Connect with us

Shqipëri

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, gjenden provat e para

Published

on

Grupi hetimor ka zbuluar prova të tjera të vlefshme që mund të çojnë drejt identifikimit të personave që sulmuan me armë prokurorin Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremin të njohur me nofkën ‘Rrumi’ dhe Andi Malokun.

Nga burime hetimore kanë bërë të ditur mësuar se në automjetin tip ‘Mercedes-Benz E Class 280’ janë gjetur shenja gishtash dhe fije floku.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se targat e mjetit AA 342 LM janë të vjedhura në Tiranë vetëm pak kohë më parë.

Ndërsa automjeti dyshohet se është vjedhur në një qytet tjetër, por nuk rezulton i regjistruar.

Ekspertët e policisë shkencore do të analizojnë shenjat e gishtave të gjetura në mjet. Ajo që nuk dihet deri tani është nëse këto shenja gishtash u përkasin atentatorëve apo pronarëve të vërtetë të automjetit ‘Mercedes-Benz’. Pas analizimit, do të bëhet krahasimi i tyre.

Ndërsa në maskat e gjetura brenda makinës, janë zbuluar edhe fije floku. Kjo provë konsiderohet tepër e rëndësishme për hetimin, pasi ekspertët kanë besim se do të çojë në identifikimin e autorëve.

Gjithashtu, brenda makinës së braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm, u gjetën edhe dy kallashnikovë, një pistoletë, 9 gëzhoja dhe shishe benzine. Armët e gjetura janë përdorur në atentatin ndaj makinës së prokurorit më 1 Nëntor në autostradën Tiranë-Durrës.

Për të mos lënë prova në vendngjarje, autorët kanë qëlluar nga brenda kabinës së mjetit të tyre, me qëllim që gëzhojat e armëve të mos binin në tokë. Dyshohet se kanë qenë 3 persona në mjetin ‘Mercedes’ ngjyrë gri. Më pas mendohet se janë ndihmuar edhe nga 1 apo 2 persona të tjerë për t’u larguar nga vendi ku braktisën makinën.

Burimet thonë gjithashtu se mund të kenë qenë të përfshirë edhe dy persona të tjerë që kanë patur rolin e informatorit.

Autorët braktisën makinën pranë varrezave të Shkafanës pas atentatit dhe kishin planifikuar ta digjnin, pasi brenda mjetit u gjetën shishe benzine. Por për arsye ende të paditura, autorët u larguan pa i vënë flakën ‘Mercedesit’ dhe u arratisën në drejtim të panjohur me një automjet të dytë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi mbetën të plagosur nga ky atentat. Në gjendje më të rëndë është Andi Maloku. Ndërsa prokurori Ndoja dhe ‘Rrumi’ janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende kush prej dy emrave të fundit ka qenë shënjestër e atentatit.

Në dëshminë paraprake, prokurori Arjan Ndoja ka thënë se nuk ka qenë ai shënjestra. Hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga prokurorët e Krimeve të Rënda Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Lajme

“Rrëmbehet” avioni në Rinas, shihni pamjet nga aksioni i ndërhyrjes së forcave RENEA (Foto)

Published

on

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndoqi nga afër, në Rinas, stërvitjen e Forcave Speciale RENEA, për rastet e pengmarrjes së avionëve.

Prej 4 ditësh, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e Rinasit (TIA), Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cenuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitje, mund të kishte kaluar në pengmarrje.

Drejtori i Përgjithshëm, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.

Në fund të stërvitjes, Drejtor Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen e lartë fizike dhe profesionale që treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes.

Nano: “Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”.

Përfaqësuesit e TIA-s kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për miratimin e kësaj stërvitjeje dhe kanë vlerësuar përgatitjen profesionale të punonjësve të Repartit Special RENEA.

Continue Reading

Lajme

Rama flet për Këshillimin Kombëtar: Për këtë vit nuk ka pyetje të tjera

Published

on

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar”, ku bëri për qytetarët 12 pyetje.

“Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale