Connect with us

Lajme

Ratifikimi i protokolit për në NATO dhe data e zgjedhjeve ende temë diskutimi

Published

on

12 prilli datë e volitshme për zgjedhje, megjithatë ratifikimi i protokollit për NATO mund të shkaktojë ndryshime.

Nëse respektohen të gjitha afatet ligjore Kuvendi do të duhet të shpërndahet më 11 shkurt, ndërsa menjëherë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 12 prill.

Këtë e theksoi vetë Xhaferi në takimin me gazetarët para disa ditëve, ndërsa kryeministri Zoran Zaev  dje theksoi se 12 prilli, data për kur janë harmonizuar liderët e partive politike në takimin tek presidenti Stevo Pendarovski, duhet të të mbahet, por megjithatë theksoi se lihet mundësia për çfarëdo qoftë ndryshimi, para se gjithash për shkak të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO.

Theksoi se si shtet nuk do të lejojmë të mos kemi parlament pikërisht kur ne duhet ta ratifikojmë Protokollin me NATO-n.

“Të gjitha 29 vendet anëtare e kanë ratifikuar Protokollin dhe kur të vijë koha që Republika e Maqedonisë së Veriut ta ratifikojë nuk guxojmë të lejojmë të mos kemi parlament”, theksoi kryeministri.

Sipas Xhaferit, nuk ekziston mundësi të konvokohet Kuvendi nëse paraqitet nevoja që të ratifikohet Protokolli për anëtarësim në NATO.

Për këtë Xhaferi do të duhet të pritet në përbërjen e re kuvendore. Për këtë çështje theksoi deri më tani  nuk ka biseduar me liderë të partive politike, e kush ka nevojë për të nënvizoi duhet të kërkojë takim dhe të bisedojmë.

Vendi pritet shumë shpejt të bëhet edhe anëtar zyrtar i NATO-s, edhe tre ratifikime e ndajnë nga anëtarësimi i plotfuqishëm.

Njëzet e gjashtë vende, mes të cilëve edhe SHBA-ja, kanë dhënë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Aleancë. Shumë shpejt pritet që këtë ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja, ndërsa Protokolli do të kalojë në Parlamentin tonë.

Në Francë, ratifikimin duhet ta përfundojë Asambleja parlamentare pasi që ketë paraprakisht e bëri senati. Të hënën në vend vjen nënkryetarja e  senatit Elen Konve-Mure në takim me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi, me përfaqësues të organeve parlamentare dhe grupeve parlamentare.

Nënkryetarja Konve-Mure mori pjesë në përgatitjen e Propozim-ligjit për ratifikim të Protokollit për anëtarësim  të Maqedonisë së Veriut në NATO,  që muajin e kaluar në lexim të parë kaloi në Senatin  e Francës.

Continue Reading

Lajme

BE i “tërheq veshin” Serbisë: Nuk ka vend në Europë mohimi i genocidit

Published

on

Nuk ka vend në Europë për mohimin e genocidit. Nuk ka vend për glorifikimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës.

Gjithashtu, relata ose mbështetja publike e atyre që mohojnë genocidin e luftës, krimet genocidale të luftës dhe minimin e integritetit territorial dhe barazisë së një vendi jo vetëm rrezikon stabilitetin rajonal, por sfidon dhe vlerat europaine”, u shpreh përfaqësuesi i BE për Çështjet e Jashtme dhe sigurinë Josep Borrel./Dosja.al/

Continue Reading

Lajme

Dëshmia nga SHBA: Berisha do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë! (Video)

Published

on

Sotiraq Naçi dëshmoi nga SHBA për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Ai shprehet në emisionin “Shqip” se përgjegjësi shkatërrimin e jetës së tij në Shqipëri është Berisha dhe shteti që ai krijoi.

“Kërkova azil politik në Amerikë si i persekutuar i regjimit të Berishës pasi me rrezikohej jeta për atë që më ndodhën. E them shpesh deshte Zoti dhe më shpëtoi dhe jam gjallë sot.

Por erdhi dita të dalë kjo situatë e rëndë që ishte atëherë në Shqipëri. E dija që një fund do të kishte gjithsecili që ka prekur Shqipërinë dhe i ka krijuar plagë.

Kjo ditë do vinte që ta paguajë Berisha. SHBA e ka cilësuar në mënyrë te detajuar. Berisha nuk mund të gënjejë më njerëzit. Mendoj që njerëzit që kanë bërë bëma të mëdha në Shqipëri nga pozita që kanë pasur është më mirë të largohen dhe deklarojnë vetë se çfarë kanë bërë, të lëshojnë ato që kanë marrë dhe që nuk i takojnë.

Njerëzit presin me ankth arrestimin urgjent të Sali Berishës dhe duhet bërë jo se kënaqet apo ai, por Berisha është drejt asaj rruge dhe ai ika bërë ato gjëra, familjarisht i ka bërë ato.

Pse nuk ia thonë në sy dhe vërtiten jo non grata apo po non grata, jo ai nuk është non grata, ai është cilësuar fajtor, kriminel, Berisha ka vrarë, ka prerë me urdhrin e tij, më shkrimin e tij, me firmën e tij, me vendimet e qeverisë së tij.

Këto janë dokumente të arkivuara, pse t’i fshehim këto gjëra? Kush e fsheh është më fajtor se ai që ka bërë fajin. Jam një nga njerëzit që iu shkatërrua jeta nga sistemi i Berishës dhe ai po akuzohet edhe për krimet që ka bërë edhe ndaj njerëzve si unë.

E ka cilësuar SHBA, për mashtrim dhe përvetësime të mëdha familjarisht, Berisha i jepte djalit, vajzës, dhëndrit dhe njerëzve që e rrethonin dhe e mbanin atë dhe sot e ndjekin. Pra mos t’i vëmë fjalën e madhe që i ka vënë Amerika, pra është një mafie e ndërtuar në sistem, pikë. Amerika nuk e gjykon, Amerika t’i ka konstatuar dhe t’i ka dhënë të gjitha.

Për çfarë e gënjen Saliu atë milet që e mbledh në Foltore, ai bën një krim tjetër akoma shumë më të madh, bën krimin e dytë, për të prishur opinionin publik, për të gënjyer dhe mashtruar. Saliu do të shkojë ose drejt Strasburgut ose do të gjykohet aty, do të përgjigjet një ditë.”, u shpreh Sotiraq Naçi.

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Aktuale