Connect with us

Lajme

Zaev: Kemi kohë të mjaftueshme, data e zgjedhjeve nuk ndryshon

Published

on

Zaev: Partitë të përgatiten për zgjedhje më 12 prill 2020

Partitë politike të përgatisin listat për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill 2020, pasi e gjithë procedura rreth ratifikimit për anëtarësim të NATO-s pritet të përfundojë më 11 shkurt, kur shpërndahet përbërja aktuale parlamentare, ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev pas vendosjes së shtyllës elektrike të largpërçuesit të ri nga Shtipi në Probishtip.

“Të gjitha projektet që i kemi bërë është të mbetet vetëm Spanja, e cila më 10 nëntor ka zgjedhje parlamentare, ka caktuar konstituimin e Parlamentit më 3 dhjetor. Kjo nënkupton se e kemi krejt dhjetorin, krejt janarin dhe dhjetë ditë nga shkurti dhe se ekziston kohë adekuate të realizohet. Nuk dua të dërgoj asnjë porosi deri te cilado  parti politike dhe lista potenciale të kandidatëve që zgjedhjet të mos përgatiten”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se 12 prilli është datë e dakordësuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa deri atëherë duhet të përgatiten programet, listat e kandidatëve dhe të nxirren para qytetarëve të cilët duhet të vendosin se kujt do t’ia japin mandatin katërvjeçar.

“Përgjithësisht nuk pres ndryshim të datës së zgjedhjeve, por dërgoj porosi se duhet ta dimë përgjegjësinë ndaj shtetit, ndërsa siç ishim të përgjegjshëm dhe të ftojmë menjëherë në zgjedhje të parakohshme, siç ishim të përgjegjshëm të ulemi si njerëz të kuptueshëm të dakordojmë datë të zgjedhjeve, të gjithë bashkë me konsensus. Ashtuqë të gjithë duhet të mbajmë llogari për interesat e shtetit”, ka thënë Zaev.

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Bota

Merkel refuzon ofertën për punë në OKB

Published

on

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u largua nga detyra në fillim të dhjetorit, refuzoi ofertën për punë nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, njoftoi sot zyra e saj.

Angela Merkel “thirri sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar, e falënderoi për ofertën dhe tha se nuk do ta pranonte atë”, tha zyra e saj në një deklaratë për AFP, duke konfirmuar informacionin që u shfaq në media.

Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj angazhimi i ofroi Guterres ish-kancelares gjermane, por mediat raportuan më parë se ai po kryesonte komitetin këshillues të OKB-së për të mirat publike globale, që është një nga projektet e tij kryesore reformuese.

Merkel, e cila ka njoftuar prej kohësh tërheqjen e saj pas zgjedhjeve parlamentare gjermane në shtator 2021, përsëriti në disa raste se nuk dëshiron të merr asnjë funksion të ri pas skadimit të mandatit të saj.

Që kur u largua përfundimisht nga skena politike më 8 dhjetor, ajo i është përkushtuar shkrimit të kujtimeve politike me ish-këshilltaren dhe bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Beate Bauman.

Qëllimi i saj është të shpjegojë vendimet kryesore politike që ka marrë gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet, tha këshilltarja e saj.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Aktuale