Connect with us

Kosovë

Më në fund fillon procesi i numërimit të votave nga diaspora

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora. Ndërkohë, bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme janë aprovuar 4670 pako, ndërsa janë refuzuar 1212 pako.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili para medieve ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Supreme kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.

“Pra, duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme, janë vlerësuar 4639 pako të supozuara me fletëvotime dhe në fund kemi 5882 pako me fletëvotime të individualizuara. Pas vlerësimit të tyre janë aprovuar 4670, ndërsa janë refuzuar 1212”, ka thënë Elezi.

Mes tjerash, ai ka treguar arsyet e refuzimit të 1212 pakove me fletëvotime.

“Arsyet e refuzimit të tyre kategorizohen në 5 grupe si në vijim:  535 raste kur kanë dërguar pako me fletëvotime persona që nuk janë regjistruar suksesshëm si votues në listën votuese jashtë Kosovës; 115 raste janë kur kanë dërguar pako me fletëvotime persona që janë refuzuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës; 128 raste të tjera që kanë dërguar fletëvotime persona që nuk kanë dërguar kopje të dokumentit për t’u identifikuar; 159 raste kur personat kanë dërguar fletëvotime më shumë se një herë; Dhe 275 raste kur personat që kanë dërguar fletëvotime, kanë pasur kopje të dokumentit me afat të skaduar”, ka shtuar Elezi dhe ka shtuar se sonte do të përfundojë procesi i numërimit të këtyre votave.

Ai mes tjerash ka theksuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të numërohen vetëm zarfet e supozuara me fletëvotime. Derisa ka folur për shpalljen e rezultateve përfundimtare, i cili ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë një gjë të tillë, pasi të marrin konfirmimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, raporton KosovaPress.

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Qytetari: O bre ja honksha zemrën Albinit, se pak e ka shtrenjtu rrymën sa është dashtë, shumë bre e du (Video)

Published

on

Vendimi i Qeverisë për rritje të rrymës duket se ka gjetur mirëkuptim tek disa prej qytetarëve. Një person ka thënë se rryma ka është dashur të shtrenjtohet më shumë dhe ka shtuar se e do shumë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Një qytetar ka thënë se është bërë shumë mirë kur është pyetur për vendimin për shtrenjtim të rrymës.

“Pak e ka shterju duhet ma shumë. Po kqyrin mu nxjerr. Ska aty. Shumë e respektoj dhe e du Kurtin shumë që i ka shti në burg. E arsyeshme, e paarsyeshme. Pak ka shti në burg se kanë vjedh që 20 vjet. Edhe me mi qit këto fjalë. Cili televizion jeni. Me mi qit edhe me thonë shumë mirë se e dua shumë dhe e respektoj shumë. O ja hongsha zemrën”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

Continue Reading

Kosovë

Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas së cilës Kosova ka shënuar ngritje prej 17 pozitave.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Continue Reading

Aktuale