Connect with us

Lajme

Shpërndarja e Parlamentit / Xhaferi i vendosur për 11 Shkurtin

Published

on

Parlamenti shpërndahet më 11 shkurt, a do të ratifikohet Protokolli për NATO-n

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka paralajmëruar se do të shpërbëjë Dhomën ligjvënëse më 11 shkurt ose 60 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të caktuara më 12 prill. Me këtë hapet dilema nëse vendi do të ketë Parlament funksional që të ratifikohet Protokolli për anëtarësim në NATO.

Sipas njeriut të parë të Dhomës ligjvënëse, Talat Xhaferi, nuk ekziston mundësi të thirret Kuvendi nëse ka nevojë të ratifikohet Protokolli për anëtarësim në NATO. Për këtë siç deklaroi Xhaferi në brifingun e djeshëm për gazetarë do të duhet të pritet në përbërjen e re parlamentare. Për këtë çështje, siç ka shtuar ai, “deri tani nuk ka biseduar me liderë të partive politike”.

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur bindje se ratifikimi do të përfundojë në kohë.

“Unë besoj se me kohë do ta kryejmë këtë punë. Shteti po bëhet gati, që ne me institucionet tona, në këtë rast Parlamentin, mos të jemi pengesë. Kjo nënkupton se Parlamenti me kohë ta miratojë Ligjin e ri për mbrojtje. Kjo është me rëndësi për shkak se përmes tij, ne adaptohemi me gjithë ato obligime si anëtare e re e NATO-s, kuptohet edhe për ratifikimin me kohë të Protokollit në Parlamentin tonë”, theksoi Zaev.

Kryeministri po ashtu theksoi se nder i madh është që SHBA-ja e përfundoi ratifikimin për Protokollin në NATO, të cilin tradicionalisht ata e realizojnë të fundit.

Edhe lideri i opozitës, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka thënë se nëse Kuvendi shpërbëhet, ai përsëri duhet të mblidhet.

Ai dje ka deklaruar se në takimin e liderëve tek presidenti i shtetit është biseduar për mundësinë të thirret veçmë Parlamenti i shpërndarë, nëse paraqitet nevoja e ratifikimit të Protokollit në NATO.

Edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në takimin e liderëve kohë më parë ka apeluar deri te partitë politike gjatë konfirmimit të datës së zgjedhjeve të kenë parasysh ratifikimin e protokollit për anëtarësim që të mos vjen në situatë shteti të ketë Parlamentin jofunksional dhe të mos mund të ratifikojë Protokollin.

Protokolli për anëtarësim në NATO duhet të ratifikohet në Parlamentin tonë pasi ratifikimi të kalojë në Parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës. Deri tani, Protokollin e kanë ratifikuar 26 shtete, ndërsa mbetet edhe Franca, Holanda dhe Spanja. Në Spanjë pritet ratifikimi të kalojë në dhjetor kur dhe do të konstituohet Parlamenti spanjoll. fab/

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Bota

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Published

on

By

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.

Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.

Puna e shpëtimit është duke vazhduar.

Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.

Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.

Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.

Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.

Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL

Continue Reading

Aktuale