Connect with us

Lajme

Për nxënësit e pavaksinuar, Ademi do të kërkojë detaje nga Inspektorati

Published

on

Ademi nga ISHA do të kërkojë hollësira për veprimet e ndryshme, të cilat i denoncojnë prindërit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot deklaroi se është në komunikim me Inspektoratin shtetëror të arsimit (ISHA) dhe do të kërkojë informacione pse kanë vepruar ndryshe për raste të njëjta lidhur me mësimin e nxënësve të pavaksinuar. Këshilli inspektues në seancën e sotme shqyrton parashtresa nga prindërit e fëmijëve, të cilët këtë vit nuk kanë qenë të regjistruar në klasën e parë dhe të cilët janë të pakënaqur nga veprimi dhe qëndrimet se për raste të njëjta inspektoratet e arsimit kanë vepruar ndryshe.

Sipas kryetares së Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska-Grashkoska, parashtresat japin supozime se në të kaluarën disa inspektorë të arsimit për mosregjistrimin e filloristëve janë udhëhequr nga parimi për ndalesë të diskriminimit të fëmijëve. Ndërsa, gjatë muajve të kaluar janë udhëhequr në bazë të dispozitave të Ligjit që i dedikohet vaksinimit dhe konfirmimit obligativ për regjistrim në shkollë fillore.

Për shkaqe që këto dy çështje janë të përfshira me Ligjin për arsim fillor, ndërsa Këshilli inspektues, siç tha ajo, nuk ka kompetencë të vlerësojë zbatimin e ligjit apo interpretimin e tij, kanë kërkuar nga MASH-i të deklarohet rreth këtyre dy çështjeve, respektivisht nëse dikush nga inspektorët ka gabuar. Deri tani sipas Filipovska-Grashkoska, ende nuk kanë pranuar përgjigje, ndërkohë ky qëndrim i MASH-it është i domosdoshëm.

Përfaqësuesja e Shoqatës  “Nas za Nas”, Gordana Goxho, të cilët thonë se bëhet fjalë për diskriminim gjatë regjistrimit, njoftojnë se deri më tani janë dorëzuar 60 parashtresa nga prindërit deri te ISHA-ja.

Lidhur me të dhënat të cilat Këshilli inspektues i kërkon nga MASH-i, si institucion i fundit i cili e interpreton Ligjit për arsim fillor, ministri Arbër Ademi, tha se të gjitha materialet e MASH-it janë në dispozicion.

“Çfarëdo qoftë materiali, a është i paraparë për qasje deri te informacionet me karakter publik, çdo material i cili del nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në dispozicion”, tha ministri Ademi, në një deklaratë për mediat në Panairin e studimeve në Francë.

Ai shtoi se numri i filloristëve të paregjistruar për shkak të mosdorëzimit të vërtetimit për zbatim të vaksinave të patjetërsueshme është 189. Rreth kësaj çështje, siç tha ai, është informuar edhe Qeveria, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë, është njoftuar se periudha e epidemisë së fruthit do të përfundojë.

“Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë jemi duke e vëzhguar situatën me fruthin, e cila tashmë është më relaksuar. Në ato shkolla ku është e nevojshme vaksinimi në terren do të sigurojmë, me qëllim që të përmbushen edhe detyrimet nga Ligjit për arsim fillor, por edhe për të siguruar të drejtë të arsimit për çdo fëmijë. Si ministër i Arsimit dhe Shkencës, jam i interesuar që çdo fëmijë të ulet në bankat shkollore”, theksoi Ademi.

Ndryshe, ai tha se si ministër është i njoftuar për kërkesat e Sindikatës së pavarur të akademikëve, nga ku mbrëmë u njoftua se nevojiten 400 punësime të reja (300 në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, dhe 100 në universitet tjera dhe institucionet shkencore). oxh/

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Bota

Merkel refuzon ofertën për punë në OKB

Published

on

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u largua nga detyra në fillim të dhjetorit, refuzoi ofertën për punë nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, njoftoi sot zyra e saj.

Angela Merkel “thirri sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar, e falënderoi për ofertën dhe tha se nuk do ta pranonte atë”, tha zyra e saj në një deklaratë për AFP, duke konfirmuar informacionin që u shfaq në media.

Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj angazhimi i ofroi Guterres ish-kancelares gjermane, por mediat raportuan më parë se ai po kryesonte komitetin këshillues të OKB-së për të mirat publike globale, që është një nga projektet e tij kryesore reformuese.

Merkel, e cila ka njoftuar prej kohësh tërheqjen e saj pas zgjedhjeve parlamentare gjermane në shtator 2021, përsëriti në disa raste se nuk dëshiron të merr asnjë funksion të ri pas skadimit të mandatit të saj.

Që kur u largua përfundimisht nga skena politike më 8 dhjetor, ajo i është përkushtuar shkrimit të kujtimeve politike me ish-këshilltaren dhe bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Beate Bauman.

Qëllimi i saj është të shpjegojë vendimet kryesore politike që ka marrë gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet, tha këshilltarja e saj.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Aktuale