Connect with us

Lajmet kryesore

Turqia, Shteti i burgosjes së gazetarëve

Published

on

Me qëllim që të tërheqin vëmendjen ndaj burgosjes së padrejtë të gazetarëve në Turqi, grupi i aktivistëve turq kanë mbajture një protestë të qetë në panairin e librit në Frankfurt, Të njëjtën ditë saktë 30 polic të armatosur në Turqi kanë hyrë në shtëpinë e gazetares Nurxhan Bajsal, e cila nuk ishte burgosur për shkak se para një kohe e ka lëshuar vendin.

Në mbrëmjen e të njëjtës ditë gazetarja e bashkësie së mediumeve Muxhadele Birligi Ozlem Oral, me të njëjtin arsyetim ishte burgosur, Madje edhe ata që janë “kundër luftës” po akuzohen për terrorizëm. Demokracia dhe drejtësia moti janë groposur.

Despotizmi gjithnjë e më shumë po rritet/ Për shkak të “frikës” nga emigrantët BE nuk reagon dhe kjo o përshtatet AKP. Sipas organizatave vendore dhe ndërkombëtare të mediumeve në Turqi numri i gazetarëve të burgosur po ndryshon në mes 125 dhe 228 Çdo muaj bllokohet qasja deri tek 100 gazeta.

i drejtësisë Abdulhamid Gul, javën e kaluar deklaroi se “ si ministri qëllimi jonë është që të sigurojmë libra për të lexuar të burgosurit”. Paraburgimi sipas dëshirës/ pa dëshmi, qëndrimi në dhomë 35-40 veta në një dhomë për 7 persona, 864 fëmijë të rritur në burg, më shumë se 200 gazetar të kidnapuar, të paraburgosur të cilët në asnjëfarë mënyrë nuk mundet të marrin shërbime shëndetësore dhe të burgosur me dënim të përjetshëm 18-19.

Janë burgosur 53 gazeta, 34 televizione

Paraprakisht një ditë më herët gazetarët e deportuar turk, nisin aksionin në Turqi. Ata kërkonin lirimin e shokëve të tyre të cilët kanë punuar në gazetat kundërshtare të regjimit të AKP. Përkrahja në tviter të mediumeve sociale ose kritika ndaj regjimit të Erdoganit. Në broshurat të cilat ndahen në dorë shkruan se momentalisht në Turqi janë burgosur 228 gazetar, pas rastit të 15 korrikut, 23 gazeta, 6 agjenci mediale, 20 revista, 29 shtëpi botuese, 34 kanale televizive dhe 37 radio agjension janë të mbyllura.

REGJIMI I AKP NDËRTON SHTET KU NK PO JETOHET

Grupi i aktivistëve në Gjermani protestojnë që të tërheqin vëmendjen ndaj arrestimeve dhe burgosjeve të padrejta të kolegëve të tyre gazetar, deri sa mediumet sociale publikuan lajm të ri. Shtëpia e gazetares mbrojtëse e të drejtave të njeriut Nurxhan bajsal ishte rrethuar nga 30 polic të armatosur rreth orës 5 : 00. Shkau është që Bejsal e kritikoi operacionin në Turqi kundër Sirisë. Ajo nuk mundi të arrestohej për shkak se ishte jashtë vendit, por gazetarja Ozlem Oral nuk e kishte të njëjtin fat. Edhe shtëpia e saj ishte rrethuar si ajo e Bajsal dhe me të njëjtin shkak “ kritika ndaj operacionit turk në Siri” Oral është burgosur. Në Turqi me AKP mjafton të përmendim ngjarjet që të njollosen si “terrorist”.

LIRIA E MEDIAVE NË “ FUND”

Fridom Haus me seli në Uashington në 2010 në listën e “ Liria e mediumeve” nga 196 shtete Turqia ishte në 106 që do të thotë se bie në shtete me liri të pjesshëm të mediumeve. Më 17/25 Dhjetor AKP kuptoi se “ me drejtësinë nuk mund të ballafaqohet” dhe në 2014 Turqia ra në shtete me medium ku s’ka liri. Nga 42 shtete në Evropë për “lirinë e medias” ishte në vendin e fundit. Në 2015 së bashku me Pakistanin dhe Malajzinë u pozicionua në vendin 142 në 2017 në vendin e 163 nga 199 shtete që ishin në listë.

MBI 180 MEDIUME JANË MBYLLUR

Në raportin “ Mediumet dhe Liria 2019” të fridom haus përmendet se shtet të cilat për një kohë të shkurtër kanë shënuar regres të lirisë së mediumeve vetëm një e katërta e popullit beson në medium. Po ashtu përmendet se pas rastit të 15 korrikut janë mbyllur 150 organizata mediale dhe qindra gazetar janë burgosur me ndonjë dëshmi ose dosje.

BURGJET JANË PLOT ME GAZETAR

Regjimi i AKP shtetin e ka bërë burg të hapur për gazetarët. Sipas Unionit të gazetarëve në Turqi 1225 gazetar janë në burg. Sipas shoqatës së gazetarëve bashkëkohor 140 gazetar janë të arrestuar dhe momentalisht po gjykohen. Sipas Institutit ndërkombëtar për medium numri i gazetarëve në burg është 161. Sipas internet faqeve të platformës së pavarur për gazetarët 184 gazetar janë në burg. Sipas raportit të Stockholm Center for Freedom me seli në Stokholm ku së bashku me emrat e 228 gazetarëve janë në burg.

NGA 130 GAZETARËVE TË BURGOSUR, 110 JANË NË TURQI

Në raportin e Këshillit të Evropës për lirinë e shtypit e publikuar në shkurt 2019 “ Turqia është vendi ku ka më shumë gazetar të burgosur’. Sipas raportit të Këshillit përfundimisht në fund të itit 2018 gjithsje 130 gazetar gjenden në burg në vendet anëtare të këshillit të Evropës kurse n110 prej tyre gjenden në Turqi.

NDALOIMI I QASJES DERI TE 700 LAJME PËR 1 MUAJ

Në gusht, Nisma për gazetarët e publikoi raportin e saj për mosrespektimin e të drejtave kundër gazetarëve muajin e shkuar. Sipas raportit, presionet ndaj gazetarëve kanë vazhduar muajin e shkuar madje kanë arritur kulmin. Në raport ku po përmenden 146 gazetarët e burgosur po thuhet se është ndaluar edhe akses ndaj 700 lajmeve në Gusht. Në raport ku kërkohet fundi i presioneve ndaj gazetarëve po përmenden “ Nëse qeveria pohon se Turqia është shtet demokratik. Menjëherë gazetarët të lirohen”.

 

BURIMI: Zaman

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela e tha para 7 viteve, Ahmeti flet sot për regjistrimin e bullgarëve në RMV

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur sot për regjistrimin e bullgarëve si kategori kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Mendoj se asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse ne pranojmë minoritrtin bullgar si kategori kushtetuese”, tha Ahmeti, përcjell in7

Por kjo deklaratë e kreut të integristëve vjen 7 vite pas asaj të liderit të opozitës shqiptare, Ziadin Sela, i cili në vitin 2014 dha një prononcim të tillë si veprim të domosdoshëm për përmirësimin e marëdhënieve me fqinjët.

“Nëse opozita kërkon regjistrim, atëherë duhet të tregoj se janë të përgatitur që regjistrimi të jetë i vërtet dhe me ligj të vendosen kolona për të gjithë fqinjët e Maqedonisë. Ashtu siç ka shqiptar, duhet të ketë kolona edhe bullgar, grek… Atëherë, ta shohim se sa persona do të shprehen si të tillë. Kjo është standard i BE-së për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë atë në këtë formë e kuptoj. Hapje ndaj të gjithë fqinjëve dhe askush të mos përjashtohet”, deklaroi Sela në vitin 2014 për gazetën bullgare “Focus”./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ia përmendën Skënderbeun kur e prit Erdoganin, Rama: Mos u bëni më katolik se Papa

Published

on

By

Ia përmendën Skënderbeun kur e prit Erdoganin, Rama: Mos u bëni më katolik se Papa

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka reaguar ndaj kritikëve që ia përmenden heroin Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në ditën kur për vizitë në Shqipëri ishte presidenti turk, Erdogan.

Rama thotë se ‘shumë prej komentuesve dje e mësuan se ishte 17 janari dita e vdekjes së Skënderbeut’.

Ai thotë se këto reagime janë si ajo shprehja “për inati të vjehrrës shkoj e fle me mullinxhinë’.

“Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?”, shkruan Rama.

Shkrimi i plotë:

Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.

Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar e Shqipërisë e shqiptarëve, në më shumë se një rast dhe si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdogan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, në rrethimin e Armikut të Padukshëm?

Si mund të lidhen punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo ata që ndërtuan një spital të ri ultramodern në Fier, me luftën e pesë e kusur shekujve më parë?

Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdogan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës.

Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”. Po shokë ama, natyrisht!/Periskopi

Continue Reading

Lajme

Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në një kanal për ujitje

Published

on

By

Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në një kanal për ujitje

Në një kanal për ujitje në afërsi të magjistrales A3 në afërsi të viçes është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për 56 vjeçaren Jasmina L., nga lagjja Orizari e Koçanit, e cila para disa ditëve në stacionin policor të Koçanit është denoncuar si e humbur.

Vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku i ndihmës së parë. Në vendngjarje hetime kanë kryer ekipi i policisë, ndërsa me urdhër të Prokurorisë së Koçanit trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë mortore.

Continue Reading

Aktuale