Connect with us

Lajme

Pendarovski: Të jemi këmbëngulës për mjedis dhe ambient më të pastër jetësor

Published

on

Pendarovski: Të jemi këmbëngulës për mjedis dhe ambient më të pastër jetësor

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të fushatës për mjedis më të mirë jetësor “Mos Injoro! Reago!”, sot i priti nxënësit prej tetë shkollave të mesme nga Maqedonia e Veriut.

Sipas njoftimit nga Kabineti i presidentit, në takimin me nxënësit kryetari i shtetit Pendarovski, e ka theksuar nevojën që çdonjëri prej nesh t’i përkushtojë më tepër rëndësi mirëmbajtjes së mjedisit të pastër, për arsye se e drejta e jetës në mjedis të shëndoshë është e drejtë e çdokujt.

Presidenti ka theksuar se pikërisht kjo periudhë e vitit është thelbësore për mirëmbajtjen e mjedisit të shëndoshë, për arsye se ndotja e ajrit është shumë e lartë dhe ajo e tejkalon kufirin e lejuar të emetimit të karbonit.

“Për këtë arsye forca të bashkuara nga institucionet relevante, por edhe mbështetje nga ana e qytetarëve të cilët përpos që ndërmarrin aksione konkrete ekologjike, do të jenë edhe në rolin e patrullës ekologjike apo mbikëqyrës të ndotësve. Të gjithë përmes vetëkritikës së shpejtë duhet të jemi këmbëngulës në angazhimin tonë të kemi mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër”, theksoi Pendarovski, në takimin me nxënësit e shkollave fillore.

“Mos injoro!, Reago!”, është platformë e cila rreth vetes i bashkon ekspertët e fushave të ndryshme, aktivistë qytetarë, ekologjistë, krijues të mendimit publik, shoqata joqeveritare dhe iniciativa qytetare, media dhe individë me qëllim të ekspozimit të problemeve me të cilët ballafaqohemi si shoqëri; udhëzimin e çështjeve drejt institucioneve përkatëse dhe provokimin e zgjidhjeve për përmirësimin e mjedisit jetësor dhe kualitetit të jetës.

Kjo fushatë e cila është nën organizimin e Institutit për studime të komunikimit filloi në mars të këtij viti, dhe e njëjta fokusohet në rreziqet ekzistuese dhe pasojat e ndryshimeve klimatike në shtet. “Mos injoro! Reago!”, përqendrohet në tre tema kryesor: qytete të qëndrueshme, mjedis i pastër dhe ndryshime klimatike. oxh/mp/

 

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale