Connect with us

Maqedonia e Veriut

Timonie: Nga ne varet që të bisedojnë për rregullat e reja të lojës

Published

on

Tani radhën e kanë liderët e BE-së për të biseduar mes vete për t’i ndërruar lojërat, deklaroi ambasadori francez Kristijan Timonie, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse Franca do ta ndryshojë qëndrimin e saj për çështjen për zgjerim deri në maj deri në Samitin e Unionit në Zagreb, për kur liderët evropianë paralajmëruan se sërish do ta kthejnë në temë.

Timonie thotë se edhe vendi duhet të realizojë disa detyra – zgjedhje dhe ligje të suksesshme për luftë kundër korrupsionit, për të cilët thotë se miratimi do të ishte një sinjal shumë i fuqishëm. Ai edhe me kritikë se në vend mbahen shumë zgjedhje,

“Para së gjithash atë që ne duhet ta bëjmë është që bisedojmë mes nesh për t’i ndryshuar rregullat e lojës. Në të njëjtën kohë, nëse ju nga ana jua mund të bëni avancim do të jetë edhe më mirë, veçanërisht zgjedhjet të jenë të suksesshme, që do të jetë një shenjë më shumë për stabilitetin politik”, ka thënë Timonie sot në deklaratën për mediumet në Panairin për studime në Francë.

Sipas tij, ekzistojnë disa punë për të cilat ka kohë kjo Qeveri t’i sjellë deri më 3 janar dhe e cila deri atëherë, siç tha, duhet të punojë në kapacitet të plotë.

“Në çdo rast do të thotë mund të shkohet përpara, të shkohet në progres kuptohet me një mirëkuptim të mirë mes vetë partitë. Pasi që ju të gjithë së bashku duhet në njëfarë mënyre ta definoni interesin tuaj kombëtar, me qëllim që ai interes kombëtar të mund të sillet në nivel evropian, veçanërisht këtu mendohet në ligjet që duhet të sillen me shumicë prej dy të tretave.

Veçanërisht lidhur me ligjet për luftë kundër korrupsionit, të cilat nëse mund të sillen do të ishte një sinjal shumë i fuqishëm. Ne para së gjithash kemi punë nga ana jonë për ta vendosur në rend shtëpinë tonë dhe ju duhet ta sillni pikëpamjen tyre gjegjësisht ta ndizni ndaj horizontit evropian që është i juaji, megjithatë duhet të punohet dhe të përvilen mëngët”, ka thënë Timonie.

Zgjedhje të suksesshme, sipas tij, janë pjesë e kritereve globale për stabilizim të jetës politike.

“Kjo do të jetë një shenjë e mirë, por jam plotësisht në besim të plotë se e tërë kjo do të kalojë mirë. Keni shumë zgjedhje, por çdoherë mendoj se një hap më lartë ka kaluar në krijimin e një besimi në sistemin politik, gjegjësisht në sistemin demokratik”, vlerësoi ambasadori francez. .

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 28 gradë Celsiusë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Published

on

By

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Përfaqësuesja e Maqedonisë, do të jetë në vazon e katërt para shortit për Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, i cili do të zhvillohet më 9 tetor.

Tani më është e sigurtë se Maqedonia, nuk do të përballet me kombëtaret e Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Azarbejxhanit, Ishujt Faroe, Bullgarinë dhe Kosovën. Të gjitha këto kombëtare janë pjesë e vazos së katërt.

Ndërkohë Shqipëria, do të jetë në vazon e tretë së bashku me Ukrainën, Slloveninë, Norvegjinë, Islandën, Irlandën, Islandën, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Hedhja e shortit do të zhvillohet më 9 tetor në Shtutgart, ndërsa në një grup nuk mund të jenë Armenia dhe Azarbejxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja, Kosova dhe BeH, si dhe Kosova dhe Serbia.

Continue Reading

Aktuale