Connect with us

Maqedonia e Veriut

Igor Spasov i arratisuri i shtatë që ka ikur nga paaftësia e autoriteteve për të zbatuar ligjin

Published

on

Ndërsa autoritetet ekzekutive dhe gjyqësore të Maqedonisë po i hedhin njëri-tjetrit për atë se kush është fajtor për arratisjen e personave të dënuar të cilët ndërlidhen në kontekst politik, policia ende nuk mund të gjejë vendin ku gjendet Igor Spasov, vrasësi i Martin Neskovskit.

Brenda dy vitesh, deri tani janë shtatë persona që janë ballafaquar me përgjegjësi penale e të cilët ia kanë dalë të largohen nga vendi. I fundit në këtë radhë është ish punonjësi i policisë, Spasov, i cili 14 muaj ishte në liri për shkak të shëndetit të keq, por në vend se pas shërimit të kthehet në Idrizovë. atij i humb çdo gjurmë.

Nuk ka kurrfarë përgjegjësie për këtë. Policia, gjykata dhe burgjet vazhdimisht e hedhin fajin mes veti para publikut me deklarata dhe shkresa. Ndërsa së shpejti, do të bëhet një vit nga arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar se si Gruevski u largua nga vendi dhe mbërriti në Hungari.

Të arratisur nga drejtësia, të cilët kërkohen me urdhër arresti janë edhe Nikolla Vojminovski i cili kërkohet për vrasje në tentativë të Ziadin Selës, në ngjarjet parlamentare më 27 prill. Në këtë grup është edhe Dejan Davidovski Desho, i cili është arratisur në Suedi. Ai akuzohet për sulmin e organizuar në Parlament më 27 Prill 2017.

Ish-shefat e DSK-së, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski, të cilët janë në Greqi, janë gjithashtu të paarritshëm për gjyqësorin.

Në këtë grup është Uolfgang Gamper, menaxheri i “Sekjurikom” nga Austria, i cili duhej të dilte në gjyq për një tender të fiksuar për mirëmbajtje të Qeverisë.

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Lajme

Petliçkovski: S’është momenti të hiqen maskat

Published

on

Drejtori i Institutit për Imunologji dhe Gjenetikë Humane, Aleksandar Petluçkovski në TV Sitel foli për rritjen e rasteve të reja në Maqedoni.

Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm duke potencuar se jemi rreth pikut të llojit Omicron të coronavirusit.

“Lloji Omicron është virus më i lehtë, por nuk jemi të sigurt nëse do të jetë kështu përherë. Nuk e dimë nëse ky lloj i virusit do të ndryshojë dhe do të shndërrohet në virus më i rrezikshëm. Mendoj se nuk është momenti të hiqen maskat për arsye se pandemia ende nuk ka përfunduar”, tha Petliçkovski.

Kujtojmë se deri tani në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 249.704 raste, ndërsa prej tyre 223.053 janë shëruar dhe 8.153 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.498.

Continue Reading

Lajme

Media bullgare: Familjarët e viktimave në autobusin në “Struma” kërkojnë hetim paralel

Published

on

Siç raporton BNT, familjarë të afërt të viktimave janë deklaruar për televizionin se presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që viktimat e kanë mbajtur me vete.

Pas tragjedisë, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kërkuan nga Gjykata e Rrethit në Pernik në mënyrë paralele t’i hetojë arsyet e aksidentit dhe presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që udhëtarët e kanë mbajtur me vete.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e madhe, një pjesë e të mbijetuarve kthehen në Bullgari, ndërsa familjarët i presin sendet e ruajtura të familjarëve të tyre.

“Kam dëshmi se kunata ime ka akcersorë në vlerë prej 7.000 eurove gjatë udhëtimit. Ari nuk digjet”, shprehet Qamuran Pajazitovski.

Edhe të mbijetuarit edhe familjarët e viktimave kërkojnë hetim paralel për tragjedinë.

Kujtojmë se në aksidentin në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor, humbën jetën 45 persona prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 mbijetuan.

Continue Reading

Aktuale