Connect with us

Maqedonia e Veriut

Varviciotis: Greqia është kundër atyre të cilët dëshirojnë ndarje të perspektivës evropiane të Shkupit dhe Tiranës

Published

on

Ne jemi kundër atyre të cilët dëshirojnë ndarjen e të dyja shteteve, ata të cilët gjithsesi, asnjëherë nuk kanë marrë një moment apo shumicë numerike në Këshill, ndërsa propozimin e kanë parashtruar një numër i vogël i vendeve – anëtare edhe atë në margjinat e prezantimit të tyre themelor, tha ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Militiadis Varviciotis në Parlamentin grek, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri alternativ i diplomacisë greke i informoi anëtarët e Komisionit për çështjet lidhur me Unionin dhe konkluzionet nga Samiti i fundit të BE-së dhe Këshillit për Çështje të Përgjithshme.

Lidhur me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tha se është e qartë se të dyja vendet janë në një fazë të ndryshme, njëra është më afër, tjetra është më larg, ndërsa atë që e kërkon Greqia është të merret vendim, që të jepet dritë e gjelbër për fillimin e negociatave aderuese për të dyja vendet në një pako, duke theksuar se “ajo që është e përbashkët është periudha kohore për fillim”, ndërsa secili vend do të vlerësohet sipas arritjeve personale dhe vlerësimi nuk do të jetë në grup.

“Ndarja e të dyja rasteve nuk e përforcon stabilitetin e kufirit tonë verior dhe mund të shkaktojë mospërshtatje që do të sjellë tensione të cilat ne do t’i vuajmë. Nëse mundemi të arrijmë që mos ndahet afati kohor për të dyja rastet, kjo do të jetë në dobinë tonë”, tha Varviciotis.

Për zgjerimin e BE-së, tha se qëllimi i Greqisë është që të mos kufizohet me vende ballkanike, por me evropiane, përkujtoi se mbështetja e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor ishte vendim i kryesimit grek në vitin 2003. .

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale