Connect with us

Lajme

Punësimet e maqedonasve, Ylber Sela i arsyetoi me Balanserin etnik

Published

on

Aleanca për Shqiptarët akuzoi sot se BDI po punëson maqedonas për të zbatuar gjuhën shqipe, në institucionin e ri te krijuar pas votimit të Ligjit për gjuhët. Sipas ASH-së, Agjencia e re e krijuar për këtë punë e që drejtohet nga Ylber Sela, ka shpallur konkurs me të cilin kërkon të punesojë 3 maqedonas, një shqiptar dhe një rom. Maqedonasit sipas Aleancës, kërkohen për pozitat e udhëheqësve, përcjell in7.

Sulmeve të Aleancës për Shqiptarët u eshtë përgjigjur drejtori i kesaj Agjencie, i cili këtë fakt e arsyeton me Balanserin etnik, një mjet që siguron përfaqësimin e të gjitha bashkësive etnike në institucionet shtetërore. Sipas Selës, institucioni që ai e drejton ka të punësuar më shumë shqiptarë, për dallim prej bashkësive tjera etnike.

Reagimi i plotë i Ylber Selës:

Kryeqytetari i Gostivarit, Arben Taravari, në faqen e tij në Fejsbuk paska botuar një reagim kundër Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, nëpërmjet të cilit shfaqet si një dalzotës i gjuhës shqipe. Për t’i flakur të pavërtetat e tij, jemi të detyruar t’i marrim me radhë dhe t’i sqarojmë për hir të qytetarëve.

Së pari, Arben Taravari që në titull thotë: “BDI-ja emëron maqedonas të përkujdesen për zbatimin e gjuhës shqipe”. Pa dashur të bëjmë avokatin e BDI-së, A. Taravari e ngatërron emërimin dhe punësimin. Pra, mund të emërohet një funksionar, bie fjala një ministër, një drejtor etj., por në këtë rast është fjala për punësim dhe jo për emërim!

Së dyti, është e pavërtetë kur thotë se janë emëruar maqedonas të përkujdesen për gjuhën shqipe. Por, edhe sikur të ishte e vërtetë kjo gjë, çfarë të keqe do të kishte që fundja edhe maqedonasit të kujdesen për gjuhën shqipe?! Përkundrazi, do të ishte një nder i madh për të gjithë ne. Ka plot maqedonas që kanë mbaruar për gjuhë shqipe dhe janë shumë solidë në punën e tyre.

Së treti, mësa duket zoti A. Taravari ka harruar se cili është roli i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, ndonëse Ligjin e ka votuar edhe partia e tij. Ai thotë se Agjencia e kontrollon zbatimin e gjuhës shqipe. Jo, nuk bën kurrfarë kontrolli, as auditimi, por vetëm u ndihmon institucioneve në zbatimin e ligjit, përkthen dhe lekturon tekste zyrtare, shkresa, akte, dokumente, përgatit raporte për nevojat e qeverisë, jep sqarime dhe udhëzime profesionale, përkujdeset për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, bën avancimin e saj etj.

Ndërkaq, kontrollin dhe sanksionimin do ta bëjë së shpejti Inspektorati.
Së katërti, ai vetë thotë se shumica e të punësuarve duhet të jenë shqiptarë, por nga ana tjetër del se është kundër maqedonasve. Ai duhet ta ketë të qartë Balancerin etnik që është një detyrim ligjor, të cilin e zbaton edhe vetë në Komunën që e udhëheq. Për të funksionuar një institucion, nevojiten edhe shumë struktura të tjera, duke filluar nga shërbimet teknike, adiminstrative, juridike, financiare etj.

Natyrisht, të drejtë konkurrimi dhe punësimi kanë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por është çështje tjetër pastaj se cili prej tyre i plotëson kushtet ligjore. Në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës janë ndjekur pikërisht këto kritere. Dhe, për sa i përket kësaj, nuk ka pasur asnjë keqkuptim prej askujt. E vërteta është se në këtë agjenci janë të punësuar vetëm dy maqedonas, të tjerët janë të gjithë shqiptarë.

Së pesti, për sa u përket dy maqedonasve të punësuar në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, nuk kanë të bëjnë fare me përkujdesjen, siç thotë A. Taravari, ndaj gjuhës shqipe. Sa për sqarim, ata i kanë plotësuar kushtet ligjore, janë persona shumë të aftë profesionalisht, por nuk punojnë as në fushën e përkthimit e as të lekturimit. Që të dytë e flasin gjuhën shqipe dhe japin ndihmesë në punën e kësaj agjencie.

Së gjashti, sa për dijeni të Arben Taravarit, Sektori i Përkthimit dhe Lekturës në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, që është sektori kryesor, është i tëri me shqiptarë, që nga përgjegjësi i tij e deri te përkthyesit dhe lektorët. Pra, nuk ka asnjë të punësuar me përkatësi tjetër etnike.

Së shtati, me keqardhje po themi se Arben Taravari, që paraqitet si mbrojtës i gjuhës shqipe, më mirë do të ishte që vetë të ketë kujdes se si e shkruan atë. Po ia përkujtojmë se “Agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe”, siç e shkruan ai, duhet ta shkruajë me shkronja të mëdha “Agjencia për Zbatimin e Gjuhës”; shumësin e fjalës “shqiptar”, duhet ta bëjë me “ë” në fund, pra “shqiptarë”; nacionaliteti “maqedonë” duhet ta shkruajë nacionalitetit “maqedonas”; nacionalitetit “romë” duhet ta shkruajë nacionalitetit “rom” etj.” – thotë Sela

Continue Reading

Lajme

Duka lexon LIVE mesazhin që mori në telefon para shpërthimit

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur përsëri për shpërthimin e tritolit të vendosur në banën e tij.

Duka tha se nuk ka pasur dëme të mëdha, por është dëmtuar dera. Presidentit i FSHF tha për “Opinion” se ka qenë një person me kapuç që vuri lëndën eksplozive, ndërsa tha se polica vijon hetimet.

Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur n donjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. “Ti luan me dy standarde, ti k*rv luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karkuar në n jë dyqan këtu në Durrës. Ka një emërë dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndodnjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë. /Opinion

Continue Reading

Lajme

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës, pamjet nga vendi i ngjarjes

Published

on

By

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës. Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.

“Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh.

Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie ka jo. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.

“Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur.

Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar” tha ai.

Por a ka dyshime? “Unë jam ekonomist nuk jam polic, kur të bëhem polic do të kem dyshime”.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, Erion Veliaj që është në luftë të hapur me Dukën për garën në FSHF, e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”.

Sot u zhvillua një betejë e fortë në distancë me akuza dhe kundër akuza mes FSHF-së dhe Erion Veliajt për zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit shqiptar që do të mbahen në 2 mars./Abcnews.al

Continue Reading

Bota

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë /VIDEO

Published

on

By

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve. Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Muhamed Veliu: Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU. Siç e thash pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

Muhamed Veliu: A ka të tjerë shqiptarë apo qytetarë nga Ballkani që I janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Continue Reading

Aktuale