Connect with us

Bota

Izraeli përsëri arreston aktiviste palestineze në Bregun Perëndimor

Published

on

Autoritetet izraelite e kanë arrestuar përsëri ish-deputeten palestineze, vetëm disa muaj pasi ajo u la e lirë nga paraburgimi, kumtoi sot familja e saj.

Gasan Xharar, burri i Halida Xharar (57), kumtoi se forcat izraelite e arrestuan sot në shtëpinë e saj në Ramallah në Bregun Perëndimor.

Zyrtarja e lartë e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës u la e lirë në muajin shkurt pas 20 muajve në të ashtuquajturin paraburgimin administrativ, pa asnjë akuzë.

Izraeli po zbaton një politikë që mundëson njerëzit të mbahen në paraburgim me muaj të tërë, pa gjykim.

Ushtria izraelite publikoi në Tuiter se mbrëmjen e kaluar në Bregun Perëndimor u arrestuan disa njerëz nën akuzat për terrorizëm, por refuzoi të japë detaje për identitetin e të arrestuarve.

Shërbimi i Sigurisë izraelite Shin Bet refuzoi ta komentojë rastin. bs/shk

Continue Reading

Bota

Në këtë qytet gjerman qiraja është vetëm 1 euro

Published

on

By

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej. Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.

Continue Reading

Bota

Raketa e Elon Musk që mbeti në hapësirë është rrugës për t’u përplasur në Hënë

Published

on

By

Një raketë e lëshuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së Elon Musk është rrugës për t’u përplasur në Hënë dhe për të shpërthyer.

Sipas BBC, përforcuesi Falcon 9 u lansua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u rikthyer drejt Tokës dhe kështu mbeti në hapësirë.

Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e parë dhe e pakontrolluar – që dihet – e raketave me Hënën.

Por efektet do të jenë të vogla, thotë ai.

Raketa u braktisë në orbitë të lartë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim milion milje.

Pajisja ishte pjesë e programit të Musk për eksplorimin e hapësirës, SpaceX, një kompani tregtare që synon përfundimisht t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të jetuar në planetë të tjera.

Continue Reading

Bota

Anglia lehtëson masat, heq detyrimin për të mbajtur maska

Published

on

By

Duke filluar nga dita e sotme Anglia do të heq të gjitha kufizimet e Planit B që u vendosën për shkak të Omicron. Masat përfshinin mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në transportin publik, udhëzimin për të punuar nga shtëpia dhe mospërdorimin e certifikatave të vaksinave.

Më qytetarëve s’do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.

Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimi apo testi negativ.

Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.

Javën e kaluar qeveria ndryshoi udhëzimin për të hequr detyrimin për mbajtjen e maskave në shkollat e mesme. Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se suksesi i programit të vaksinimit, ka bërë të mundur rikthimin në planin A.

Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 102,292 raste të reja në 24 orë dhe vetëm 346 viktima.

Vendi ka regjistruar 16,149,319 raste dhe 154,702 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Continue Reading

Aktuale