Connect with us

Komente

Kelmendi: Pushtetarët shqiptarë në Maqedoni nuk janë në gjendje të shtrojnë 15 km rrugë drejt Kosovës

Published

on

Gazetari, opinionisti dhe analisti i njohur nga Kosova, Adriatik Kelmendi ka pushtetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sepse sipas tij për kaq shumë vite nuk kanë bërë as edhe një kilometër autostradë drejt Kosovës. Të gjitha investimet në autostrada sipas Kelmendit, janë fokusuar drejt Greqisë, Sërbisë dhe Bullgarisë, përcjell in7.

“Sa i merr seriozisht shteti maqedon shqiptarët – 15 km autostradë drejt Kosovës s’qenë në gjendje t’i shtrojnë tash e sa vjet.
Qyqarllëk i madh i klasës politike shqiptare atje.
Ndërkohë, 160 km deri në Greqi krejt autostradë, drejt Serbisë autostradë, drejt Bullgarisë, gjithashtu” – ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook./in7.tv/

 

Continue Reading

Komente

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin

Published

on

By

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin

Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.

Postimi i plotë i Ylber Jahiut:

Të nderuar miq!

E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!

Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.

Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?

Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…

Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/

Continue Reading

Komente

Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan

Published

on

By

Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.

Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.

“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.

Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.

Continue Reading

Komente

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Published

on

By

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.

“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.

Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”

Continue Reading

Aktuale