Connect with us

Lajme

Aksidenti në Llaskarcë / Dëshmitarët okularë do të deklarohen më 6 Nëntor

Published

on

Më 6 nëntor rrëfehen dëshmitarët okularë për tragjedinë e Llaskarcës

Gjithçka, si çdoherë ishte e zakonshme në autobusin e kompanisë Durmo Turs, deri në momentin kur nga korsia e mesme, autobusi ka përfunduar në korsinë e fundit, pa shenja se ka frenuar, i ka thyer rrethojat mbrojtëse dhe ka dalë nga rruga. Kështu ishin sot përshkrimet e pjesës dërmuese të të mbijetuarve të tragjedisë së Llaskarcës, të cilët në cilësinë e dëshmitarëve folën para Gjykatës Penale të Shkupit.

Sipas dëshmitarit, Dushan Stefanovski, ditën kritike ai ka qenë i ulur në fundin e autobusit të aksidentuar në autostradën Shkup-Tetovë.

“Autobusi ishte i mbushur dhe konduktori nuk lejoi që asnjë udhëtar të qëndroi në këmbë. Dëgjoheshin dridhje dhe zëra kur autobusi drejtohej me shpejtësi të madhe. Kujtoj se para aksidentit udhëtonim në korsinë e mesme. Vërejta anim në të djathtë, pastaj në të majtë dhe dëgjova zëra. Mora pozicion të fetusit dhe pastaj dëgjova vetëm zëra. Nuk dëgjova fare zëra të motorit apo frenimit”, tha dëshmitari Stefanovski.

Ai theksoi se ka përvojë 12 vjeçare të udhëtimit me “Durmo Turs”, dhe vlerëson se shpejtësia  e autobusit ka qenë e madhe sa i përket kushteve të rrugës.

Dëshmitari i pestë, i cili foli sot ishte Ilija Ristovski, i cili tha se ditën kritike nuk ka vërejtur asgjë të pazakontë as të shoferi e as te autobusi.

“Isha ulur në radhën e pestë, afër dritares, pas shoferit. Autobusi udhëtonte në korsinë e mesme dhe kisha ndenjën se ai dëshiron të tejkalojë, por ai vazhdoi. Dëgjova nga para një zë femre ‘çka është puna mjeshtër’, por nuk dëgjova përgjigje”, tha dëshmitari Ristovski.

Mes tjerash ai shtoi se autobusi ka vazhduar pa asnjë ngadalësim dhe rrethojat mbrojtëse i ka kaluar gati pa asnjë goditje.

“Fakt është se të gjithë udhëtonim me ‘Durmo Turs’ për shkak se arrinte më shpejtë se të gjithë të tjerët”, tha Ristovski.

Në mesin e dëshmitarëve ishte edhe Vjosa Selimi, e cila tha se gjatë pesë viteve sa udhëton me “Durmo Turs”, në relacionin Shkup-Gostivar, ajo ka qenë dëshmitare e një varg defektesh, ndërsa dy herë autobusi ka qenë i ndalur për kontroll policor.

“Pa dallim kush ishte shofer nga Shkupi, me autobusë niseshim në ora 16:25 dhe çdoherë në shtëpi ishim në ora 17:35”, tha dëshmitarja nga Gostivari, Vjosa Selimi. Ajo shtoi se para se autobusi të godet në rrethojën e parë mbrojtëse, nga ana e majtë e autobusit ka dëgjuar si një goditje e hekurit mbi hekur.

Pjesë e rrëfimit të dëshmitarëve ishin edhe përjetime pas rënies së autobusit. Në këtë rast dëshmitarja Selimi, e kishte parë shoferin i cili ishte ankuar për dhimbje në gjoks.

Seanca e radhës vazhdon me 6 nëntor. Prej tetë dëshmitarëve sot nuk u rrëfye vetëm Vjollca Ibraimi, e cila pritet të rrëfehet seancën e ardhshme. Ndërkohë, më 6 nëntor rrëfimin në Gjykatën Penale të Shkupit, do ta japin edhe dëshmitarët okularë. oxh/

Continue Reading

Bota

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Published

on

By

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm. Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.

“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai, shkruan Bloomberg.

Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.

Kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.

Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. / abcnews

Continue Reading

Bota

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Published

on

By

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.

Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.

Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.

Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch

Continue Reading

Kosovë

Vuçiq: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Published

on

By

Vuçiq: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se do të shkojë në Bruksel për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me një qëllim, “të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

Ndërkohë pak sekonda më pas tha se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri, “vetëm me dhunë”.

“Kjo mund të bëhet vetëm me dhunë, por mos prisni që Serbia t’ju ndihmojë në rregullimin ligjor të problemit”, tha ai përcjellin mediat serbe.

Vuçiqi gjatë prezantimit të armëve të reja të prodhuara nga Serbia në Akademinë Ushtarake në Beograd, tha se Serbisë nuk duhet t’i interesojë Kushtetuta e Kosovës.

“Ne jemi të interesuar të diskutojmë gjithçka. Ne nuk kemi problem me temat. Ne duam të flasim për Asociacionin e komunave serbe. Nëse thonë se nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë nuk na duhet një e tillë në përputhje me kushtetutën, sepse një komunitet të tillë mund ta formojë çdo qytetar. Pse duhet të na interesojë Kushtetuta e tyre”, tha Vuçiq.

Takimi Kurti – Vuçiq do të mbahet më 18 gusht dhe BE-ja të dielën u bëri thirrje liderëve të të dy vendeve që të ndalin “retorikën nxitëse”.

Kosova, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare ka shtyrë për një muaj vënien në fuqi të masës së reciprocitetit për letërnjoftime, ndërkohë që u ka dhënë dy muaj kohë të gjithë atyre që kanë targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato.

Continue Reading

Aktuale