Connect with us

Lajme

A do të emërohet Teuta Arifi për Ambasadore në SHBA?

Published

on

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka pyetur kryeministrin Zoran Zaev se a është e vërtetë informata se Teuta Arifi do të emërohet ambasadore e vendit në SHBA, përcjell in7.

Sipas Milloshoskit, përveç kryetares së Tetovës në listë për tu emëruar ambasador është edhe Dame Talevski, i cili sipas tij, përgatitet të marrë pozitën e ambasadorit në NATO.

Kjo nuk është hera e parë që Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi përmendet për një mundësi e kalimit në pozitë ambasadori, por deri tani as ajo, por as nga partia që ajo përfaqëson nuk janë deklaruar./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale