Connect with us

Lajme

Kryeministri kroat Plenkoviq: T’u japim shans Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Published

on

Plenkoviq: T’u japim shans Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Argumenti im është: “t’u japim shans dhe të fillojmë, pasi me shkallën e tashme të pasigurisë, askush nuk mund ta parashikojë kohëzgjatjen e procesit”, ka thënë kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në intervistën për “Juronjuz” në gjuhën greke duke komentuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

“Ambicia jonë është të bisedojmë me ata të cilët ende nuk janë të bindur dhe t’u themi se është më mirë për stabilitetin e rajonit, më mirë për të ardhmen evropiane të fqinjësisë tonë, të fillojnë bisedimet. Argumenti është se “t’u japim shans dhe të fillojmë, pasi me shkallën e tashme të pasigurisë, askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e procesit”, ka thënë Plenkoviq.

Kryeministri kroat, duke folur për Samitin e fundit të BE-së kur nuk ishte caktuar datë për bisedimet inkuadruese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka thënë se të dyja vendet lidhur me kriteret e nevojshme dhe “atë që KE si edhe në rastin me Kroacinë me zonën shengen, thekson se tani është koha e duhur për hapjen e proceseve qasëse”.

“Mendoj se ka shumë arsye. Mes tyre është edhe analiza e disa vendeve-anëtare në raportin e vlerësimit, ose çështjen nëse kanë qenë mjaftueshëm të gatshëm, nëse kanë qenë preciz ose jo. Ndërsa tjetra ka qenë diskutim më i zgjeruar për procesin e zgjerimit dhe diskutimin për funksionim më të mirë të BE-së siç është sot, BE- 28”, ka thënë kryeministri kroat në intervistën për “Juronjuz” në gjuhën greke.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale