Connect with us

Lajme

Fetullah Gylen reklamohet në shqip (FOTO)

Published

on

Fethullah Gylen, armiku i përbetuar i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan shpesh ka qënë temë debati edhe në hapësirat shqiptare, në Shtetin Shqiptar e sidomos në Maqedoninë e Veriut. Rrjeti i shkollave “Jahja Kemal” që thuhej se financoheshin prej fondacionit të Gylenit, ka penguar shtetin turk aq shumë, saqë disa herë me këmbëngulje kanë kërkuar edhe mbylljen e tyre tek autoritetet shtetërore në Shkup dhe Tiranë, shkruan in7.

Së fundmi, një faqe në rrjetin social Facebook me e emrin e Fethulah Gylenit, por reklamohet apo sponsorizohet ne gjuhën shqipe në hapësirën mediale në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

“Fethulah Gylen, një prej mendimtarëve më të mëdhenj dhe të dijetarëve më të rëndësishëm të kohës” – shkruhet mbi fotografine e faqes që po reklamohet, përcjell in7.

Se cila është arsyeja që Gyleni reklamohet ndër shqiptarë nuk kemi ndonjë konfirmim, ashtu siç nuk e dimë nëse kjo faqe është zyrtare ose është faqe e ndonjë fansi të Gylenit tek ne./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Edhe Ruskovska është kërcënuar: Do të më vritnin, nëse nuk do t’i dënoja

Published

on

Edhe shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, para një muaji ka marrë letër me kërcënime për jetën e saj, nëse nuk do t’i dënonte Zoran Zaevin dhe Vice Zaevin.

Ruskovska, për dallim nga kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski, i cili nëpërmjet një komunikate informoi se ka marrë kërcënime nga një organizatë terroriste, Ruskovska informacionin se është kërcënuar e ka ndarë vetëm me “Deutsche Welle”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Letra ka arritur më 23-24 dhjetor vitin e kaluar. Kërcënimet ishin në kuptimin se ‘qytetarë të pafajshëm ndodhen në burg, ndërsa kriminelët Zoran dhe Vice Zaev në liri’. Nëse nuk i dënoj menjëherë, do të vritem. Të dy letrat ishin në këtë kuptim”, tha Ruskovska për “Deutsce Welle”.

Rastin e ka denoncuar menjëherë në MPB, pas çka ka marrë sigurim shtesë, konform ligjit. Ajo është ende në pritje të informacioneve nga policia se kush qëndron pas kërcënimeve./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi në vitet e 80-ta kishte vuajtur burg për arsimin shqip në Kumanovë

Published

on

Në moshën 53 vjeçare ndërroi jetë Rexhail Qerimi. Ish ushtari i UÇK-së dhe ish i burgosur në vitet e 80-ta për paralelet shqipe në Kumanovë, gjeti vdekjen në kërkim të drejtësisë për rastin “Alfa”, shkruan Alsat.

Qerimi ishte arrestuar në vitin 2008 si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve, pjesëtarë të njësitit policorë “Alfa” në nëntor të vitit 2008 në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Një dekadë pas vendimit gjyqësor për ta dënuar Rexhail Qerimin dhe Agim Islamin me burg të përjetshëm, video incizimi i cili ishte prova më e fortë në akuzën e cila i ngarkohej, doli në opinion. Ndonëse Prokuroria Publike, Byroja për ekspertizë ligjore dhe Ministria e Brendshme kishin deklaruar se nuk posedojnë mundësi për zbardhjen e video incizimit, organi akuzës asnjëherë nuk u shpjegua se si Qerimi dhe Islami u identifikuan si autorë të veprës dhe u dënuan me burg të përjetshëm derisa video incizimi nuk ishte zbardhur në faza fotogrametike dhe antropologjike.

Në qershor të vitit 2021 mbrojtja në rastin “Alfa” bëri ekspertizë të video incizimit. Qendra për hulumtime forenzike në Serbi konstatoi se personat të cilat vuajnë dënime më burg të përjetshëm për rastin “Alfa”, nuk kanë asnjë lidhje me personat nga video incizimi i marrë si dëshmi për vendime gjyqësore të nivelit më të lartë. Për gati një vit Gjykata Penale dhe Prokuroria Publike zvarrisin procedurën për rigjykimin e rastit edhe pse Ligji i procedurës penale garanton se pas dëshmive të cilat sjellim momente të reja, rastet shkojnë në rigjykim.

Sot Gjykata Penale pret vendimin e Apelit mbi ankesën e të dënuarit tjetër për rastin “Alfa”, Almir Derplanin, i gjykuar në mungesë dhe i ekstraduar më pas në vend. Nuk është kërkuar as mendimi i Prokurorisë Publike si organ i ndjekjes penale i cili akuzën e ka bazuar në video incizim. Një mendim konkret nuk është kërkuar as nga Byroja për ekspertizë ligjore, duke lënë kështu në pritje mbrojtjen, të dënuarit dhe familjet e tyre.
Në prononcimin e fundit Gjykata Penale ka potencuar se pas kompletimit të dokumentacionit, do të kërkohet mendimi në Prokurorinë Publike dhe në byro për të vendosur më pas nëse rasti “Alfa” shkon ose jo në rigjykim.

Continue Reading

Lajme

Letër kërcënuese për prokurorin Joveski

Published

on

Prokurori Republikan Ljubomir Joveski, është kërcënuar me vdekje. Dje atij i është drejtuar një letër me kërkesë për lirimin nga ndjekja gjyqësore të gazetarëve Goran Momirovski dhe Dragan Milosavljeviq, shkruan Alsat.

Prokuroria publikoi letrën, që i ka mbërritur Joveskit, e cila është shkruar në gjuhën angleze dhe e shtypur në gjuhën maqedonase.

“Ne po presim pikërisht atë moment për t’jua marrë jetën. Veproni menjëherë nëse dëshironi të mbeteni gjallë. Ne jemi një organizatë terroriste, që lufton dhe vret për padrejtësi dhe jemi gjithashtu të gatshëm të vdesim për të”, thuhet në letrën dërguar Joveskit.

Në letër nuk thuhet se kush është autori. Gazetari Momirovski tha për Alsat se bëhet fjalë për operacion të shërbimeve sekrete për ndjekjen e tij dhe Milosavleviqit. Në letër, ai tha se nuk njohu mbështetës të tij.

“Letra përmban shumë gjeras të palogjikshme, si përshembull përdorimi i “Maqedonisë së Veriut” nga ana e kushtimisht thënë mbështetës i yni. Lidhur me atë që tash duhet të ketë hetim për letrën, vlerësoj se bëhet fjalë për tentim të vazhdohet me ndonjë aksion në të cilin do të keqtrajtohemi edhe ne. Për fat të mirë ne jemi të përgatitur për çdo lloj provokimi nga shërbimet sekrete dhe urdhërdhënësve të tyre politik”, tha Goran Momirovski, gazetar.

Nga MPB thonë se tashmë po punohet për zbardhjen e rastit. Ndryshe, Prokuroria e Shkupit kishte një rast për dy gazetarë pas kallëzimit penal nga Agjencia për Inteligjencë. Gazetarët e Tv Alfa në emision bënë akuza për strukturat e sigurisë dhe inteligjencës. Ata u morën në pyetje në Prokurori nëntorin e kaluar dhe një muaj më vonë Prokuroria e ndaloi procedurën ndaj tyre./Alsat.mk/

Continue Reading

Aktuale