Connect with us

Kosovë

Osmani e njofton ambasadorin britanik rreth negociatave LDK – VV për koalicionin

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar se nënkryetarja e këtij subjekti, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, raporton Gazeta Express.

Osmani së bashku me anëtarët e kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar takimin në selinë e LDK-së me ambasadorin Abbott, i cili ka qenë i shoqëruar nga Sam Paice, zyrtar i lartë politik.

Vjosa Osmani e ka njoftuar ambasadorin e Britanisë së Madhe lidhur me diskutimin e grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së drejt programit të përbashkët qeverisës.

“Dr. Osmani e njoftoi z. Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës, dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre e ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për angazhimin dhe përkrahjen për Kosovën.

“Njëkohësisht Dr. Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Nicholas Abbott është shprehur se Mbretëria e Bashkuar është e interesuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Published

on

By

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.883 testime, 3,206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Continue Reading

Kosovë

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Published

on

By

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Sot janë bërë 24 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

E në lidhje me këtë, disa ditë pas sulmit, Hamëz Jashari asokohe kishte bërë një rrëfim në dy mediume, njërin shqiptar dhe tjetrin gjerman në bashkëpunim me një tjetër kroat.

”…ata [serbët] filluan të qëllonin në drejtim tonin, kështu që edhe ne filluam të gjuanim mbi ta”, tha ai.

”Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve”.

”Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atëbotë, Hamëz Jashari.

Ndërkaq në rrëfimin e dytë të tij në muajin shkurt të 1998-ës, Hamzë Jashari qe i prerë se nuk do të largoheshin nga Kosova me asnjë kusht, edhe nëse Europa u hap dyert, përcjell Klankosova.tv.

”S’kemi ku me shku na, këtu do ta bëjmë vdekjen, këtu ku të parët tanë kanë jetuar me shekuj, prej ilirëve e pëllazgëve, këtu edhe ne do ta bëjmë vdekjen, kurrë nuk do ta lëshojmë këtu. Do t’i përgjigjemi me aq sa kemi mundësi. S’kemi ku shkojmë, i shihni sa fëmijët i kemi këtu. Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë”, ishte shprehur Hamëz Jashari.

Continue Reading

Kosovë

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Published

on

By

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Një video e ish-presidentes, Atifete Jahjaga, ku shihet bashke më këngëtaren Dafina Zeqiri, është bërë virale në rrjete sociale.

Në këtë video, dyshja Jahjaga-Zeqiri shihen duke ekzekutuar një “koreografi” me lëvizja karakteristike të duarve, teksa në prapavi shkon kënga e Dafina Zeqirit në bashkëpunim me Lumi B e titulluar “Nona”.

Video duket të jetë gjiruar më herët, meqë tashmë ish-presidentja ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve.

Continue Reading

Aktuale