Connect with us

Bota

Dorëhiqet ministri japonez, u dha votuesve si dhuratë pjepër dhe karkaleca

Published

on

Ministri japonez i Drejtësisë Kacvuki Kavai sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni pasi në opinion dolën informacione se kabineti i tij u ka ndarë dhurata votuesve. Kjo është dorëheqja e dytë në kabinetin e ri qeveritar të kryeministrit Shinxo Abe për më pak se një javë.

Dorëheqja e Kavait vijoi pasi gjashtë ditë pasi ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ishua Sugavara, u akuzua për shkeljen ligjit zgjedhor sepse, dyshohet që votuesve nga njësia e tij zgjedhore në Tokio u ka ndarë dhurata pjepër dhe karkaleca.

Të dy ishin ministrat e parë të kabinetit, por dorëheqjet e tyre nuk do të shkaktojnë dëme për shkak të mungesës së rivalëve të fortë dhe opozitës të dobët, thonë analistët japonezë.

Në tekstin e javores “Shukan Bunshun” u publikua se përveç që ithtarëve të tij u ka shitur prodhime të ndryshme, përshirë edhe mangon e shtrenjtë në Japoni, edhe bashkëshortja e tij deputete e Partisë Liberal-demokrate Anri Kavai, të punësuarve në fushatën e saj u ka dërguar sasi më shumë se është e lejuar me ligj.

Kavai tha se as ai dhe bashkëshortja e tij nuk dinë asgjë për pretendimet e dyshimit dhe e përgënjeshtroi çdo shkelje të ligjit, por shtoi se ai ka vendosur të japë dorëheqjen për të shmangur dëmtimin e sistemit të drejtësisë duke humbur besimin e publikut.

Në fjalimin para opinionit kryeministri Abe sot kërkoi falje për një javë, duke deklaruar se është përgjegjës për emërimin e dy ministrave në kabinetin e tij të ri. sn/

Continue Reading

Bota

SHBA: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është e pashmangshme

Published

on

Një konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë “nuk është i pashmangshëm”, siguroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. “Ka ende kohë dhe hapësirë ​​për diplomaci” tha ai në një konferencë shtypi.

Më shumë se 100,000 trupa ruse janë vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën që nga fundi i vitit 2021, një shenjë, sipas Uashingtonit, se një pushtimi mund të jetë i afërt. Megjithatë, kreu i Pentagonit theksoi se “nuk ka asnjë arsye” që kjo situatë të kthehet domosdoshmërisht në një konflikt të armatosur.

“Putin ka gjithashtu aftësinë për të bërë atë që duhet të bëjë” tha ai, duke iu referuar presidentit rus, i cili ka mohuar komplotin për të pushtuar.

Austin tha gjithashtu se trupat amerikane në gatishmëri në fillim të javës nuk ishin nisur për në Ukrainë dhe se presidenti Joe Biden e kishte bërë të qartë se nuk dëshironte të dërgonte trupa në Ukrainë për të marrë pjesë në operacione ushtarake.

Ministri theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet duke ofruar armë shtesë. Në të njëjtën kohë, Pentagoni do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës.

Austin tha gjithashtu se ai foli me telefon këtë javë me homologët e tij polakë, gjermanë dhe rumunë rreth zhvillimeve në Ukrainë./ Abcnews.al

Continue Reading

Bota

Aktakuzë ndaj gjermanes që radikalizoi fëmijët në Siri

Published

on

Prokurorët gjermanë kanë ngritur aktakuzë kundër një gruaje për anëtarësim në grupin terrorist të Shtetit Islamik dhe për indoktrinimin e fëmijëve të saj përmes mësimeve radikale islamike, si dhe për përpjekjen për të rekrutuar anëtarë të rinj të IS-it.

E akuzuara dhe vajza e saj atëherë 4-vjeçare udhëtuan për në Siri në fillim të dhjetorit të vitit 2014, kundër vullnetit të babait të fëmijës, thanë prokurorët.

Gruaja akuzohet, gjithashtu, se kishte marrë fëmijën e saj, atëherë 6-vjeçar për të parë një gjuajtje publike me gurë dhe se i tregonte fëmijës së saj video të ekzekutimeve.

E akuzuara dyshohet se u martua me disa anëtarë të grupit militant Shtetit Islamik dhe lindi dy djem në Siri, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo, po ashtu, besohet se ka marrë pjesë në skllavërimin e disa pjesëtarëve të komunitetit jazidi.

E akuzuara u arrestua në Siri në fillim të vitit 2019 dhe kaloi kohë në dy kampe kurde me fëmijët e saj.

Ajo u arrestua më 7 tetor kur hyri në Gjermani nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.

Akuzat kundër saj përfshijnë krime kundër njerëzimit, anëtarësim dhe mbështetje për një organizatë terroriste jashtë vendit, rekrutim dhe ekspozim të të miturve ndaj rrezikut.

Gjykata në qytetin gjerman Celle duhet të vendosë nëse çështja duhet të shkojë në gjykim./REL/

Continue Reading

Bota

Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës

Published

on

Udhëheqësit e Ukrainës janë përpjekur të qetësojnë ankthin mes popullatës, ndërsa kërcënimi i një pushtimi rus është kudo i pranishëm.

Ukrainasit kanë shfrytëzuar mediat sociale për të ndarë këshilla se si të përgatiten për luftë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina ndodhet në Kiev dhe thotë se në rrugët e kryeqytetit jeta vazhdon si normalisht ndërsa shumë njerëz ngurrojnë të flasin hapur rreth tesnioneve.

Është një mëngjes i qetë në kryeqytetin ukrainas. Asnjë shenjë nuk të sugjeron se kjo është qendra e një vendi nën presion në rritje nga Rusia dhe se Moska po grumbullon trupa në kufirin e saj.

Banorët vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme, por duket qartë se kjo nuk është një ditë e zakonshme. Valentina, banore e kryeqytetit, thotë për Zërin e Amerikës se ka bindjen se gjërat do të shkojnë mirë, por ajo nuk mund ta fshehë faktin se është nervoze.

“Padyshim që situata po ndikon shumë tek ne, por kam besim të madh tek e drejta e kauzës së Ukrainës; për forcën e saj, për të ardhmen e saj. E dua vendin tim aq shumë sa besoj se gjithçka do të shkojë mirë.

”Shumë prej atyre që folën me Zërin e Amerikës mendojnë se nuk ka gjasa për një pushtim të plotë rus të Ukrainës. Një banor, që thotë se quhet Vladimir, beson se Rusia nuk do të veprojë.

“Nuk do të ketë luftë, sepse ka dallim të madh mes dëshirës për luftë dhe aftësisë për ta realizuar atë. Ata e kanë kapacitetin e madh ekonomik të nevojshëm.”

Një tjetër banor i kryeqytetit, Igori, thotë për Zërin e Amerikës se Moska po bën bllof.

“Rusia i bën të gjitha këto për t’ju detyruar të negocioni me ta.

”Por optimizmi në këto rrugë errësohet shpejt nga shqetësimet për rifillimin e luftës në rajonet lindore të vendit.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Yulia përpiqet të shprehë optimizëm pavarësisht nga ato që dëgjon se po ndodhin në lindje të vendit.

“Besoj tek një e ardhme pa luftë, por situata është e komplikuar. Përpiqem të mos mendoj për luftën dhe të mos shikoj lajmet, por brenda vetes jam e shqetësuar.

”Një tjetër banore e kryeqytetit, Irina, thotë se kërcënimi është i menjëhershëm.

“Jam e shqetësuar për prindërit që jetojnë në rajonin e Luhansk-ut afër Donbas-it”.

Zhvillimet në Kiev, pavarësisht përpjekjeve për të vazhduar jetën si zakonisht, po ndiqen nga mbarë bota, një situatë nga e cila banorët duan të shpëtojnë sa më parë që të jetë e mundur./VOA/

Continue Reading

Aktuale