Connect with us

Bota

Turqia dhe ISIS-i / A kishte njohuri shteti turk se ku fshihej Al – Baghdadi

Published

on

Prestigjozja zvicerane SRF.CH n një anaëizë të saj, hedh dyshimet rreth rolit të shtetit turk në kapjen dhe eleminimin e lideri të Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr Al Baghdadi nga ana e forcave amerikane. baghdadi konsiderohej si personi më i rrezikshëm i momentit dhe elwminimi i tij, u konsiderua si fitore e madhe ndaj terrorizmit, përcjell in7.

Por çka shkruan SRF  në analizën me titullin “Erdogani në konflikt me terroristët”. in7 ua sjell të përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe.

Marrëdhënia e paqartë e Erdoganit me terroristët

Në natën e të Dielës, u vra lideri i Shteit Islamik Abu Bakr Al – Baghdadi në verilindje të Sirisë nga ana e forcave speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëheqësi ekstremist ishte fshehur në kështjellën e fundit rebele Idlib, vetëm disa kilometra larg nga kufiri turk.

Por a kishte dijeni Turqia dhe autoritetet turke për vendndodhjen e Bagdadit?

“Asgjë nuk është e provuar. Por unë mendoj se Turqia mund të kishte dijeni për të,” thotë Guido Steinberg, ekspert i terrorizmit i Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin.

Sipas Steinbergut kjo gjë është e qartë, pasi nuk ka logjikë që e shpjegon të kundërtën.

“Në thelb, Ankaraja është mjaft e azhurnuar në atë që po ndodh në anën tjetër të kufirit” – sqaron eksperti, përcjell in7.

Por a u bë shteti turk i verbër me njërin sy?

Kryengritësit në zonë mbështeten nga Turqia. Përveç kësaj, ushtria turke mban pozita përgjimi në provincën Idlib.

“Në fakt, ajo duhet të jetë në gjendje të zbulojë nëse ka anëtarë të rëndësishëm të ISIS-it atje – sidomos për një strukturë kaq të madhe siç e ka edhe Bagdadi”.

Shtetit Islamik i atribuohen disa sulme, pjesërisht shkatërruese në Turqi. Ndërsa sulmet u grumbulluan, Ankaraja kishte luftuar ISIS-in intensivisht për një kohë të shkurtër, thotë Steinberg. Sidoqoftë, ai i atribuon qeverisë së drejtuar nga Erdogan një marrëdhënie ambivalente me terroristët.

Për ta, lufta kundër partisë së ndaluar kurde PKK dhe milicive të saj të lidhura kurde në Siri ka përparësi të veçantë.

“Në to, Turqia sheh një kërcënim ekzistencial. Kjo është arsyeja pse ajo mbështeti ISIS-in të paktën në mënyrë pasive.”

Steinberg kujton se kufiri sirian-turk ishte një hyrje për luftëtarët e huaj të ISIS për vite me radhë.

“I gjithë furnizimi, pjesërisht edhe me armë, u vendos mbi Turqinë.”

Me tërheqjen e SHBA- së nga Siria, shumë vëzhgues paralajmërojnë një ringjallje të ISIS. Steinberg nuk beson se Turqisë, e cila tani vepron në Siri vetë, do ti konvenonte intensifikimi i luftës së saj kundër xhihadistëve. Evropianët dhe SHBA kishin provuar me vite të tëra, por pa sukses, përfundon sqarimin e tij, eksperti i terrorizmit, Guido Steinberg. / in7.tv/

Burimi: SRF.CH

Continue Reading

Bota

SHBA: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është e pashmangshme

Published

on

Një konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë “nuk është i pashmangshëm”, siguroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. “Ka ende kohë dhe hapësirë ​​për diplomaci” tha ai në një konferencë shtypi.

Më shumë se 100,000 trupa ruse janë vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën që nga fundi i vitit 2021, një shenjë, sipas Uashingtonit, se një pushtimi mund të jetë i afërt. Megjithatë, kreu i Pentagonit theksoi se “nuk ka asnjë arsye” që kjo situatë të kthehet domosdoshmërisht në një konflikt të armatosur.

“Putin ka gjithashtu aftësinë për të bërë atë që duhet të bëjë” tha ai, duke iu referuar presidentit rus, i cili ka mohuar komplotin për të pushtuar.

Austin tha gjithashtu se trupat amerikane në gatishmëri në fillim të javës nuk ishin nisur për në Ukrainë dhe se presidenti Joe Biden e kishte bërë të qartë se nuk dëshironte të dërgonte trupa në Ukrainë për të marrë pjesë në operacione ushtarake.

Ministri theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet duke ofruar armë shtesë. Në të njëjtën kohë, Pentagoni do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës.

Austin tha gjithashtu se ai foli me telefon këtë javë me homologët e tij polakë, gjermanë dhe rumunë rreth zhvillimeve në Ukrainë./ Abcnews.al

Continue Reading

Bota

Aktakuzë ndaj gjermanes që radikalizoi fëmijët në Siri

Published

on

Prokurorët gjermanë kanë ngritur aktakuzë kundër një gruaje për anëtarësim në grupin terrorist të Shtetit Islamik dhe për indoktrinimin e fëmijëve të saj përmes mësimeve radikale islamike, si dhe për përpjekjen për të rekrutuar anëtarë të rinj të IS-it.

E akuzuara dhe vajza e saj atëherë 4-vjeçare udhëtuan për në Siri në fillim të dhjetorit të vitit 2014, kundër vullnetit të babait të fëmijës, thanë prokurorët.

Gruaja akuzohet, gjithashtu, se kishte marrë fëmijën e saj, atëherë 6-vjeçar për të parë një gjuajtje publike me gurë dhe se i tregonte fëmijës së saj video të ekzekutimeve.

E akuzuara dyshohet se u martua me disa anëtarë të grupit militant Shtetit Islamik dhe lindi dy djem në Siri, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo, po ashtu, besohet se ka marrë pjesë në skllavërimin e disa pjesëtarëve të komunitetit jazidi.

E akuzuara u arrestua në Siri në fillim të vitit 2019 dhe kaloi kohë në dy kampe kurde me fëmijët e saj.

Ajo u arrestua më 7 tetor kur hyri në Gjermani nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.

Akuzat kundër saj përfshijnë krime kundër njerëzimit, anëtarësim dhe mbështetje për një organizatë terroriste jashtë vendit, rekrutim dhe ekspozim të të miturve ndaj rrezikut.

Gjykata në qytetin gjerman Celle duhet të vendosë nëse çështja duhet të shkojë në gjykim./REL/

Continue Reading

Bota

Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës

Published

on

Udhëheqësit e Ukrainës janë përpjekur të qetësojnë ankthin mes popullatës, ndërsa kërcënimi i një pushtimi rus është kudo i pranishëm.

Ukrainasit kanë shfrytëzuar mediat sociale për të ndarë këshilla se si të përgatiten për luftë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina ndodhet në Kiev dhe thotë se në rrugët e kryeqytetit jeta vazhdon si normalisht ndërsa shumë njerëz ngurrojnë të flasin hapur rreth tesnioneve.

Është një mëngjes i qetë në kryeqytetin ukrainas. Asnjë shenjë nuk të sugjeron se kjo është qendra e një vendi nën presion në rritje nga Rusia dhe se Moska po grumbullon trupa në kufirin e saj.

Banorët vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme, por duket qartë se kjo nuk është një ditë e zakonshme. Valentina, banore e kryeqytetit, thotë për Zërin e Amerikës se ka bindjen se gjërat do të shkojnë mirë, por ajo nuk mund ta fshehë faktin se është nervoze.

“Padyshim që situata po ndikon shumë tek ne, por kam besim të madh tek e drejta e kauzës së Ukrainës; për forcën e saj, për të ardhmen e saj. E dua vendin tim aq shumë sa besoj se gjithçka do të shkojë mirë.

”Shumë prej atyre që folën me Zërin e Amerikës mendojnë se nuk ka gjasa për një pushtim të plotë rus të Ukrainës. Një banor, që thotë se quhet Vladimir, beson se Rusia nuk do të veprojë.

“Nuk do të ketë luftë, sepse ka dallim të madh mes dëshirës për luftë dhe aftësisë për ta realizuar atë. Ata e kanë kapacitetin e madh ekonomik të nevojshëm.”

Një tjetër banor i kryeqytetit, Igori, thotë për Zërin e Amerikës se Moska po bën bllof.

“Rusia i bën të gjitha këto për t’ju detyruar të negocioni me ta.

”Por optimizmi në këto rrugë errësohet shpejt nga shqetësimet për rifillimin e luftës në rajonet lindore të vendit.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Yulia përpiqet të shprehë optimizëm pavarësisht nga ato që dëgjon se po ndodhin në lindje të vendit.

“Besoj tek një e ardhme pa luftë, por situata është e komplikuar. Përpiqem të mos mendoj për luftën dhe të mos shikoj lajmet, por brenda vetes jam e shqetësuar.

”Një tjetër banore e kryeqytetit, Irina, thotë se kërcënimi është i menjëhershëm.

“Jam e shqetësuar për prindërit që jetojnë në rajonin e Luhansk-ut afër Donbas-it”.

Zhvillimet në Kiev, pavarësisht përpjekjeve për të vazhduar jetën si zakonisht, po ndiqen nga mbarë bota, një situatë nga e cila banorët duan të shpëtojnë sa më parë që të jetë e mundur./VOA/

Continue Reading

Aktuale