Connect with us

Lajme

Kontrabanda me emigrantë / Shtetasi nga Maqedonia ka bashkëpunuar me tre pakistanezë

Published

on

Tre pakistanezë dhe një shtetas maqedonas të dyshuar për kontrabandë me emigrantë

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka filluar një hetim kundër një shtetasi nga Maqedonia dhe tre shtetasve pakistanezë për kontrabandë me imigrantët. Tre prej të dyshuarve iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa njërit iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

“Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka urdhëruar hetim për katër persona. Personat, një shtetas nga Maqedonia dhe tre shtetas pakistanezë, dyshohet se kanë kryer vepër penale ‘kontrabandë me imigrantët’ të dënuar sipas nenit 418 – b paragrafi 3 në lidhje me paragrafët 2 dhe 4 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, kumtoi Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit, të dyshuarit, me marrëveshje paraprake, pranuan imigrantët dhe i vendosën në shtëpinë e të dyshuarit shtetasit të Maqedonisë. Kur imigrantët donin të largoheshin, pakistanezët e dyshuar, synonin të nxirrnin para shtesë nga imigrantët, duke i degraduar dhe trajtuar në mënyrë mizore. Ata po i detyronin viktimat të kontaktonin me telefon të afërmit e tyre që ishin larguar për në Evropën Perëndimore dhe t’u kërkonin të afërmve të transferonin para në llogaritë e të dyshuarve të treguar. Nëse paratë nuk do të dërgoheshin paratë e duhura, viktimat do të riheshin dhe abuzuar me shkopinj.

Duke vlerësuar se janë plotësuare kushtet ligjore, prokurori publik dorëzoi te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Publike – Shkup, ka dorëzuar propozim për përcaktim të masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit. Gjykatësi e pranoi propozimin dhe tre të dyshuarve u caktoi masë arresti prej 30 ditëve, ndërsa për njërin arrest shtëpiak.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale