Connect with us

Maqedonia e Veriut

LSDM: Mickoski le ta mbështesë ligjin për PP-në dhe ta hulumtojë preardhjen e pronës së bashkëpartiakëve të tij

Published

on

Propozimi i Hristijan Mickoskit për ligjin me të cilin do të hulumtohet preardhja e pronës së politikanëve dhe funksionarëve është edhe një gjest hipokrit i shefit të partisë më të pasur në Evropë.

Nëse duan të japin shembull pozitiv, Mickoski dhe VMRO-DPMNE le të fillojnë me hulumtimet e preardhjes së pronës të funksionarëve të tyre derisa ishin në pushtet.

Nga Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, Janushev, Misajlovski deri te vetë Hristijan Mickoski me hidrocentralet e tij.

LSDM menjëherë ta ndjek shembullin e tillë, menjëherë do të japë mbështetje të ligjit me të cilin do të hulumtohet preardhja e pronës e të gjithë politikanëve dhe bartësve të funksioneve publike.

Por, që të ndodh ajo Mickoski duhet të tërhiqet nga ao që tashmë me vite e bën, ndërsa ajo është mbrojtja e krimit të regjimit.

Për përkujtim, LSDM ka propozuar amendament kushtetues që të mund të ndiqet çdo krim i bërë në dëm të shtetit nga pavarësia deri më sot.

Nëse VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë serioze me propozimin që duhet të votojnë për propozim Ligjin e Prokurorisë publike me të cilin garantohet shkarkimi juridik i të gjitha të dhënave dhe hetimeve kundër krimit të tyre.

Pikërisht prona e VMRO-DPMNE-së për momentin është ngrirë për shkak të akuzës për financim ilegal të partisë së tyre.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet ta mbështesin këtë dhe të gjitha lëndët tjera të hapura gjyqësore të shkarkohen, ndërsa pastaj menjëherë të fillojnë negociatat dhe në periudhën para zgjedhjeve të sillet edhe Ligji për hulumtim të preardhjes së pronës të politikanëve dhe funksionarëve shtetëror publik.

Gjithçka tjetër është marketing politik dhe dyftyrësi nga ana e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Lajme

Petliçkovski: S’është momenti të hiqen maskat

Published

on

Drejtori i Institutit për Imunologji dhe Gjenetikë Humane, Aleksandar Petluçkovski në TV Sitel foli për rritjen e rasteve të reja në Maqedoni.

Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm duke potencuar se jemi rreth pikut të llojit Omicron të coronavirusit.

“Lloji Omicron është virus më i lehtë, por nuk jemi të sigurt nëse do të jetë kështu përherë. Nuk e dimë nëse ky lloj i virusit do të ndryshojë dhe do të shndërrohet në virus më i rrezikshëm. Mendoj se nuk është momenti të hiqen maskat për arsye se pandemia ende nuk ka përfunduar”, tha Petliçkovski.

Kujtojmë se deri tani në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 249.704 raste, ndërsa prej tyre 223.053 janë shëruar dhe 8.153 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.498.

Continue Reading

Lajme

Media bullgare: Familjarët e viktimave në autobusin në “Struma” kërkojnë hetim paralel

Published

on

Siç raporton BNT, familjarë të afërt të viktimave janë deklaruar për televizionin se presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që viktimat e kanë mbajtur me vete.

Pas tragjedisë, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kërkuan nga Gjykata e Rrethit në Pernik në mënyrë paralele t’i hetojë arsyet e aksidentit dhe presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që udhëtarët e kanë mbajtur me vete.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e madhe, një pjesë e të mbijetuarve kthehen në Bullgari, ndërsa familjarët i presin sendet e ruajtura të familjarëve të tyre.

“Kam dëshmi se kunata ime ka akcersorë në vlerë prej 7.000 eurove gjatë udhëtimit. Ari nuk digjet”, shprehet Qamuran Pajazitovski.

Edhe të mbijetuarit edhe familjarët e viktimave kërkojnë hetim paralel për tragjedinë.

Kujtojmë se në aksidentin në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor, humbën jetën 45 persona prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 mbijetuan.

Continue Reading

Aktuale