Connect with us

Lajme

Dy vite kaluan / Çka realizoi Teuta Arifi?

Published

on

U bënë dy vite nga qeverisja e Teuta Arifit në krye të Komunës së Tetovës. Në këto dy vite është konstatuar se komuna ka ngecje në realizimin e projekteve të premtuara gjatë fushatës parazgjedhore dhe për këtë arsye qytetarët edhe me të drejtë ankohen, shkruan in7.

Ata thonë se Komuna e Tetovës në vend që të mbrojë dhe plotësojë kërkesat e qytetarëve, ky institucion është politizuar dhe po mbron vetëm disa interesa personale të disa individëve.

Sipas tyre edhe në mandatin e parë të Kryetares së Tetovës, Teuta Arifi gjendja ishte e njëjtë. U premtuan shumë e shumë projekte të cilat ngelën vetëm premtime. Të njëjtat sipas tyre, janë premtuar edhe në mandatin e saj të dytë, por ende edhe sot e kësaj dite kanë ngelur vetëm në letër e assesi të gjejnë zbatim në praktikë.

Lidhur me këtë për in7 është përgjigjur gazetari dhe analisti nga Tetova, Selim Ibrahimi, i cili thotë se përskaj shumë ankesave të qytetarëve gjendja mbetet e njëjtë.

“Për të analizuar qeverisjen e kryetares së Tetovës duhet parë mandatin e parë ku Komuna ishte në një gjendje të rëndë dhe vazhdoi të jetë ashtu edhe gjatë qeverisjes së saj në mandatin e parë dhe nuk është më mirë në të dytin. Qytetarët e Tetovës kanë shumë ankesa për qeverisjen dhe menaxhimin e buxhetit duke mos harruar edhe transarencën që nuk ekziston. Nëse e pyesim kryetaren ajo me siguri i ka arsyet dhe shpjegimet e veta. Megjithatë qytetarët e votuan. Nëse gabuan në dy mandate, në zgjedhjet e ardhshme duhet të vendosin se për kë të votojnë. Banorët e Tetovës jetojnë si në një qytet të botës së tretë. Europa nuk na pranon në këtë gjendje.”, tha për in7, analisti dhe gazetari Selim Ibrahimi.

Ndërkaq në anën tjetër gazetari Berat Azizi mendon se përskaj pengesave nga pushteti qendror, prapëseprapë kjo qeverisje e Tetovës, me në krye Teuta Arifin, ka arritur të bëjë diçka. Sipas Azizit, themelimi i ndërmarrjes publike të parkingjeve si dhe një sërë projekte tjera kanë përmirësuar sadopak jetën e qytetarëve tetovarë.

“Dy vjet qeverisje në Komunën e Tetovës për Teuta Arifin kanë qenë ndoshta dy vitet më të sukseshme të qeverisjes së saj që nga koha kur është në krye të Tetovës. Edhe përkundër vështirësive ajo arriti të rregullojë dhe të realizojë disa projekte me rëndësi shumë të madhe për qytetin. Funksionimi i ndërmarrjes së parkingjeve dhe funksionimi i saj si duket ka bërë që komunikacioni në qytet të jetë më në rregull në krahasim me një vit më parë. Pastaj një rëndësi mendoj se i ka kushtuar shkollave ku janë bërë investime të mëdha. Po ashtu zgjerimi i kapaciteteve të çerdheve të fëmijëve në këto dy vite kanë qenë një ndër prioritetet e zonjës Arifi. Në anën tjetër investimet në rrugë dhe infastrukturë vazhdojnë të mbeten në listën e prioriteteve të komunës kur dihet se Tetova nuk ka kapacitet financiar për të realizuar projekte gjigande, por falë bashkëpunimit me pushtetin qendror dhe organizatat ndërkombëtare investimet kanë qenë të pranishme në Tetovë. Në anën tjetër Arifi ka arritur që me mjetet e qeverisë të mbulojë një pjesë të madhe të borxheve të akumuluara për gjatë shumë viteve. Në anën tjetër me siguri se ka vend edhe për kritikë në disa segmente, por fillimisht duhet parë se pse nuk janë ralizuar ca projekte të premtuara më herët dhe më pas të bëjmë një akuzë. Unë mendoj se Teuta Arifi ka arritur ta menaxhojë si duhet qytetin këto dy vite edhe në aspektin politik duke u nisur nga fakti se këshilli i komunës pothuajse gjithnjë i ka miratuar propozimet e dhëna nga kryetarja. Qytetarët janë ata të cilët më së miri mund të vlerësojnë punën dy vjeçare të Arifit sepse ata janë direkt të ballafaquar me punën e saj. Një ndër çështjet më të kritikuara mbetet transporti publik një projekt që do mund të realizohet vetëm me mbështetjen e pushtetit qendror dhe unë mendoj se kjo çështje nëse jo tërësisht do të zgjidhet pjesërisht., ka thënë për in7 gazetari dhe analisti Berat Azizi.

Por tetovarët ende po vazhdojnë që të ballafaqohem me një sërë problemesh siç është ai i trasportit publik, mungesa e parkingjeve nëntokësore dhe mbitokësore. Poashtu nuk ka mbikqyrje edhe për punën e inspektoriateve, që janë në ingerenca të kësaj komune, të cilët edhe injorojnë skajshmërisht edhe denoncimet që bëhen nga ana e qytetarëve, shprehet aktivisti Arianit Xhaferi. Sipas Xhaferit, dështimi për të hapur bulevardet në qytet do jetë njollë e zezë e Teuta Arifit, e cila ka premtuar disa herë por s’ka bërë asgjë në këtë drejtim.

“Edhe në dy vjetorin e parë të mandatit të dytë, Teuta Arifi ka vazhduar të injorojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe bashkë me to ka harruar dhe premtimet që vet i ka bërë para elektoratit në zgjedhjet e fundit lokale. Tetovarët vazhdojnë të vuajnë mungesën e transportit publik, mungesën e parkingjeve nëntokësore, parkingjeve mbitokësore por dhe garazheve në kate. Edhe në këtë periudhë nuk janë vënë në funksion të plotë inspektoratet komunale. Inspektorati mjedisor vazhdon të injorojë denoncimet që i bëjnë qytetarët për ndotës të ndryshëm. Nuk gjobiten ndotësit dhe gjendja shkon duke u bërë më keq. Inspektorati i tregut merr një aksion të paqëndrueshëm për largimin e shitësve ambulantë nga hapësirat publike, dhe të njëjtit rikthehen për të zënë rrugët e trotuaret vetëm një muaj më pas. Dështimi për të hapur bulevardet në qytet do jetë njollë e zezë e Teuta Arifit e cila ka premtuar disa herë por s’ka bërë asgjë në këtë drejtim. Ndërtimet e pallateve të reja rezidenciale në shumë pjesë të qytetit shkatërrojnë edhe ato pak hapësira të gjelbërta publike të cilat i kanë mbetur qytetit për t’i shndërruar në parkingje private. Edhe pse e promovoi me pompozitet qendrën tranzitore të ngarkim/shkarkimit në afërsi të fshatit Trebosh, e njëjta doli jashtë funksionit shumë shpejtë, për tu transferuar së fundmi në lokacionin Klikovë (poshtë qarkores Shkup – Gostivar). Mungesa e transparencës financiare ka lënë shije të hidhur tek qytetarët të cilët me të drejtë dyshojnë se ka korrupsion dhe abuzim me paratë publike”, ka thënë për in7, aktivisti Arianit Xhaferi.

Komuna e Tetovës, jo vetëm në këto dy mandate të kryetares aktuale, por edhe në madatet tjera nuk ka mundur që të rregullojë disa çështje që janë kruciale për banorët e këtij qyteti. A ndodh kjo nga keqmenaxhimi apo nga paaftësia e organeve dhe personave kompetentë për të ushtruar pushtetin lokal apo janë pengesat e siç thuhet, pushtetit qëndror përsëri mbetet enigmë. Në fund të fundit, në pushtet qëndror në dy mandatet e teuta Arfifit ka qënë pikërisht partia e saj BDI dhe për qytetarët ky arsyetim nuk ngre peshë. Faji gjithmon është jetim, thotë populli./in7.tv/

 

Continue Reading

Bota

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Published

on

By

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Ishulli i largët në Paqësor, Kiribati, u fut në izolim kombëtar për herë të parë që prej nisjes së pandemisë, pasi disa udhëtarë në avionin e parë që mbërrinte në vend pas 10 muajsh, dolën pozitiv me Covid-19.

Sipas masave të reja të sigurisë, njerëzit duhet të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa grupimet masive janë të ndaluara.

Në avionin që mbërriti nga Fiji 36 persona, nga 54 që ishin në bord, dolën pozitiv me Covid-19. Prej tyre, u infektuan edhe 4 të tjerë. Deri javën e kaluar, Kiribati kishte regjistruar vetëm 2 raste me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Kiribati është një prej ishujve më të izoluar në botë, rreth 5000 kilometra larg kontinentit më të afërt, Amerikës së Veriut. Qeveria tha se të gjithë udhëtarët pozitiv me Covid-19 ishin të vaksinuar, por po mbahen në monitorim. Në total, ishulli ka 120 mijë banorë, por nuk dihet sa prej tyre janë të vaksinuar.

Continue Reading

Bota

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Published

on

By

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka akuzuar Gjermaninë për minimin e unitetit midis aleatëve të vendit dhe për “inkurajimin” e Vladimir Putinit duke refuzuar të dorëzojë armë në Kiev.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më herët të shtunën, ministry gjerman i mbrojtjes tha se Berlini do të ngrejë një spital fushor në Ukrainë në mes të krizës së sigurisë mes Perëndimit dhe Rusisë. Por Christine Lambrecht tha se dërgimi i ndihmës ushtarake tani nuk do të ndihmonte në “zbutjen e krizës”.

“Sot, uniteti i Perëndimit me Rusinë është më i rëndësishëm se kurrë. Për ta arritur atë dhe për të penguar Federatën Ruse, ne të gjithë po punojmë së bashku”, u përgjigj përmes Twitter-it ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Partnerët gjermanë duhet të ndalojnë fjalë dhe veprime të tilla për të minuar unitetin dhe për të inkurajuar Vladimir Putinin për një sulm të ri ndaj Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, shtoi se Kievi është i ishte mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen dhe përpjekjet e saj diplomatike në vitet e fundit. “Por deklaratat aktuale të Gjermanisë janë zhgënjyese dhe bien ndesh me këtë mbështetje dhe përpjekje”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajme

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Published

on

By

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të sherrit në një furrë buke në Voula të Athinës ku u qëlluan me armë zjarri dy shqiptarë, të cilat ndodhen në spital.

Gjithashtu nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një irakian. Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Por si ndodhi ngjarja?

Po sipas mediave greke, dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, të cilët ishin shqiptarë. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.

Personi që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr.

Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”.

Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale