Connect with us

Lajme

Vendet e zbrazëta të ambasadorëve dhe nevoja për plotësim urgjent

Published

on

Vendi i ambasadorit në NATO prioritet, Zaev këtyre ditëve do të kërkojë nga Dimitrovi shpejtim të procedurave

Njëzet e shtatë vende të ambasadorëve ende nuk janë plotësuar, disa janë qendra shumë të rëndësishme diplomatike për vendin, si SHBA dhe NATO, ndërsa kryeministri Zoran Zaev dje ka paralajmëruar se këto ditë do të bisedojë me ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov të shpejtojë procesin e plotësimit të vendeve kyçe siç është NATO.

Vendi është pritur shumë shpejt të bëhet edhe anëtare zyrtare e NATO-s, ku edhe tre ratifikime e ndajnë nga anëtarësimi i plotfuqishëm. Njëzet e gjashtë vende, mes tyre edhe SHBA kanë dhënë dritë të gjelbër Maqedonia e Veriut të inkuadrohet në Aleancë. Mbetet që së shpejti ta bëjnë këtë edhe Franca, Holanda dhe Spanja, ndërsa Protokolli pastaj duhet të kalojë edhe në Kuvendin tonë.

Megjithatë, atje ende nuk ka të emëruar ambasador, ndërsa si u.d në ueb faqen e MPJ-së figuron Zoran Todorov. Si kandidat i mundshëm përmendet këshilltari i Zaevit, Dane Taleski, ndërsa dje kryeministri nga foltorja e Kuvendit nuk ka dashur të flet për emra, por shtoi se ambasadori në NATO është prioritet.

Në lidhje me atë se a planifikon Qeveria që në periudhën e ardhshme t’i emërojë Teuta Arifin për ambasador në SHBA, Dane Talevskin për ambasador në NATO, Misho Dokmanoviqin për ambasador në Izrael dhe Sashko Nasevin për ambasador në Bullgari, kryeministri Zoran Zaev theksoi se për dy prej këtyre dy emrave flitet, dy aspak nuk përmenden, por përmendi se prioritet është që të dërgohet ambasador në Aleancën Veriatlantike.

“A planifikon Qeveria që në këtë periudhë personat Teuta Arifi, kryetare e Tetovës, Dane Talevski, këshilltar politik i Zaevit, Misho Dokmanoviq, profesor në Fakultetin Juridik dhe Sashko Nasev t’i vendosë për ambasadorë në SHBA, NATO, Izrael dhe Bullgari. Pyetjen e parashtroj edhe në lidhje me parimet të cilat ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov i përmendi në vitin 2017, sepse para zgjedhjeve nuk duhet të dërgohen ambasadorë në qendra të rëndësishme diplomatike dhe atëherë rasti kishte lidhje me Aleksandër Nikollovskin, për të cilin Qeveria vendosi në bazë të atyre parimeve që të mos e dërgojë për ambasador”, ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Ai e pyeti kryeministrin se a vlejnë ende ato parime dhe vallë Qeveria dhe partnerët e tij të koalicionit kanë për qëllim që në këto 60 ditë të mbetura nga mandati i plotë që të ngritët procedurë ose a ka ngritur për personat e përmendur.

Zaevi tha se Qeveria është e përkushtuar në zgjedhjen e ambasadorëve për të paktën gjysmën e vendeve të paplotësuara të ambasadorëve dhe theksoi se kjo është në fazën e konsultimeve me presidentin e shtetit dhe ministrin e Punëve të Jashtme.

Theksoi se pritet që pasi të përfundojë procedura e konsultimeve, e cila, siç tha është procedurë normale, të bisedohet me të me qëllim që të përgatitet seancë qeveritare në fushëveprimin e asaj që Qeveria e ka si kompetencë për emërimet.

“Kam dëgjuar disa nga këto emra. Nga këto katër dy aspak nuk diskutohen, dy diskutohen”, tha Zaev dhe shtoi se është shumë herët që të japë qëndrimet e tij, duke sqaruar se për disa nga to ndoshta presidenti nuk do të japë leje, e për disa MPJ-ja.

Kryeministri potencoi se prioritet për momentin është që të dërgohet ambasador në NATO dhe theksoi se këto ditë do të bisedojë me Dimitrovin dhe do t’i thotë që ta përshpejtojë procedurën.

Ka shtuar se pret që një pjesë e procedurave për ambasadorë të rinj të përfundojnë në nëntor, dhjetor, ndoshta edhe në janar dhe shkurt.

Milloshovski nuk ishte i kënaqur nga përgjigja dhe theksoi se Qeveria nuk duhet që në periudhë para zgjedhjeve të dërgojë, siç tha, ambasadorë politikë në qendra të rëndësishme diplomatike.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në seancën e djeshme të Komisionit për politikë të jashtme ka folur edhe për pozicionet e zbrazëta të ambasadorëve, por edhe mënyrat e plotësimit të tyre.

“Ajo është një kundrejt shtatë lidhur me partizimin ose profesionalizmin. Nga dhjetë të fundit të udhëheqësisë së kaluar shtatë janë kryesisht nga jashtë, ose kanë zero stazh diplomatik”, ka thënë Dimitrov.

Ministri ka thënë se me ligjin e ri të MPJ-së do të tentohet në përmirësim drastik në raportin mes diplomatëve politik dhe diplomatëve me karrierë në interes të të dytëve.

Do të bëhet edhe racionalizim i ambasadave, ose mbyllja e atyre ku vendi nuk ka shumë përfitim, për shembull bashkëpunimi ekonomik ose ndonjë përfitim tjetër, ndërsa këtë në fund të shtatorit e paralajmëroi edhe presidenti Stevo Pendarovski në intervistë kur tha se do të definohet lista se cila ambasada të vendit jashtë do të mbyllen. Pendarovski atëherë ka thënë se janë në fazë të fundit bisedimet me ministrat relevantë dhe Qeverinë dhe në javët në vazhdim do të tentojnë të mbyllin pjesën më të madhe të këtyre 27 vendeve të zbrazëta të ambasadorëve.

RMV ka gjithsej 57 përfaqësi diplomatike- konsullore ku 42 janë ambasada, tetë janë misione të përhershme dhe nëntë janë konsullata të përgjithshme. Prej tyre, për momentin 23 janë ambasada, ndërsa katër janë misione të përhershme derisa gjitha konsullatat e përgjithshme janë plotësuar.

SHBA, Rusia, Kina, Holanda, Italia janë pjesë e këtyre qendrave të rëndësishme diplomatike. Atje tani në vend të ambasadorëve kemi ushtrues detyre, ndërsa në vendet fqinje ambasadorë nuk ka në Serbi, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Kroaci. Në Greqi ende nuk është dërguar ushtrues detyre. fab/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale