Connect with us

Komente

Të jesh budalla nuk është pengesë në politikë

Published

on

Shkruan, Bekim QOKU

Pse Sadulla Duraku është një budall i shkallës së dytë

Të jesh budalla nuk është pengesë në politikë, ka thënë Napoleoni.

T’i thuash z. Duraku budalla nuk ke bërë fyerje, jo kurrsesi. Është thjesht përshkrim i sjelljeve dhe bëmave të tij, ashtu siç thotë Forrest Gump: Stupid is as stupid does. Janë disa kritere, që po i plotësove do quhesh budalla, s’ke ndryshe. Sadullai i plotëson pjesën dërmuese të këtyre kritereve. Budallallëku nuk është mungesë dijesh apo njohurish. Ka shumë njerëz të shkolluar e të ditur, edhe njerëz nëpër pozita të larta shtetërore që bëjnë budallallëqe pa fund. Ky lloj teveqeli quhet budalla i shkallës së dytë.

Sadulla Duraku në një intervistë televizive konstatoi se arsimi shqip në Maqedoninë e Veriut është katandisur në një gjendje mjaft të keqe dhe se studentët shqiptarë të universiteteve të vendit janë tërësisht injorantë sa nuk janë të aftë të plotësojnë as edhe një kërkesë të thjeshtë. Por nga Sadullai si përgjegjësi kryesor që është nuk dëgjuam asnjë vetëkritikë për situatën ku është sot arsimi shqip në Maqedoni. Nuk pati asnjë shenjë reflektimi. Këtë nuk ke si ta quash ndryshe, veçse si sipmptoma budallallëku. Ai shau universitetet dhe arsimin, ofendoi studentët, jo nga cinizmi apo dyfytyrësia, por thjesht sepse është budall.

Shpresojmë dhe presim reagime nga Unionet studentore për ofendimet e ministrit të BDI-së. Shpresojmë gjithashtu që rektorët e universiteteve shqiptare që janë emëruar nga partia e ministrit të marrin në mbrojtje institucionin që ata e përfaqësojnë. Sepse budallave nuk duhet lëshuar rrugë.

Një ilustrim i shkurtër:
Ta marrim si rast Artanin që sapo është diplomuar në vitin 2019. Ai sot është i moshës 21 ose 22 vjeç. Nëse shkollimin e tij e ka nis rreth moshës 6 vjeçe, kjo duhet të ketë qenë rreth vitit 2004. Ja edhe 2 vjet që Artani i ka kaluar në kopsht, na jep vitin 2002. Ky është një cikël i plotë edukativo-arsimor, nga kopshti deri në diplomim universitar i Artanit. I tërë zhvillimi i tij intelektual, Artani e ka realizuar në kohën kur në pushtet ka qenë BDI dhe Sadulla Duraku ministër i të gjitha qeverive. BDI madje ka drejtuar disa herë ministrinë e arsimit. Ka pas në dorë të organizojë, reformojë, përmirësojë, avancojë, financojë, pastaj të riorganizojë, rireformojë, ripërmirësojë, riavancojë, rifinancojë etj. arsimin, sidomos atë shqiptar.

Partia e Sadullait, BDI-ja, hyri në pushtet në kohën kur Artani u fut në kopsht dhe ka qenë 4 vjeç. Artani është diplomuar në vitin 2019 dhe BDI është ende në pushtet. Artani sot punon në Mcdonalds në Gjermani, e Sadullai vazhdon të jetë ministër, ndonëse budall.

Continue Reading

Komente

Omer Ajdini: Funksionarët e BDI nga Likova, asnjë fjalë të vetme ngushëllimi për Rexhail Qerimin

Published

on

Omer Ajdini, kryetar i forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët ka reaguar përmes një shkrimi në facebook pas ceremonisë së varrosjes së të burgosurit të rastit “Alfa” Rexhail Qerimi, përcjell in7

Ajdini shkruan se një banor të komunës së Likovës e varrosëm sot i cili vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burg nga ky sistem i padrejtësisë ndërsa funksionarët e BDI nga Likova, asnjë fjalë të vetme ngushëllimi për Rexhail Qerimin.

Postimi i plotë:

Ne sot vorrosëm një banor të komunës së Likovës i cili vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burg nga ky sistem i padrejtësisë, ndërsa këto janë përfaqësuesit kryesorë të komunës tonë në këtë shtet, nga të cilët ASNJËRI sot nuk e tha as edhe një fjalë të vetme ngushëllimi për familjen e Rexhail Qerimit dhe për banorët e komunë tonë të cilët u tronditën nga kjo ngjarje! Asnjë fjalë sot, si asnjë fjalë gjatë gjithë këtyre viteve që Rexhaili mbahej në burg padrejtësisht!!

Sadulla Duraku në 20 vitet e fundit ka qenë njeriu më me ndikim në komunën tonë, dhe sot një banor i komunës së tij varroset nga vdekja në burg dhe ai nuk gjen kohë as edhe për 1 fjalë të vetme ngushëllimi. 20 vite pushtet absolut, 13 vite kohë për ndërhyrje dhe sot sikur për rresht 13 vite asnjë fjalë për një të ndjerë. A e pranoi fajin dhe nuk pati guxim të kërkoj falje, apo edhe sot si gjithmonë nuk i interesoi çfarë ndodhi me vëllezërit e tij?! Cila është unë nuk e di, por njëra duhet të jetë e vërteta!
Erkan Arifi për çdo ditë poston mesatarisht nga 2.5 postime, ndërsa sot nuk e pa të arsyeshme ta thotë ASNJË fjalë të vetme për Rexhailin. A nuk vlenë jeta e Rexhailit sa një rrugë e shtruar me begatonka që të shprehet të paktën një fjalë ngushëllimi për familjen?! Apo edhe ai sikur gjithë të tjerët e dinte dhe e pranoi fajin dhe nuk pati guxim ta thotë as edhe një fjalë të vetme?!
Arbër Ademi gjatë gjithë këtyre viteve për çdo ditë ka kaluar para shtëpisë së Rexhail Qerimit meqë vie nga i njëjti fshat, dhe për 14 vite asnjëherë nuk mori guximin që ta thotë 1 fjalë të vetme në parlament për bashkëfshatarin e tij që dergjej në burg padrejtësisht. Si do të kalosh pranë dyerve të familjes së Rexhailit nga sot e tutje kur as një fjalë të vetme nuk e the sot për vëllaun tënd që të vdiq në burg?! Mos qofsha në lëkurën tënde!

Rexhail Ismaili poashtu përfaqësoi komunën e Likovës në parlament për shumë vite, dhe pati guxim që të rrihej pa kurfar turpi në parlament me vllaun e tij, por kurr nuk pati guxim t’i pyes institucionet e këtij shteti pse e mbanin në burg bashkëfshatarin e tij padrejtësisht. Ai kishte grushta për vëllaun në parlament, por nuk kishte dëshirë ta nxirrte një vlla tjetër nga burgu ku mbahej padrejtësisht, dhe sikur 14 vitet e kaluara edhe sot nuk e tha asnjë fjalë të vetme për Rexhailin që e vorrosëm në varrezat e fshatit të tij!

Berat Ajdari i bëri më shumë se 1 vit që kur u bë deputet, dhe asnjëherë nuk u kujtua ta thotë një fjalë të vetme për bashkëluftëtarin e tij të cilin ja kishin dënuar padrejtësisht. Berat, po të kishe pasur nevojë për Rexhailin në luftë jam i bindur që ai në zjarr do të kishte hyrë e s’do të kishte lënë të vetëm, por ti lëre që e le atë të vetëm të vdes në duart e sistemit të padrejtë që ti e përkrah, po sot nuk pate guximin ta thuash as edhe një fjalë të vetme ngushëllimi për familjen e tij. Nuk e bën këtë ushtari për ushtarin, vllau për vllaun, dije Berat!

Po çfarë të bëjmë! Këto vëllezër të dashur janë përfaqësuesit e komunës së Likovës të cilët i kemi zgjedhur dhe po i mbajmë në pushtet ne; përfaqësues të cilët në zgjedhje na i shurdhojnë veshët me premtime, e sot (sikur 13 vite deri tani) nuk e thanë asnjë fjalë të vetme kur vorrosëm një vëlla që u mbajt dhe na vdiq në burg padrejtësisht.
Mos mbetshim në duart e tyre sepse fundin dihet si do ta kemi!, ka shkruar Ajdini./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Edi Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë Shtetformues!

Published

on

Nga Skender Karaçica

Në emisonin politik,,Top Open,,të drejtuar nga Eni Vasili,ku ishte i ftuar kryeministri shqiptar Edi Rama,tema bosht kishte të bëj me aktualitetin në Shqipëri në dritën e mandatit të tretë dhe kahet e zhvillimit të shtetit shqiptar.
Duke folur për çështjen shqiptare në RVM-së,Edi Rama e tha kalimthi se ,,shqiptarët janë shtetformues,,dhe e ardhmja e këtij shteti multietnik,në relacionet sipas projektit tre palësh(Serbi, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut).

Për çështjen shqiptare në RVM-së Tirana zyrtare,nuk e kemi të qartë pse me kaq nguti dhe pa argumente,flasin për shqiptarët në hapësirën etnike se,ata paskëshin marrë avancimin e kodit kushtetues në ,,shtetformues,,(sic!).
Edia Rama,shqiptarët si popull i dytë shumicë,qysh se nga viti 1945 e deri më sot,ata e kanë statusin kushtetues të pakicës kombëtare dhe jo(shtetformues)!

Për informimin e qeverisë shqiptare në Tiranë,me insistimin e Sofjës zyrtare tash e tutje,përmes qeverisë në Shkup, pakica bullgare ka hyrë në Kushtetutën e RVM-së me kodin shtetformues.

Tirana zyrtare e ka të drejtën kushtetuese të flasë e të mbrojë çështjen shqiptare jashtë kufinjve të Shqipërisë,duhet të jetë në dijeni të plotë për pozitën kushtetuese të pakicës kombëtare të shqiptarëve dhe jo shtetformues në RVM-së(sic!).
Për këtë çështje,do të ishte mirë të bisedohet në relacioanet në mes Tiranës dhe Shkupit,kur bashkëpunimi në mes të dyja vendeve po thellohen në të gjitha fushat e jetës.
Çikago,27 janar 2022

Continue Reading

Komente

Labinot Tahiri për Rexhail Opajën: Isha në protesta për Rastin Alfa, të kujdesemi për familjen e tij!

Published

on

Këngëtari i njohur shqiptar Labi ka reaguar në rrjetin Facebook pas vdekjes së Rexhail Qerimit

Reagimi i plotë:
”Nëse një ushtar i Lirisë, ndrron jetë edhe pasi të jemi në Liri, ne jemi përgjegjës të kujdesemi për familjen e tij”.

Edhe në rastin Alfa isha në protesta dhe nē të gjitha rastet për tê cilat akoma nuk ka drejtesi!
Kam marr pjesë disa herë, për faktin se ndjejë një përgjegjesi morale e kombetare duke e ditur se të gjitha familjet shqiptare ne Maqedoni, na i strehuan; prindërit, motrat e vllezerit tanë , duke u’a hapur dyert gjatë kohërave të renda e deri te lufta e fundit Kosovë- Serbi.

Të nderuar ushtar të Lirisë , ju të lartêsuar nga Zoti dhe populli UÇK-ja jonë , nga do që jeni, juve dhe familjes së të ndjerit , ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e shokut tuaj të luftës.

Lavdi!

Me respekt dhe konsiderat të lartë, një artist nga Kosova e Shqipërisë.

Labinot Tahiri
28 janar 2022, ka shkruar Labinot Tahiri.

Continue Reading

Aktuale