Connect with us

Lajme

Zaev: Besoj se Parlamenti me kohë do ta ratifikojë Protokollin për NATO

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, se Parlamenti do të shpërbëhet me 11 shkurt, shprehi bindje se ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO do të përfundojë ndërkohë edhe në dhomën tonë ligjdhënëse.

“Unë besoj se me kohë do ta kryejmë këtë punë. Shteti po bëhet gati, që ne me institucionet tona, në këtë rast Parlamentin, mos të jemi pengesë. Kjo nënkupton se Parlamenti me kohë ta miratojë Ligjin e ri për mbrojtje. Kjo është me rëndësi për shkak se përmes tij, ne adaptohemi me gjithë ato obligime si anëtare e re e NATO-s, kuptohet edhe për ratifikimin me kohë të Protokollit në Parlamentin tonë”, theksoi Zaev.

Kryeministri po ashtu theksoi se nder i madh është që SHBA-ja e përfundoi ratifikimin për Protokollin në NATO, të cilin tradicionalisht ata e realizojnë të fundit.

“Kryetari Xhaferi është i vendosur në vendimin për shpërbërjen e Parlamentit. Apeli i të gjithë liderëve kur ishim te presidenti Pendarovski ishte që ta shfrytëzojmë afatin ligjor prej 45 ditëve për të pasur rezervë kur të gjithë shtetet ta ratifikojnë Protokollin, gjegjësisht mos të vijmë në situatë që Protokolli të vije në Parlamentin tonë dhe mos të ketë mundësi ta ratifikojë”, tha Zaev.

Ndërkohë, kryeparlamentari Talat Xhaferi sot në një takim me gazetarë i porositi politikanët të udhëhiqen me Kushtetutën në raport me ditën e zgjedhjeve. Kjo i bie 60 ditë nga dita e shpërbërjes së Parlamentit. Nëse respektohen të gjitha afatet ligjore, kjo datë është 11 shkurti. Menjëherë pas kësaj, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilët pritet të mbahen më 12 prill.

Sipas kryeparlamentarit Xhaferi, nëse ka nevojë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, nuk ka mundësi të konvokohet Parlamenti. Për këtë arsye ai tha se do të duhet të pritet përbërja e re parlamentare. oxh/

Continue Reading

Bota

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Published

on

By

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm. Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.

“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai, shkruan Bloomberg.

Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.

Kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.

Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. / abcnews

Continue Reading

Bota

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Published

on

By

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.

Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.

Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.

Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch

Continue Reading

Kosovë

Vuçiq: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Published

on

By

Vuçiq: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se do të shkojë në Bruksel për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me një qëllim, “të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

Ndërkohë pak sekonda më pas tha se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri, “vetëm me dhunë”.

“Kjo mund të bëhet vetëm me dhunë, por mos prisni që Serbia t’ju ndihmojë në rregullimin ligjor të problemit”, tha ai përcjellin mediat serbe.

Vuçiqi gjatë prezantimit të armëve të reja të prodhuara nga Serbia në Akademinë Ushtarake në Beograd, tha se Serbisë nuk duhet t’i interesojë Kushtetuta e Kosovës.

“Ne jemi të interesuar të diskutojmë gjithçka. Ne nuk kemi problem me temat. Ne duam të flasim për Asociacionin e komunave serbe. Nëse thonë se nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë nuk na duhet një e tillë në përputhje me kushtetutën, sepse një komunitet të tillë mund ta formojë çdo qytetar. Pse duhet të na interesojë Kushtetuta e tyre”, tha Vuçiq.

Takimi Kurti – Vuçiq do të mbahet më 18 gusht dhe BE-ja të dielën u bëri thirrje liderëve të të dy vendeve që të ndalin “retorikën nxitëse”.

Kosova, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare ka shtyrë për një muaj vënien në fuqi të masës së reciprocitetit për letërnjoftime, ndërkohë që u ka dhënë dy muaj kohë të gjithë atyre që kanë targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato.

Continue Reading

Aktuale