk kemi problem me temat. Ne duam të flasim për Asociacionin e komunave serbe. Nëse thonë se nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë nuk na duhet një e tillë në përputhje me kushtetutën, sepse një komunitet të tillë mund ta formojë çdo qytetar. Pse duhet të na interesojë Kushtetuta e tyre”, tha Vuçiq.

Takimi Kurti – Vuçiq do të mbahet më 18 gusht dhe BE-ja të dielën u bëri thirrje liderëve të të dy vendeve që të ndalin “retorikën nxitëse”.

Kosova, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare ka shtyrë për një muaj vënien në fuqi të masës së reciprocitetit për letërnjoftime, ndërkohë që u ka dhënë dy muaj kohë të gjithë atyre që kanë targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato.

Continue Reading

Aktuale