Connect with us

Lajme

Komuna e zhytur në borxhe, Merko bën “lukse” / Antikorrupsioni inicioi procedurë penale

Published

on

Komisioni anti korrupsion inicioi procedurë penale kundër Merkos për blerjen e veturës luksoze

Komisioni anti korrupsion sot ka iniciuar procedurë para Prokurorisë Publike, për përndjekjen penale të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të kryerjes së funksionit në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, si dhe të interesit publik dhe të interesit të komunës, të vërtetuar me pretendimet nga revizioni i realizuar.

Pra, Komisioni anti korrupsion ka formuar lëndë për kryetarin Merko edhe për blerjen e veturës luksoze “Audi A6”, në Komunën e Strugës.

“Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko e ka keqpërdorur pozitën e tij gjatë furnizimit të katër veturave në vlerë të plotë prej 114 mijë eurove, mes tyre edhe vetura luksoze ‘Audi  A6’, me vlerë të përgjithshme të furnizimit prej 66.700 euro, të cilën e shfrytëzon kryetari i komunës edhe atë në kohë kur Komuna e Strugës është në borxhe prej rreth katër milion euro”, theksojnë nga Komisioni.

Ata potencuan se kryetari në letrën e tij i refuzon pretendimet.

“Kryetari në letrën e tij shprehet se i refuzohet pretendimet me arsyetim se parku i veturave në Komunën e Strugës ka qenë i vjetërsuar, respektivisht sipas tij para shpalljes publike për furnizim të veturave këtë park e kanë përbërë vetura të vjetra edhe atë një ‘Mercedes E-klasë’, nga viti 2006, dy ‘Shkoda Fabia’, nga viti 2010, një furgon ‘Fiat’ të viti 2010, një ‘Audi A6’ e vitit 2011 me motor të bllokuar dhe një ‘Shkoda Oktavia’, e vitit 2010”, njoftuan nga Komisioni anti korrupsion.

Po ashtu nga ky Komision theksuan se ai në prononcimin e tij ka potencuar se është përmbajtur nga udhëtimi në shumë mbledhje të rëndësishme dhe takime me arsyetim “për shkaqe tjera”, për shkak se ka qenë i turpëruar ta thotë të vërtetën se nuk ka pasur veturë për udhëtim me performanca të larta, të cilat i garantojnë siguri gjatë udhëtimi të kryetarit të Komunës.

“Sipas tij pretendimet e publikuara në mediat kanë qenë dashakeqe, tendencioze me qëllim të vetëm të njolloset personaliteti dhe vepra e kryetarit dhe të hiqet vëmendja nga temat më të rëndësishme në atë kohë”,  thuhet në informimin e Komunës së Strugës deri te Komisioni anti korrupsion.

Mes tjerash nga ky Komision bëjnë me dije se Komuna e Strugës funksionon me xhirollogari të bllokuara që nga 17 shkurti i vitit 2010 dhe se furnizimi me vetura bëhet në periudhë kur kjo komunë ka probleme për të zgjidhur, furnizim për kamion të ri për shërbim e zjarrfikësve, zgjidhje komplete të problemeve të deponisë dhe problemit me ujë të pijshëm.

Po ashtu nga Komisioni anti korrupsioni, kanë kërkuar të dorëzohet parashtresë deri te Këshilli Gjyqësor për rishqyrtimin e vendimeve të miratuara nga Gjykata Themelore e Strugës, pas kërkesës për rritje të minimumimit të mjeteve për realizimin e veprimtarisë bazë nga ana e borxhliut Komuan e Strugës, për shkak siç u arsyetuan, është miratuar vendim nga i njëjti gjykatës për refuzim të kërkesës, njëherë në vitin 2016, dhe pastaj për pranim të kërkesës në vitin 2017, të cilat mbështeten në arsyetime të njëjta nga borxhliu – Komuna e Strugës, por nga kryetar të ndryshëm. Kjo sipas tyre paraqet pretendim për ndikim politik mbi punën e gjykatësve.

Kryetari Merko, në një deklaratë për MIA-në, theksoi se e gjithë procedura për blerjen e veturave është ligjore.

“Çdo kush ka të drejtë të iniciojë çka të dëshirojë. Nga e gjithë kjo punë u bë tollovi. Ne planifikojmë të bëjmë edhe furnizime të reja për nevojat e Komunës, ndërsa tash dikush do të flasë për të kaluarën”, theksoi Merko.

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale