Connect with us

Kosovë

Koalicioni AAK – PSD / Ja sa vota morën secili prej kandidatëve

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit t’i bashkonte forcat me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj nënshkroi koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate, të cilën e udhëheq Ahmeti.

Rrjedhimisht, dy partitë hynë me një listë të përbashkët, me Haradinajn si kandidat për kryeministër.

Haradinaj, që tashmë është konfirmuar se do të lërë përfundimisht postin që e mban si shef i ekzekutivit të vendit, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje më 6 tetor, ka arritur të mbledhë mbi 72 mijë vota në mbarë vendin.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se nuk do të bëhet deputetët në legjislaturën e re, duke ia lëshuar vendin dikujt tjetër nga lista e AAK-PSD.

Në anën tjetër, Ahmeti ka marrë mbi 5.500 vota gjithsej, duke mos arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës – ndonëse nuk pritej që ai të linte kreun e Prishtinës edhe nëse do t’i siguronte votat e mjaftueshme.

Gazeta Express ka siguruar listën që tregon se sa vota ka marrë secili kandidat nga koalicioni AAK-PSD.

Daut Haradinaj ka marrë 22.700 vota, Bekë Berisha 11.388, Pal Lekaj 9.813, Visar Ymeri 5.089, ndërsa Dardan Sejdiu 4.339 vota gjithsej.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur të marrë rreth 11 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve paraprake.

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Published

on

By

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.883 testime, 3,206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Continue Reading

Kosovë

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Published

on

By

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Sot janë bërë 24 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

E në lidhje me këtë, disa ditë pas sulmit, Hamëz Jashari asokohe kishte bërë një rrëfim në dy mediume, njërin shqiptar dhe tjetrin gjerman në bashkëpunim me një tjetër kroat.

”…ata [serbët] filluan të qëllonin në drejtim tonin, kështu që edhe ne filluam të gjuanim mbi ta”, tha ai.

”Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve”.

”Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atëbotë, Hamëz Jashari.

Ndërkaq në rrëfimin e dytë të tij në muajin shkurt të 1998-ës, Hamzë Jashari qe i prerë se nuk do të largoheshin nga Kosova me asnjë kusht, edhe nëse Europa u hap dyert, përcjell Klankosova.tv.

”S’kemi ku me shku na, këtu do ta bëjmë vdekjen, këtu ku të parët tanë kanë jetuar me shekuj, prej ilirëve e pëllazgëve, këtu edhe ne do ta bëjmë vdekjen, kurrë nuk do ta lëshojmë këtu. Do t’i përgjigjemi me aq sa kemi mundësi. S’kemi ku shkojmë, i shihni sa fëmijët i kemi këtu. Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë”, ishte shprehur Hamëz Jashari.

Continue Reading

Kosovë

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Published

on

By

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Një video e ish-presidentes, Atifete Jahjaga, ku shihet bashke më këngëtaren Dafina Zeqiri, është bërë virale në rrjete sociale.

Në këtë video, dyshja Jahjaga-Zeqiri shihen duke ekzekutuar një “koreografi” me lëvizja karakteristike të duarve, teksa në prapavi shkon kënga e Dafina Zeqirit në bashkëpunim me Lumi B e titulluar “Nona”.

Video duket të jetë gjiruar më herët, meqë tashmë ish-presidentja ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve.

Continue Reading

Aktuale