Connect with us

Lajme

Plaçkitje në kompanitë financiare Tigo dhe M-Cash / Aktakuzë ndaj një personi

Published

on

Parashtrohet aktakuzë për dy plaçkitje në shoqata financiare

Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Shkup, ka parashtruar aktakuzë kundër një personi, cili ngarkohet se më datë 5 dhe 8 gusht të këtij viti ka kryer dy plaçkitje në shoqata financiare.

Siç njoftuan nga Prokuroria Publike, i akuzuari me 5 gusht ka hyrë në hapësirat e shoqatës financiare “M KESH”, SHPKNJP në Qendrën Tregtare “Palloma Bjanka” dhe me një revole sinjalizuese të llojit “Ekol” i është kërcënuar të punësuares. Pas asaj është drejtuar prapa byrosë së punës dhe nga sirtari e ka marrë fitimin ditor në vlerë prej 21.400 denarë, dhe më pas është larguar.

Me 8 gusht, në mënyrë të ngjashme i njëjti ka hyrë në hapësirat e shoqatës financaire “Tigo Fajnans”, në rrugën “Gjorqe Petrov”, e ka nxjerrë revolen sinjalizuese, e ka repetuar dhe i është kërcënuar dy të punësuarve, të cilët për momentin kanë qenë në objekt. Pas kësaj ai ka marrë 242.600 denarë.

Prokurori Publik, deri te Gjykata Penale e Shkupit ka parashtruar propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimi kundër të akuzuarit, duke marrë parasysh se edhe më tej ekziston rreziku nga arratisja dhe mundësia për ta përsëritur veprën penale. oxh/

Continue Reading

Lajme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Published

on

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

Po ashtu, ministja Nagavci ka shprehur bindjen e saj të plotë se në vitin e ri shkollor, vogëlushët e të dyja shteteve do ta kenë në dorë Abetaren e re.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Nagavci.

E krejt kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Aktuale