Connect with us

Lajme

Politikani sërb: Kosovën e kemi humbur, Sërbia në Kosovë kapituloi si Gjermania në vitin 1945 (VIDEO)

Published

on

Cedomir Jovanoviç ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90 si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik.

Ai konsiderohet si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-Presidentin Sllobodan Millosheviç. Në një intervistë për Tv Klan, ai thotë se Serbia ka kapitulluar në Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje.

“Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi ekzekutuar në fillim një mëngjes atë zotërinë Kelmendi, vrasja e parë dhe i kemi nxjerrë fëmijët dhe gruan nga shtëpia. Në Serbi e kemi vrarë atëherë”.

Gazetari: Keni thënë që Serbia ka kapitulluar në Kosovë…

“Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj si gjermanët në vitin ‘45 kur fillimisht kapitulluan te amerikanët dhe më pas arriti Zhukovi dhe u tha ejani sërish dhe kapitulluan edhe për rusët”.

Gazetari: Kosova e pavarur apo jo, si ta quajmë këtë në Serbi?

“Si mund të quhet kur ushtrinë e huaj e lejon të hyjë në territorin tënd dhe ti tërhiqesh përgjithmonë nga atje?

Gazetari: A është Serbia e gatshme që vërtetë të bëjë një marrëveshje përfundimtare?

“Nuk është e gatshme, ashtu siç nuk është e gatshme as Kosova”.

Jovanoviç, një nga bashkëpunëtorët e Kryeministrit të të vrare Zoran Gjingjiç, thotë se Rusia është ajo që e pengon marrëveshjen ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë treguar koherentë.

“Rusët nuk do ta lejojnë konsolidimin e kësaj pjese të Evropës. Kjo nuk është në interesin e tyre. Kjo është politika e tyre. Rusëve duhet t’ua kesh frikën, këtyre të tjerëve nuk mund t’u besosh. A ishte Hojt Ji, pastaj Mitchell, Palmer kurse tani Grenel…me kë jemi duke biseduar”?

Jovanoviç këmbëngul se Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën, por ka humbur disa shanse për zgjidhje që nga viti ‘99, me Rambujenë dhe më pas me planin e Ahtisarit.

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale