Connect with us

Lajmet kryesore

Nga ndotja e ajrit 3,000 vdekje të parakohshme në vit

Published

on

Në një debat publik që diskutohej për ndotjen e ajrit, Ministri i ekologjisë ngurronte të fliste për shkaqet dhe masat që do të merren nga shteti.

Madje edhe përkthyesja e tij, insistonte që pyetjet të bëhen vetëm për temën e prezantimit të një raporti ndërkombëtar mbi ndotjen në vend.

Atë që tha, ishte përsëritja e qëndrimit të së premtes, pas takimit me inspektorët për masat e reja anti-ndotje.

“Në strategjinë afatgjate është gazifikimi i vendit. Në plan afatshkurtër do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar ndotjen, siç janë ndezja e zjarreve dhe industrinë do ta kontrollojmë më mirë, do të rishikojmë kompani të ndryshme për lejet integrale A dhe B dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për një kohë të shkurtër. Në plan afatgjatë kjo është një çështje komplekse, për të cilën duhet të punojmë të gjithë së bashku” – deklaroi Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë.

Në pyetjet e gazetarëve gjatë panelit, Ministri Nuredini nuk tregoi se sa gjoba janë shqiptuar ndaj ndotësve të ajrit.

Atë që nuk e di ministri, mediat e mësuan nga Inspektorati i Ambientit Jetësor, duke siguruar edhe emrat e subjekteve që sivjet nuk kanë respektuar standardet ekologjike.

“Gjatë vitit 2019 janë kryer 1776 kontrolle në terren dhe janë shqiptuar 49 gjoba për ndotje të ambientit. 6 prej tyre janë padi penale dhe 43 të tjera janë për kundërvajtje” – thonë nga Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor.

Nga shoqatat e ambientalistëve thonë se Inspektorati shtetëror dhe inspektorët komunal nuk janë në krye të detyrës dhe prania e policëve gjatë inspektimit do të lehtësonte legjitimimin e ndotësve.

“Normalisht që nuk e kanë kryer punën si duhet, nuk duhej të priteshin reagimet e qytetarëve për përtacinë e tyre. Kemi Kodin Penal që parasheh vepra penale dhe kundërvajtjeje për pastërtinë publike, vetëm ta dini që për hedhjen e një filtri të cigares dënimi është 50 euro, kështu që shihet në teren se sa është punuar për ndotësit e mëdha. Nuk mund të presim që vetëm në bazë të apeleve të ndryshohet diçka, duhet të bëhen kontrolle dhe sanksione të rrepta që të ndalojnë të gjithë ata që nuk e zbatojnë ligjin dhe ndotin ajrin” – deklaroi Nevena Georgievsk, “Iniciativa O2”.

Ndërkaq, sot Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën i dorëzoi Ministrit të ekologjisë një raport me 72 rekomandime se si të përmirësohet ambienti jetësor. Sipas tyre shkaktarë të ndotjes janë sektori i prodhimit të energjisë me qymyr, i cili kontribuon 90% të emetimit të Sulfur dioksidit, vjetërsia e automjetet që mesatarja është 18,6 vjet dhe amvisëritë.

Raporti i “UNECE” tregon se nga ndotja e ajrit kontribuon në 3,000 vdekje të parakohshme në vit, ndërsa ulja e niveleve të grimcave PM2.5 sipas standardeve të BE-së, mund të shpëtojë afërsisht 874 jetë. Sipas tyre duhet të përmirësohet rrjeti i monitorimit të cilësisë së ajrit, të ndryshohet protokolli i prodhimtarisë së metaleve të rënda, të ulet përdorimi i karburanteve fosile në prodhimin e energjisë, të gazifikohet sektori i ngrohjes dhe të subvencionohen burimet rinovuese të energjisë.

 

 

BURIMI:Alsat-M

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë ditës së sotme zhvilloi takim vllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përcjell in7

Sela me Alizotin temë diskutimi kishin bshkëpunimi dhe forcimi i të djathtës si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës.

“Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, ka theksuar kreu i ASH-së në njoftimin zyrtar në facebook.

Ndryshe, Alizoti është nipi i Kryeministrit të dytë të Shqipërisë, rrjedh nga një familje e persekutuar nga diktatura e Enver Hoxhës. Pasi i vriten familjarët nga ana e babait dhe nënës, ai është rritur në kamp internimi. Në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti rrezultoi më i votuari nga të gjithë anëtarët e tjerë. Së fundmi shihet si faktor unifikues që pritet të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës brenda PD-së, pasi gëzon respekt si në radhët e kampit të Sali Berishës poashtu dhe të Lulzim Bashës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar

Published

on

By

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar👇🏻

VIDEO:

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Published

on

By

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ekipe të këtij institucioni tashmë kanë ndërmarrë veprime rreth vdekjes së Rexhail Qerimit, të dënuarit për rastin “Alfa”, përcjell TV21.

Zyberi tha se Qerimi i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dy herë gjatë vitit 2020, dhe një herë herë gjatë vitit 2015, ku ishte ankuar për gjendjen shëndetësore.

“Ky person disa herë i është drejtuar Avokatit të Popullit në të kaluarën. Në vitin 2020 dy herë, vërejtjet e tij kanë qenë rreth procesit gjyqësorë, ku kompetenca e Avokatit të Popullit këtu është e përjashtuar, në vitin 2015 vëllai i tij i është drejtuar Avokatit të Popullit për përkeqësimin e gjendjes së këtij personi, pas çka është konstatuar se i është ofruar ndihma fillestare shëndetësore në institucion, ndërsa më pas është drejtuar në kontrolle klinike, është konstatuar parezë faciale. Por specialisti që ka kryer kontroll ka vlerësuar se nuk ka nevojë për kurim spitalorë, pas çka është kthyer në institucion”, tha Zyberi.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21

Continue Reading

Aktuale