Connect with us

Lajme

Leonardo Di Caprio del kundër qeverisë së Edi Ramës

Published

on

Fushata e nisur prej vitesh nga ambientalistë shqiptarë dhe të huaj për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si dhe të shumë personaliteteve të njohura në botë.

Aktori Leonardo DiCaprio, fitues i çmimit Oscar, ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për të ndërtuar tetë hidrocentrale në Vjosë, që është edhe lumi i vetëm ‘i egër’ në Evropë. Në profilin e tij në Instagram, ku ndiqet nga 37 milionë njerëz, Di Caprio ka shpërndarë videon dhe tekstin e The Associated Press ku flitet për planet që i japin fund veçantisë së lumit shqiptar.

Në shkrimin e The Associated Press, të publikuar edhe nga Dicaprio, thuhet:

Ky është lumi i fundit i egër në Evropë. Por për sa kohë?

Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindi të Greqisë deri në brigjet e Adriatikut të Shqipërisë.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur në lëvizje planet për të ngritur digë në Vjosë për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfëra të Evropës, me tetë diga të planifikuara për ndërtim përgjatë lumit.

Është pjesë e “bum”-eve të hidrocentraleve botërore, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe në pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Disa hidrocentrale, si një burim i besueshëm, i lirë dhe i rinovueshëm i energjisë që ndihmon në frenimin e varësisë nga karburantet fosile. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale. Kritikët thonë se përfitimet e hidrocentralit janë të mbivlerësuara – dhe theksojnë dëmet që digat mund të sjellin.

Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të bëjnë që algat toksike të rriten. Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arteriet e natyrës, duke mbajtur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë për pije, prodhim ushqimi dhe industri.

Continue Reading

Lajme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Published

on

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

Po ashtu, ministja Nagavci ka shprehur bindjen e saj të plotë se në vitin e ri shkollor, vogëlushët e të dyja shteteve do ta kenë në dorë Abetaren e re.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Nagavci.

E krejt kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Aktuale