Connect with us

Lajme

Ndryshimet e reja në mjekësi / Mjekët amë, stomatologët dhe gjinekologët do të marrin më shumë mjete financiare nga pacientët

Published

on

Rritet pika e kapitalit të të gjithë mjekëve amë nga praktika e përgjithshme, gjinekologjia dhe stomatologjia

Për tetë denarë rritet vlera e pikës kapitale të të gjithë mjekëve amë nga praktika e përgjithshme, gjinekologjia dhe stomatologjia, është theksuar në konferencën për shtyp në Qeveri të kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorëve të Fondit për sigurim shëndetësore Den Donçev dhe Orhan Ramadani.

Zaev tha se për këtë rritje të pikës kapitale janë siguruar 465 milionë denarë nga Buxhneti, para të qytetarëve, të cilat tani kthehen tek ata si mbështetje e punës së mjekëve amë për shërbime më të motivuara shëndetësore dhe sqaroi se bëhet fjalë për 18 për qind rritje të kapitacionit.

Ai theksoi se e rrisin edhe kompensimin për specialistët privatë, të cilët kanë marrëveshje me Fondin dhe nga tani e tutje, kompensimi i specialistëve privatë stomatologë të protetikës dhe kirurgjisë orale, në vend të 90.000 denarëve aktuale do të marrin 103.000 denarë në muaj ose afërsisht 15 për qind.

Qëllimi reformave në mbrojtjen primare shëndetësore për vitin 2020, potencoi është që të vendos model të pagesës së saj, i cili do të kontribuojë drejt sigurimit të mbrojtjes gjithëpërfshirëse primare shëndetësore nga ana e punonjësve shëndetësore në nivel primar, si dhe të përmirësohet cilësia e kujdesit primar shëndetësor.

Sipas kryeministrit, ky simulim me vlerë më të lartë të kapitalit do të motivojë numër më të madh të mjekëve nga praktika e përgjithshme të specializojnë mjekësi familjare, ndërsa zgjerimi i shërbimeve më të mëdha të infermierëve presim të nxisë punësim të një anëtari të tretë apo të katërt në ekipet e mjekëve amë.

Lidhur me pezullimin e kuotave për ilaçe nga 1 tetori, tha se këtë muaj qytetarët kanë mundur të binden, ka ilaçe të kapshme gjatë gjithë muajit.

Sa i përket rritjes së pikës së kapitalit, ministri Filipçe tha se bëhet fjalë për masë në kuadër të reformës, e cila nuk do të thotë vetëm rritje e shumës së mjeteve, të cilën mjekët e marrin, por numër më i madh i shërbimeve si dhe masa parandaluese, të cilat do t’i ndjejnë pacientët, si dhe masa, që do ta lehtësojnë udhëheqjen e sëmundjeve kronike, për të cilat në një pjesë të mirë pacientët deri më tani janë drejtuar në spitale.

Drejtori i Fondit, Donçev lidhur me  rritjen e pikës së kapitalit tha se qëllimi është përmirësimi i kapaciteteve teknike të mjekëve amë në shëndetësinë primare dhe efikasiteti i tyre më i madh, ndërsa personat e siguruar do të marrin shërbim më cilësor shëndetësor që në ordinancë, me çka do të ulet nevoja për udhëzim të mëtutjeshëm. Theksoi se me këtë do të shkarkohen mjekët dhe sistemi shëndetësor në nivel sekondar dhe terciar, nxitet parandalimi në mbrojtjen primare shëndetësore, lehtësohet edhe puna administrative në institucionin primar shëndetësor…

“Fondi mori vendim që nga 1 nëntori të rritet edhe kompensimi për barnatoret me të cilat kanë lidhur marrëveshje për dhënie të ilaçeve në recetë në ngarkesë të Fondit prej 16 përqindëve në 18 për qind ndërsa kompensimi për medikamentet e shtrenjta do të arrijë 180 denarë për recetë. Kjo masë e kombinuar me pezullimin e paradokohshëm të kuotave të farmacive do të kontribuojnë për dhënie akoma më efikase, cilësore dhe të pandërprerë të ilaçeve në recetë, që janë në ngarkim të Fondit”, shtoi Donçev. mb/

Continue Reading

Lajme

Publikojnë projektin e ri, Mozzik dhe Elvana Gjata kaluan çdo pritshmëri (VIDEO)

Published

on

By

Sikurse kishin bërë me dije mbrëmë në mesnatë Mozzik dhe Elvana kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Ata janë bërë për herë të parë bashkë, por pas kimisë që kanë patur dhë që është vënë ré nga fansat, besojmë se do vijojnë me bashkëpunime të tjera.

Kjo këngë që është pjesë e albumit të ri të artistit të quajtur, “Lamboziki”. Teksti është shkruar nga vetë reperi, kurse për producimin u përkujdes Rzon së bashku me Pëllumb beats.

Kënga bën fjalë për një histori dashurie të shkurtër që ka mbaruar shumë shpejt. “S’ka s’ka më bindje, shkurt e pat kjo lidhje. Pa ty kjo ditlindje. Unë u ktheva në vendlindje!”- thuhet në refren që tashmë është hit në rrjete sociale e me siguri do na shoqërojë gjatë.

Continue Reading

Lajme

“Më bën habi dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit”/ Arjola e zhgënjyer nga këngëtarja

Published

on

By

Gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP” hyri në shtëpi këngëtarja e njohur, Fifi, e cila kishte për të surprizuar Monikën.

Teksa e priti Monikën nën tingujt e këngës “Diell”, Fifi dhe aktorja kaluan disa momente emocionuese duke u çmallur me njera-tjetrën.

Ajo u takua gjithashtu me banorët e tjerë të mbetur në shtëpi por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin, ku i tregoi dhe tatuazhin “Filoqyl”.

Edhe më herët për Vit të Ri ajo i ka folur atij nga studio dhe e ka inkurajuar.

Mirëpo, mesa duket e gjithë kjo situatë dhe afrimitet midis Fifit dhe Donaldit Arjolës i është dukur e papritur.

Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se “nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin”. Ajo shprehet se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira.

“Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën.”

Continue Reading

Lajme

Ushqimi që nuk duhet të hani për sëmundjet e zemrës

Published

on

By

Yndyrnat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha syresh janë të shëndetshme, veçanërisht për burrat dhe djemtë. I tillë është rasti i yndyrnave trans të cilat kur janë në gjendje natyrale (tek shtazët) nuk janë aq të dëmshme, por kur ato janë artificiale, janë shkatërrimtare për shëndetin.

Çfarë Janë Yndyrnat Trans?

Pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave formohen gjatë një procesi industrial të bashkimit të vajit vegjetal me hidrogjen, gjë që nxit edhe ngurtësimin e vajit në temperaturë ambienti. Kjo lloj yndyrne e përpunuar garanton një jetëgjatësi më të madhe të ushqimit. Ato përdoren kryesisht në restorante për skuqje sepse nuk ka nevojë të ndërrohet shpesh. Gjurmë natyrale të këtyre yndyrnave gjenden tek mishi dhe produktet e bulmetit. Ushqimet industriale që përmbajnë sasi të lartë të yndyrnave trans janë:

• Ushqimet prej brumi të paketuar
• Kokoshkat që përgatiten në mikrovalë
• Pica e ngrirë
• Brumi i gatshëm i ngrirë
• Të skuqurat
• Kremi i gatshëm i kafesë
• Margarina

Yndyrnat Trans Dhe Sëmundjet Kardiovaskulare
Yndyrnat trans rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sepse rrisin nivelet e kolesterolit të keq në gjak. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare të cilat prekin si gratë ashtu edhe burrat. Sipas Institutit të Statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2014, numrin më të madh të vdekjeve e shënojnë meshkujt, dhe një nga arsyet kryesore është pikërisht teprimi me ushqimin çka bëhet shkak për një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.

Përse Burrat Duhet Të Shmangin Konsumin e Yndyrnave Trans
Këto yndyrna janë të ndaluara në shumë shtete pikërisht për shkak të lidhjes shkak-pasojë me sëmundjet e zemrës. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndalimi i këtyre yndyrnave besohet të shpëtojë shumë jetë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Këto yndyrna gjenden rëndom në shumë ushqime të paketuara, përfshirë ato të brumit që ruhen në ngrirje për përdorim të mëvonshëm. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se 28% e burrave që konsumojnë yndyrna të tilla në harkun kohor të 10 viteve, janë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës. 21 përqind e tyre kanë predispozitën të vuajnë nga sëmundjet e zemrës./AgroWeb

Continue Reading

Aktuale