Connect with us

Bota

DASH publikon raportin për terrorizmin : Është arritur progres i madh

Published

on

Departamenti i Shtetit: Është realizuar progres i madh kundër terrorizmit

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin për Terrorizmin ku përmblidhen arritjet dhe sfidat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate për të luftuar dhe mposhtur organizatat terroriste gjatë vitit 2018.

Megjithatë arritjet kundër organizatës terroriste Shteti Islamik, raporti thotë se Evropa vazhdon të përballet me një numër kërcënimesh nga organizata të huaja terroriste, nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, nga terrorizmi i kultivuar brenda vendit, si dhe nga terroristët e mbështetur nga Irani.

Ndër vendet evropiane që ndërmorën hapa konkrete kundër terrorizmit të mbështetur nga regjimi iranian, përmendet edhe Shqipëria. Në seksionin për Shqipërinë thuhet se vendi vazhdoi të mbështesë me forcë përpjekjet anti-terror, si dhe vazhdoi të marrë pjesë në Koalicionin Global për Mposhtjen e SHI-së. Kërcënimi terrorist në Shqipëri vjen nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, si dhe nga përpjekjet për radikalizimin e rinisë shqiptare drejt dhunës.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin iranian, në përgjigje të një plani të sponsorizuar nga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri. Shqipëria vazhdon të përfitojë nga programet e asistencës së financuara nga qeveria amerikane për trajnimin e prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të zbulimit dhe gjykatësve. Megjithë përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.

Në raport thuhet se Kosova vazhdoi të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova vazhdon të jetë vend anëtar i Koalicionit Global për Mposhtjen e SHI-së. Mbi 400 burra, gra dhe fëmijë kosovarë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për t’iu bashkuar grupeve terroriste. Rreth 70 prej tyre kanë humbur jetën. Rreth 130 individë u kthyen në Kosovë, ndërsa rreth 200 të tjerë vazhdonin të qëndronin në zonat e konfliktit. Situata politike dhe e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdoi të kufizojë mundësitë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj. Megjithatë qeveria e Kosovës forcoi masat ligjore kundër terrorizmit dhe miratoi një strategji të re anti-terror për periudhën ‪2018-2022‬, transmeton “Zëri i Amerikës”.

Autoritetet e zbatimit të ligjit demonstruan kapacitetet e duhura për të diktuar dhe parandaluar disa plane terroriste në Kosovë dhe jashtë saj, ndërkohë që Departamenti amerikan i Shtetit i mbështeti këto përpjekje nëpërmjet Programit të Asistencës Kundër Terrorizmit. Ndër nëntë rastet gjyqësore dhe hetimore për 29 të dyshuar, përmendet edhe ai i muajit maj 2018, kur u dënuan tetë të akuzuar për planifikimin e një sulmi në Shqipëri ndaj ekipit izraelit të futbollit, si dhe më herët ndaj objekteve të tjera në Kosovë.

 

Continue Reading

Bota

Në këtë qytet gjerman qiraja është vetëm 1 euro

Published

on

By

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej. Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.

Continue Reading

Bota

Raketa e Elon Musk që mbeti në hapësirë është rrugës për t’u përplasur në Hënë

Published

on

By

Një raketë e lëshuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së Elon Musk është rrugës për t’u përplasur në Hënë dhe për të shpërthyer.

Sipas BBC, përforcuesi Falcon 9 u lansua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u rikthyer drejt Tokës dhe kështu mbeti në hapësirë.

Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e parë dhe e pakontrolluar – që dihet – e raketave me Hënën.

Por efektet do të jenë të vogla, thotë ai.

Raketa u braktisë në orbitë të lartë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim milion milje.

Pajisja ishte pjesë e programit të Musk për eksplorimin e hapësirës, SpaceX, një kompani tregtare që synon përfundimisht t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të jetuar në planetë të tjera.

Continue Reading

Bota

Anglia lehtëson masat, heq detyrimin për të mbajtur maska

Published

on

By

Duke filluar nga dita e sotme Anglia do të heq të gjitha kufizimet e Planit B që u vendosën për shkak të Omicron. Masat përfshinin mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në transportin publik, udhëzimin për të punuar nga shtëpia dhe mospërdorimin e certifikatave të vaksinave.

Më qytetarëve s’do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.

Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimi apo testi negativ.

Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.

Javën e kaluar qeveria ndryshoi udhëzimin për të hequr detyrimin për mbajtjen e maskave në shkollat e mesme. Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se suksesi i programit të vaksinimit, ka bërë të mundur rikthimin në planin A.

Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 102,292 raste të reja në 24 orë dhe vetëm 346 viktima.

Vendi ka regjistruar 16,149,319 raste dhe 154,702 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Continue Reading

Aktuale