Connect with us

Lajme

Sot në Tetovë, BDI zgjedh kryetarin e degës / Dy janë kandidatët

Published

on

Në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake të Bashkimit Demokratik për Integrim, sot do të mbajë kuvendin zgjedhor në degën Tetovës.

Kuvendarët e deleguar do të zgjedhin kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës së Tetovës.

Punimet do të zhvillohen në ora 17:00 në Pallatin e kulturës në Tetovë.

Aktuale.mk mëson se kandidatë të mundshëm për kryetar dege do të garojnë Festim Halili dhe Florin Besimi.

Continue Reading

Kosovë

Gjykata Speciale publikon aktvendimin e fundit për ish-presidentin Hashim Thaçi

Published

on

Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep ka bërë të ditur se kjo gjykatë ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Në konferencën për medie të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ajo ka bërë të ditur se në rastin Thaçi dhe të tjerët, të martën, me 25 janar, një version i redaktuar publik i vendimit i gjykatësit të procedurës paraprake u dorëzua, me të cilin urdhërohej mbajtja e mëtejme në paraburgim e Hashim Thaçit.
“Gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi që rreziku se i akuzuari të pengoj procedurat ose të kryej krime të tjera mund të zbutet mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimit të objekteve të paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Griep.

Tutje, ajo bëri të ditur se të premten, më 21 janar, trupi gjykues 1 urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Salih Mustafës .

Sipas saj, gjykatësit konstatuan se rreziku i pengimit të ecurisë së procedurës vazhdon të ekzistojë, përfshirë rrezikun e ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë.

“Më 25 janar 2022 dëshmitari i dytë i fundit i thirrur nga prokuroria dëshmoi në rastin Salih Mustafa për zingjirin komandues, modalitetet e komunikimit dhe lëvizjet e UCK-së në rajonin e Gollakut. Përveç kësaj dëshmitari dëshmoi për njësitin BIA të UCK-së dhe rolin e funksionin e tij në prill 1999. Ai më tej dëshmoi për ofensivën e forcave serbe në zonën e Zllashit gjatë gjysmës së dytë të prillit 1999”, ka thënë ajo.

Griep tha se dëshmitari ka dëshmuar pa masa mbrojtëse. Ndërkaq, shtoi se javën e ardhshme, më 1 shkurt 2022, dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria pritet ta fillojë dëshminë në këtë rast.
“Prokuroria pritet të mbyll çështjen me 4 shkurt. Me 11 shkurt mbrojtja dhe avokati i viktimave do t’i paraqesin listat e tyre përkatëse të dëshmitarëve dhe të provave”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se më 17 dhe 18 shkurt trupi gjykues do të mbajë një konferencë mbi ecurinë e çështjes në prani të prokurorisë, mbrojtjes, avokatit të viktimave dhe zyrën administrative për të diskutuar për fazat e ardhshme të çështjes.

Sipas saj, më pas trupi gjykues do të vendosë për numrin dhe modalitetet e dëshmitarëve që do të dëgjohen, për datat dhe orarin e seancave.

Kurse tha se në rastin Gucati dhe Haradinaj, dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Haradinajt dëshmoi të premten, më 21 janar.
“Dëshmitari dëshmoi për fushën e përkufizimit dhe jurisprudencën e sinjalizimit. Dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja e Haradinajt e filloi dëshminë e tij të hënën me 24 janar përmes videolidhjes”, ka thënë ajo.

Sipas saj, dëshmitari i katërt ka dëshmuar për operacionet e kontrollit dhe sekuestrimit në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

“Dëshmia e tij do të vazhdoj të premten me 28 janar, në orën 8:00. Pas kësaj dëshmie trupi gjykues do t’i dëgjoj parashtresat e mbrojtjes dhe të prokurorisë për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në këtë rast”, bëri të ditur Griep.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Continue Reading

Lajme

Pensionistët nga ky muaj do të kenë pensione më të larta për 3%

Published

on

Më së voni deri në muajin e ardhshëm qeveria, ekspertët dhe shoqatat e pensionistëve do të nisin negociata për ndryshimin e modelit të llogaritjes së rritjes së pensioneve, shkruan Alsat. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska thotë se plani i Qeverisë është që pensionet të rriten ndërsa se sa dhe kur do të ndodhë, do të vendoset në debatin publik mes palëve.

“Të hapim debat ekspertësh për ndryshimin e sistemit të rregullimit të pensioneve. Do ta hapim këtë debat sa më shpejt, me ekspertët, me të gjithë faktorët, për të arritur zgjidhje që do të përmirësojë statusin e pensionistëve”, deklaroi Jovana Trençevska- Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Pensionistët nga ky muaj do të kenë pensione më të larta për rreth 3% kurse shoqatat e tyre kanë reaguar se kjo nuk mjafton. Ata i kanë dërguar kërkesë Qeverisë që të rriten pensionet me të njëjtin ritëm që rritet paga mesatare. Rritja e shpenzimeve të jetës ka ulur fuqinë blerëse të të moshuarve, veçanërisht të përfituesve të pensioneve më të ulëta, që janë në nivelin prej 11 mijë denarë. Rritja e tyre tani është rritje modeste prej 300 denarëve. Zgjidhja aktuale ligjore thotë se pensionet dyfishohen çdo vit, në janar dhe qershor. Shuma varet nga rritja e shpenzimeve të jetës. /Alsat.mk/

Continue Reading

Lajme

Edhe Ruskovska është kërcënuar: Do të më vritnin, nëse nuk do t’i dënoja

Published

on

Edhe shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, para një muaji ka marrë letër me kërcënime për jetën e saj, nëse nuk do t’i dënonte Zoran Zaevin dhe Vice Zaevin.

Ruskovska, për dallim nga kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski, i cili nëpërmjet një komunikate informoi se ka marrë kërcënime nga një organizatë terroriste, Ruskovska informacionin se është kërcënuar e ka ndarë vetëm me “Deutsche Welle”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Letra ka arritur më 23-24 dhjetor vitin e kaluar. Kërcënimet ishin në kuptimin se ‘qytetarë të pafajshëm ndodhen në burg, ndërsa kriminelët Zoran dhe Vice Zaev në liri’. Nëse nuk i dënoj menjëherë, do të vritem. Të dy letrat ishin në këtë kuptim”, tha Ruskovska për “Deutsce Welle”.

Rastin e ka denoncuar menjëherë në MPB, pas çka ka marrë sigurim shtesë, konform ligjit. Ajo është ende në pritje të informacioneve nga policia se kush qëndron pas kërcënimeve./Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale