Connect with us

Bota

Hamnei: Irani nuk do të lëshojë pe nën presion të SHBA-së

Published

on

Irani nuk do të lëshojë pe nën presionin e armikut të rij shumëvjeçar, deklaroi sot lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei.

Ai shtoi se negociatat me Uashingtonin nuk do t’i zgjidhin problemet e Teheranit.

“Një mënyrë që të bllokohet ndikimi i Amerikës është që të ndalohen çfarëdo qoftë negociata me SHBA-në. Kjo do të thotë se Irani nuk do të lëshojë pe nën presion të SHBA-së”, tha Hamnei.

“Ata që besojnë se negociatat me armikun do t’i zgjidhin problemet tona, 100 për qind gënjehen”, shtoi ai. mb

Continue Reading

Bota

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë (Video)

Published

on

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve.

Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Muhamed Veliu: Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU.

Siç e thash pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

Muhamed Veliu: A ka të tjerë shqiptarë apo qytetarë nga Ballkani që I janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës?

Emanuel Bazanji: Është një pyetje interesante dhe e bukur. Këtu në Ukrainë ka shumë Shqiptarë që janë pjesë e ushtrisë së Ukrainës. Pjesa me e madhe e tyre janë shqiptarë të Ukrainës, të lindur e rritur këtu. Top Channel në të shkuarën ka bërë një dokumentar shumë të bukur për ata. Flasin Shqip me mua kur i kam takuar.

Unë jam me shqiptarë këtu por jo të ardhur apo lindur në Shqipëri. Nga Ballkani janë shumë. Ka nga Sllovenia, Kroacia nga Mali I Zi një djalë. Shiko janë nga 27 vende të botës. Pjesa më e madhe që jemi zyrtarisht në angazhuar në ushtrinë ukrainase pjesa më madhe janë amerikan, britanik , francez, australianë kemi patur kolegë edhe nga Japonia madje.

Dua të nënvizoj faktin që ne jemi në një repart I rëndësisë së veçantë, pjesë elitare e ushtrisë së Ukrainës. Është klasifikuar si repart i operacioneve special, pasi është ndër repartet më të vjetra që ka patur Ukraina që në fillimin e luftës në vitin 2014 mbas revolucionit Euro-Maidan, kur nisi lufta. Më lejoni të nënvizoj se ky repart në fillimet e luftës ka qenë trajnues.

Njëkohësisht ka qenë edhe në front gjatë luftës. Tani pjesa më e madhit e grupit janë nga forcat special amerikane, britanike përfshi NAVY SEALS, SAY apo GREEN BERETS dhe gjeorgjianët janë tërësisht të trajnuar në institucionet më prestigjioze, akademitë ushtarake amerikane.

Muhamed Veliu: Ukrainë sot është lajm botëror. Meqenëse ju jeni atje në terren, sa i afërt apo i largët është pushtimi rus?

Emanuel Bazanji: Më vjen mirë që televizioni juaj Top Channel e trajton shpesh këtë temë. Jam I lumtur për këtë informim në mënyrë që njerëzit të dinë se çfarë po kalon ky popull këtu çfarë vuajtjes ata kanë çdo ditë.

Lufta e ftohtë nuk është thjesht një luftë me fjalë. I rëndon njerëzit psikologjikisht. Duke parë këtu fytyrat e njerëzve, se në çfarë gjendje është Ukraina sot mendoj se mund të jetë çështje orësh deri çështje ditësh.

Nuk diskutojmë muajt. Kjo në bazë të informacioneve sjellë tek në nga amerikanët dhe aleatët e NATO-s.

Muhamed Veliu: Si po e përjeton populli Ukrainës këtë prag lufte?

Emanuel Bazanji: Është një situatë shumë e vështirë tek sa shikon nënat, fëmijët , njerëzit të hutuar në qytet duke u munduar të blejnë çdo gjë vetëm e vetëm për të mbijetuar. Po marrin rezerva uji e karburanti duke e ditur që këtu temperaturat shënojnë minus gradë celcius. Jeta e qytetarëve mund të rrezikohet shumë kollaj gjatë kësaj periudhe ku është pandemi sigurisht. Ka kaos në mendjet e njerëzve se rusët do ti bombardojnë e godasin. Është një frikë shumë e madhe. Nuk flas këtu për aspektin e ushtarakëve. Ne jemi këtu. Kemi një detyrë. I kemi dhënë një premtim qeverisë ukrainase sepse jemi të gjithë me dokumentacion, kontrata. Jemi një pjesë e këtij vendi për ta ndihmuar.

Muhamed Veliu: Nëse Rusia do të ndërmarrë pushtimin e Ukrainës, ai ka ky vend kapacitetet ushtarake për tu vetëmbrojtur dhe e ndaluar agresionin rus?

Emanuel Bazanji: Ukraina në vitin 2014 mbas revolucionit të Euro-Maidanit ishte shumë e dërrmuar që nga koha e ish Bashkimit Sovjetik. Rusia ishte shumë e lumtur për këtë ta shihte ushtrinë e rregullt të këtij vendi, në atë gjendje. Sot që flasim në këto momente që po ju jap këtë intervistë, Ukraina dhe ushtria e saj i ka kapacitetet për tu mbrojtur.

Jam shumë i sigurt që me ndihmën e amerikanëve, britanikëve dhe aleatëve të tjerë, përmes të cilëve jemi ndihmuar kohët e fundit, përfshi mbështetje politike përmes sanksioneve ndaj Rusisë nga vendet e Europës dhe SHBA, Ukraina është e aftë ta përballojë një sulm të plotë. Kjo duke marrë në konsideratë se çfarë asetesh kemi, vend strehime modern për popullsinë. Është një strukturë e mirë-organizuar për këtë luftë sepse ka përgatitje gjatë këtyre 8 viteve të fundit për më të keqen. Është diçka shumë e mirë që i kemi këto asete dhe aftësi për tu mbrojtur.

Muhamed Veliu: Si e ka pritur familja juaj në Shqipëri vendimin që morët për të shkuar në Ukrainë e më pas ti bashkoheshit ushtrisë vendase atje?

Emanuel Bazanji: Më beso zoti Veliu, kjo është një pyetje shumë personale. Megjithatë po ju përgjigjem. Shumë njerëz që më njohin në Shqipëri, ish kolegë të forcave të armatosura që i kam patur shok e me ata ndaj shumë kujtime të bukura përfshi pasjen e shumë respekt për ata përfshi të gjithë shqiptarëve që do ta shohin e lexojnë këtë intervistë dua tu them këtë.

Unë në këtë shtet, në këtë jetë të re që kam nisur këtu jam I vetëm për faktin që asnjë prej antarëve të familjes time nuk është më në jetë, përfshi edhe vëllain tim të vogël. Kështu çdo gjë që kam nisur këtu e kam nisur për qëllimet e mija bazuar në anën emocionale dhe atë të zemrës.

Dua të ndihmoj këtë popull mos të vuajnë atë që shqiptarët e Kosovës vuajtën gjatë kohës së Ish-Jugosllavisë, në kohën e luftës në Gjeorgji dhe në kohën e sotme të prag luftës në Ukrainë. Unë e kam bërë këtë edhe për faktin që Shqipëria të njihet si një vend me njerëz pozitiv që mund të ndihmojnë dhe nuk jemi ata të vetmit e veprave të këqija në vendet e huaja.

Jam munduar që Shqipërinë dhe medaljen që kam marrë këtu, ia kam dedikuar të gjithë popullit shqiptarë dhe të gjithë njerëzve që më kanë dashur dhe mbështetur. Jam shumë i lumtur që kur e dëgjojnë fjalën Shqipëri thonë uauu Shqipëria po na ndihmon. Këdo që takoj u them se edhe Kosova është Shqipëri.

Edhe Kosova ka bërë deklarata të forta për ta ndihmuar Ukrainën. Unë jam këtu si një individ , kam edhe jetën personale pasi jetoj në këtë vend zyrtarisht dhe kam zgjedhur të jetoj këtu nuk kam zgjedhur të jem pjesë e ushtrisë greke, franceze apo amerikane siç janë shumë shqiptarë të tjerë. Kam zgjedh që jeta ime të jetë këtu dhe çdo gjë që ndodh ta përballoj.

Muhamed Veliu: Kur në Shqipëri duke iu referuar një media amerikane u dha lajmi për përfshirjen tuaj në ushtrinë e Ukrainës, ka patur komente nga më të ndryshmet. Besoj I keni lexuar. Çfarë ndjesie ju kanë lënë pasi shumë prej tyre ishin me tone shume negative kundrejt jush?

Emanuel Bazanji: Nuk kam patur mundësi ti lexoj të gjitha komentet. Le te themi shkarazi kam mundur të lexoj disa prej tyre kur më është dhënë mundësia. Shumë shqiptarë kanë përdorur ofendime nga më banalet gjë e cila nuk të lë një ndjesi të mirë, që një shqiptarë shprehet ashtu për një tjetër shqiptarë.

Shumë prej tyre e kanë quajtur ardhjen time këtu çmenduri. Shumë të tjerë e kanë vlerësuar atë që po bëj këtu si diçka ilegale. Të tjerë e kanë lidhur me politikën apo me fenë.

Dua tu them çdo shqiptari se kjo nuk ka të bëjë as me besimin fetar as edhe me politikën. Kjo pasi ne këtu jemi të gjithë ushtarë të rregullt. Zbatojmë detyrat e vendit që kemi zgjedhur të shërbejmë e të jetojmë jetën tonë. Këtu jam për momentin kjo është jeta ime e këtë kam zgjedhur.

Thjesht ndjehesha I trishtuar kur lexoja ato komente nga bashkëkombësit e mi e komete të tjera nga të huajtë. Nuk I prisja këto komente nga bashkatdhetarët e mi pasi kam kaluar disa vite të jetës time në Shqipëri packa se jam larguar e nisur një jetë të re, Shqipërinë e kujtoj dhe më merr malli për Shqipërinë.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për të gjitha këto komente në këtë intervistë tuajën nga Ukraina për Top Channel.

Emanuel Bazanji: Edhe unë ju falënderoj Zoti Veliu për punën që bëni. Uroj të gjithë shqiptarët përmes jush për një shëndet sa më të mirë gjatë këtyre kohëve të pandemisë të jeni të sigurt e të mbrojtur. Ju përshëndes të gjithëve nga Ukraina. Ju falënderoj.

Continue Reading

Bota

​Curiosity gjen shenja të jetës së lashtë në Mars

Published

on

Roveri i NASA-s ka gjetur disa komponime organike interesante në Planetin e Kuq që mund të jenë shenja të jetës së lashtë, por do të duhet shumë më tepër punë për të testuar këtë hipotezë.

Disa nga mostrat e gurëve pluhur që Curiosity ka mbledhur ndër vite përmbajnë lëndë organike të pasura me një lloj karboni që këtu në Tokë lidhet me jetën, raportojnë studiuesit në një studim të ri.

“Ne po gjejmë gjëra në Mars që janë jashtëzakonisht interesante, por na duhen më shumë prova për të thënë se kemi identifikuar jetën,” Paul Mahaffy, i cili shërbeu si hetuesi kryesor i Analizës së Mostrave të Curiosity në laboratorin kimi të Marsit (SAM) deri në duke u tërhequr nga Qendra e Fluturimeve Hapësinore e NASA-s Goddard në Greenbelt, Maryland, në dhjetor 2021, në një deklaratë.

“Pra, ne po shikojmë se çfarë tjetër mund të ketë shkaktuar nënshkrimin e karbonit që po shohim, nëse jo jetën.”

Gati një dekadë e analizës së mostrës

Curiosity u ul brenda kraterit Gale të Marsit në gusht 2012 me një mision për të përcaktuar nëse zona mund të kishte mbështetur ndonjëherë jetën mikrobike. Ekipi i roverit shpejt përcaktoi se dyshemeja e Gale ishte një mjedis potencialisht i banueshëm miliarda vjet më parë, duke strehuar një sistem liqenesh dhe rrjedhash që ka të ngjarë të ekzistojë për miliona vjet në të njëjtën kohë.

Në studimin e ri, e botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, ekipi hulumtues shikoi disa mostra gurësh pluhur që Curiosity mblodhi nga një sërë vendndodhjesh midis gushtit 2012 dhe korrik 2021. Roveri ushqeu këtë material në SAM, i cili mund të identifikojë dhe karakterizojë organet – molekulat që përmbajnë karbon që janë blloqet ndërtuese të jetës në Tokë.

Shkencëtarët zbuluan se gati gjysma e këtyre mostrave ishin pasuruar me karbon-12, më i lehtë nga dy izotopet e qëndrueshme të karbonit, krahasuar me matjet e mëparshme të meteoritëve të Marsit dhe atmosferës së Marsit. (Izotopet janë versione të një elementi që përmbajnë numër të ndryshëm neutronesh në bërthamat e tyre atomike. Karboni-12 ka gjashtë neutrone dhe karboni-13 shumë më pak i bollshëm ka shtatë.)

Këto mostra me përmbajtje të lartë karboni 12 erdhën nga pesë vende të ndryshme brenda kraterit Gale, të cilat të gjitha shfaqnin sipërfaqe të lashta që ishin ruajtur mirë gjatë shekujve.

Në Tokë, organizmat preferojnë të përdorin karbon-12 për proceset e tyre metabolike, kështu që pasurimi me këtë izotop në mostrat e shkëmbinjve të lashtë këtu interpretohet përgjithësisht si një sinjal i kimisë biotike. Por ciklet e karbonit në Mars nuk janë kuptuar aq mirë sa për të bërë supozime të ngjashme për gjetjet e Planetit të Kuq, thanë anëtarët e ekipit të studimit.

Studiuesit dolën me tri shpjegime të mundshme për sinjalin intrigues të karbonit. E para përfshin mikrobet e Marsit që prodhojnë metan, i cili më pas u shndërrua në molekula organike më komplekse pas ndërveprimit me dritën ultravjollcë në Planetin e Kuq. Këto organikë më të mëdhenj më pas ranë përsëri në tokë dhe u përfshinë në shkëmbinjtë që Curiosity mori si mostër.

Por reaksione të ngjashme që përfshijnë dritën ultraviolet dhe dyoksidin e karbonit jo-biologjik, deri tani gazi më i bollshëm në atmosferën e Marsit, mund të kenë gjeneruar gjithashtu rezultatin. Është gjithashtu e mundur që sistemi diellor ka kaluar nëpër një re molekulare gjigante të pasur me karbon-12 shumë kohë më parë, thanë studiuesit.

“Të tri shpjegimet përputhen me të dhënat,” tha në të njëjtën deklaratë udhëheqësi i studimit Christopher House, një shkencëtar i Curiosity me bazë në Universitetin Penn State. “Ne thjesht na duhen më shumë të dhëna për t’i përjashtuar ose përjashtuar ato.”

Nevojiten më shumë të dhëna

Zbulimi i ri është veçanërisht intrigues për shkak të pasurimit të karbonit-12, por Curiosity ka zbuluar më parë komponime organike në Mars. Për shembull, ekipi i misionit raportoi më parë zbulimin e lëndëve organike në mostrat e shkëmbinjve pluhur. Roboti me gjashtë rrota ka kaluar gjithashtu nëpër shtëllunga metani, molekula organike më e thjeshtë, në shumë raste.

Është e paqartë se çfarë po prodhon metanin e gaztë të Marsit ose sa i vjetër është. Për shembull, përbërja mund të krijohet nga mikrobet që metabolizohen intensivisht nën sipërfaqen e ftohtë të Marsit sot. Mund të prodhohet në mënyrë alternative nga ndërveprimet nëntokësore të shkëmbinjve dhe ujit të nxehtë, pa përfshirë jetën. Mund të jetë gjithashtu një material i lashtë, i prodhuar ose nga organizmat ose në mënyrë abiotike, që ka qenë i bllokuar nën tokë shumë kohë më parë.

Ekipi i Curiosity do të donte të kalonte nëpër një m tjetërshtëllungën e etanit dhe përcaktojnë përmbajtjen e tij të karbonit-12, duke eksploruar më tej origjinën e këtyre organeve. Por kjo do të kërkonte shumë fat, duke qenë se studiuesit nuk mund të parashikojnë se kur dhe ku do të shfaqen shtëllunga të tilla.

Të dhëna të tjera të dobishme mund të vijnë edhe nga një rover tjetër i Marsit – Perseverance, një robot i NASA-s që u ul brenda një krateri të ndryshëm të Planetit të Kuq në shkurt 2021. Perseverance është gjuetia e shenjave të jetës së Marsit të lashtë dhe mbledhja e dhjetëra mostrave që do të kthehen në Tokë për analizë, më së largu deri në vitin 2031, përcjell LiveScience.

Continue Reading

Bota

Trump preferonte që në burg të shkonte i biri dhe jo Ivanka. Ish-avokati tregon çfarë i kërkoi ish-presidenti

Published

on

Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen pretendoi se Trump i ka thënë dikur se nëse një nga fëmijët e tij duhej të shkonte në burg për biznesin e familjes duhet të sigurohej se ai do të ishte djali i tij, Donald Jr., dhe jo e bija, Ivanka.

Duke folur për MSNBC të shtunën, Cohen tha se Trump ia dha atij udhëzimet kur fëmijët e tij ishin në prag të paditjes nga zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit në vitin 2012.

“Ju kujtohet çështja ku ose Don ose Ivanka ishin në telashe shumë të mëdha si rezultat i gënjeshtrës për numrin e njësive që ishin shitur,” tha Cohen.

“Dhe Donaldi ma tha – dua të them që nuk do ta thosha nëse nuk do të më thoshte drejtpërdrejt – ai tha ‘nëse njëri ose tjetri duhet të shkojë në burg, sigurohuni që të jetë Don, sepse Don do të ishte në gjendje për t’u përballur me të.’”

Michael Cohen shërbeu si avokat personal i Trump për më shumë se një dekadë përpara se të vihej në shënjestër si pjesë e një hetimi federal për pagesat e heshtura të bëra për gratë që pretendonin se kishin pasur marrëdhënie me Trump në vitet 2000.

Në vitin 2018, Cohen u deklarua fajtor për disa krime që kreu ndërsa ishte i punësuar nga Trump dhe u dënua me tre vjet burg federal.

Që atëherë, Cohen ka bashkëpunuar me prokurorët në disa hetime për Donald Trump dhe Organizatën Trump.

Continue Reading

Aktuale