Connect with us

Lajmet kryesore

Pollozhani: Tre “uaaa” për këta kuislingë të kësaj shtëpie këtu (VIDEO)

Published

on

Në Shkup, sot është protestuar kundër rasteve gjyqësore “të politizuara dhe të fabrikuara” dhe për “gjendjen e mjeruar të arsimit shqip” në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV). Ndër rastet gjyqësore për të cilat u kërkua hetim, janë për vdekjen e Almir Aliu, të Harun Aliut, të Hebib Ametit, të komandant Teli, Iliri, Shaban Zenunit si dhe rastet “Brodec”, “Alfa”, “Gostivari” dhe “Lagja e trimave”, transmeton in7.

Kritika të ashpra u dërguan ndaj liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, për siç thanë “sepse rri i qetë në kolltukë qeveritarë derisa djemtë tanë dergjen burgjeve”.

  • Më tej, brohoritej: Mjaftë gjykatave që i dhanë të lirë vrasësit e fëmijëve. Ne nuk duam që vrasësi i Almirit të ecë i lirë rrugëve. Ne gjithashtu kritikojmë edhe politikanët, që qëndruan të heshtur ndaj këtyre padrejtësive.

Fjalim ka mbajtur edhe djali Xhem Hasë Gostivari, Qani Hasa i cili në anglisht iu drejtua masës, për arsye siç tha, “që ta kuptojnë më mirë të huajt dhe maqedonasit, sepse ata nuk dinë shqip”.

Vëllai i Rexhail Qerimit, Jetulla Qerimi i ka parashtruar disa pyetje liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

“Si ka mundësi që njerëzit e pafajshëm të rijnë me dekada në burg dhe ai të rrijë rahat në kolltuk të Qeverisë?”, tha Jetulla Qerimi.

Para të pranishmeve ne marshin e sotëm para protestuesve iu drejtua edhe kryetari i <shoqatës së të Burgosurve Politik në RMV ku kërkoi që të gjithë të burgosurti politik, me theks të vecantë për të burgosurit e rastit ‘mostra’ ka kërkuar liri të mrnjëhrtshme dhe ka kërkuar procesi të ripërsëritet duke pasur parasysh edhe SMS mesazhet e ish zv-ministrit të Brentshëm të asaj kohe me liderin e partisë të tij ku ai i thotë se këto vrasje nuk kanë të bëjmë me raditën tonë dhe e këto ekzekutime të pesë fëmijëve janë bërë nga profesionistë.

“…. se vrasja është bërë nga profesionistë dhe se këtëvrasje nuk është e mundur ta kenë bërë shqiptarët, pasi kjo nuk shkon me traditën dhe me eduktën e shqiptarëve…..adn e gjetur nuk përkom m adn e të burgosurve…..duhet të fillojë një ptocrdurë e re për rivlersim të gjendjes faktike…Që nga viti 2002 për ne të gjitha janë raste të manipuluara dhe të fabrikuara, me dëshmitarë të fshehur dhe me sërë shkeljes të procedurave administrative gjyqësore”, tha Pollozhani, i cili duke u ndalur të rasti “Almir Aliu”, ku deklaroi se “vrasësi i Boban Iliq është emëruesi i përbashkët i politikës maqedonase kundrejt shqiptarëve”./in7.tv/

Continue Reading

Lajmet kryesore

ASH: Transparency International konfirmoi, Maqedonia e Veriut ndër vendet më të korruptuara

Published

on

Ndaj raporti të Transparency International ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Thonë se ky raport konfirmoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të korruptuara.

Reagimi i plotë:

Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba.
Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion. Këtij rangimi, kujtojmë se i kanë kontribuar pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendor dhe mbajtja në burgje e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para të blejnë lirinë edhe pse e njëjta u takon.

Continue Reading

Lajme

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Published

on

By

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Në Raportin e fundit të Transparency International rreth indeksit të korrupsionit dhe luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut radhitet ende bashkë me vendet afrikane. Sipas këtij raporti, Maqedonia radhitet në vendin e 39 si vend më i korruptuar, bashkë me Tanzaninë Vietnamin, Surinamen, Guajanën, Marokon, Etiopinë, Kolumbinë dhe Kosovën, përcjell in7.tv

Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të vendit. Korrupsioni i lartë ka ngulur rrënjët thellë në sistemin shtetëror në Maqedoni dhe assesi se mund të shqepet./in7

Continue Reading

Lajme

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Published

on

By

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Artan Grubi në faecbook:

Një nga grupet e punës në suaza të bashkëpunimit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë që sot nisi me punë është edhe grupi i punës për arsim, kulturë, shkencë dhe të rinj, seancën e së cilës pata nderin ta bashkëkryesoj me kolegun tim bullgar.
Përcaktuam prioritetet e përbashkëta në këto sfera për të cilat do të punojmë në periudhën në vazhdim, në mesin e të cilave:
– shpalljen e konkursit për logo dhe sllogan të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare
– përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor;
– nxitjen e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve tona për programe më atraktive studimore, shkëmbim të përvojave dhe mundësi për punë praktike;
– organizimin e një ndeshje futbolli mes dy kabineteve qeveritare;
– organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore;
– intensifikim i bashkëpunimit mes Agjencisë për Rini dhe Sport të vendit tonë dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë;
– promovimi i ndërsjelltë i destinacioneve atraktive turistike dhe thellimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit si predispozitë e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe të tjera.

Continue Reading

Aktuale