Bota
Libi / Ushtarët hapin rrugët e bllokuara
Ushtarët libianë i kanë hapur rrugët kryesore
Ushtarët libianë sot i kanë hapur rrugët kryesore që protestuesit i kanë mbajtur të mbyllur pothuajse dy javë, duke e bllokuar vendin.
Protestuesit nuk ka dhënë rezistencë të dukshme derisa njësitet ushtarake me ekskavatorë i kanë rrëzuar barrierat dhe tendat e vendosura në autostradë dhe udhëkryqet më të mëdha.
Hapja e rrugëve kryesore ka ndodhur një ditë pas kryeministri Saad Hariri paralajmëroi dorëheqje pas pothuajse dy javë protestash në të gjithë vendin.
Protestuesit kanë mendime të ndryshme për atë nëse duhet t’i braktisin rrugët apo të vazhdojnë me protestat, për shkak të cilave prej 18 tetorit ishin mbyllur bankat, shkollat dhe kompani të tjera.
Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo dje u bëri thirrje liderëve libianë urgjentisht të formojnë qeveri të re,pas dorëheqjes së Haririt.
Bota
Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet
Kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm. Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.
“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai, shkruan Bloomberg.
Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.
Kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.
Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.
Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. / abcnews
Bota
Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër
Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.
Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.
Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.
Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch
Bota
Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse

Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi sot të dhëna të reja mbi humbjet e vlerësuara ushtarake ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Që nga fillimi i luftës, 43,750 ushtarë rusë kanë vdekur, që është 200 më shumë se dje, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
U shkatërruan 1876 tanke, 4141 automjete luftarake të armatosura, 985 sisteme artilerie, 261 MLRS, 136 sisteme luftarake kundërajrore.
Ukraina pretendon gjithashtu se 233 avionë dhe 195 helikopterë janë shkatërruar.
Forcat e Armatosura të Ukrainës deklarojnë se trupat ruse pësuan humbjet më të mëdha dje në drejtim të Donetsk.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare