Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ngritët aktakuzë kundër Stevço Jakimovskit dhe 10 personave tjerë

Published

on

Pas procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, Prokurori publik kompetent për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata Themelore Penale- Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër 11 personave, mes tyre është edhe ish kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski.

Siç ka njoftuar Prokuroria publike, me aktivitetet e shkruara në aktakuzën i akuzuari i parë ngarkohet se ka kryer më shumë vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe një vepër penale “ndërtim të paligjshëm”. Një person është akuzuar se ka kryer vepër penale “abuzim të detyrës zyrtare dhe autorizimet”, shtatë persona ngarkohen për vëpër penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” dhe dy persona me aktivitetet që akuzohen për vepër penale “ndërtim të paligjshëm”.

I akuzuari i parë në periudhën prej vitit 2011-2017 si person zyrtar- kryetar i komunës në më shumë raste e ka keqpërdorë detyrën zyrtare dhe autorizimet në procedurat e furnizimit publik dhe legalizimit të objekteve të përkohshme me karakter punues dhe privatizimit të tokës ndërtimore, pronë e RMV-së. Në periudhën prej vitit 2012-2015 në procedurën për furnizim publik, i akuzuari i parë ka shkaktuar dëm të buxhetit në komunë në vlerë prej 14.609.653,63 denarë. Pas furnizimit publik është aplikuar dhe është lidhur marrëveshje, i akuzuari i parë ka dhënë instrukcione gojore ndaj realizuesit të punëve shtesë, me çka vlera e përgjithshme e realizimit ka tejkaluar 100 për qind të vlerës së marrëveshjes fillestare.

I akuzuari i dytë siç thuhet në komunikatë, duke shkelur rregullat ligjore gjatë aplikimit të procedurës për furnizim publik ka kryer vepër penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë”.

Tre persona, si persona zyrtarë në komunë akuzohen se në mënyrë të pandërgjegjshme duke kryer autorizimet dhe detyrat e tyre pas aktivitetit të kërkesave të dorëzuara për vërtetimin e statusit juridik të objekteve të paligjshme kanë vepruar në kundërshtim me nenin 2 të Ligjit për veprimtaritë me objektet e ndërtuara të paligjshme dhe kanë përpiluar dhe evidentuar pajtueshmëri urbanistike dhe vendime për legalizim të objekteve të paligjshme me karakter të përkohshëm të vendosura në tokat, pronë e RMV”, theksohet në komunikatën e Prokurorisë publike.

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson është se kur jemi tek pjesa e realizimeve të investimeve kapitale ngecje zakonisht janë te pjesa apo infratruktura që ka të bëjë më tepër me vendbanimet shqiptare. Apo autostradat të cilat lidhin shtetin tonë qoftë me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës”, tha deputetja Dauti.

Continue Reading

Aktuale