Connect with us

Spektakël dhe Yje

Konfirmohet vazhdimi i serialit “Game of Thrones”

Published

on

Pas përfundimit të serialit Game of Thrones më herët këtë vit, HBO ka konfirmuar se janë duke e bërë një “paravazhdim” të serialit, por këtë herë vetëm për historinë e ‘Shtëpisë Targaryen’.

Nëse kompania do ta lëshonte këtë lajm në sezonin e shtatë të Game of Thrones, me gjasë reagimi i fansave të këtij seriali do të ishte mjaft pozitiv. Por, duke e ditur se si kanë reaguar me sezonin e tetë, megjithatë, reagimi i fansave pritet të jetë i përzier.

Sezoni i fundit u cilësua zhgënjyes për shumë shikues, me një numër të madh të njerëzve që akuzuan skenaristët D.B Weiss dhe David Benioff se shpejtuan fundin e asaj që njerëzit prisnin të ishte një rrugëtim epik dhe shumë i dashur.

Kështu, natyrisht, ka disa shqetësime nëse ky serial i ri do t’ia dalë ta kalojë madhështinë e Game of Thrones – apo do t’i ndjek hapat e tetë episodave të fundit, që për shumë njerëz ishin pak të pëlqyeshëm.

Krijuesit e bënë të ditur lajmin mbrëmë në Twitter, për të konfirmuar serialin e ri, të titulluar House of the Dragon (Shtëpia e Dragoit). Por, ka edhe një lajm të mirë për të gjithë fansat e GOT.

Skenaristë më nuk do të jenë Weiss dhe Benioff, por Ryan Condal, Miguel Saponchink dhe krijuesi i GOT, George R. R. Martin. Saponchink është i njohur për përmbajtjen e mahnitshme në botën e GOT, pasi ai krijoi tre episodat më të dashur të serialit, ‘Hardhome’, ‘Beteja e Bastardëve’ dhe ‘Erërat e Dimrit’.

Sipas Insider, HBO ka treguar se seriali do të përbëhet nga 10 episoda për sezon, të vendosura 300 vjet para ngjarjeve të Game of Thrones. Presidenti i programimit në HBO, Casey Bloys, duke komentuar rreth serialit të ri, tha:

“Universi i Game of Thrones është shumë i pasur me histori. Ne do të eksplorojmë origjinën e Shtëpisë Targaryen dhe ditët e para të Westerosit bashkë me Miguel, Ryan dhe George”, transmeton Express.

Shumë fansa të Game of Thrones iu kthyen Twitterit për të shprehur gëzimin për këtë lajm, me shumë prej tyre që thanë se shpresojnë që seriali i ri të jetë më i mirë se sezoni i fundit i GOT.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Aktorja e njohur turke ndahet nga i dashuri i dytë brenda një viti

Published

on

By

Aktorja e njohur turke ndahet nga i dashuri i dytë brenda një viti

Aktorja turke Hande Erçel, e njohur për publikun shqiptar me rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, ka përjetuar ndarjen e dytë.

Në shkurt të këtij viti, ajo dhe Kerem Bursin deklaruan ndarjen dhe nuk kaloi shumë e aktorja u përfol për një lidhje të re.

Ajo u kap mat me aktorin Kan Yildirim disa herë, por duket se edhe kjo romancë ka përfunduar këtë verë. Hande ka deklaruar për mediat turke se është beqare dhe me Kanin kanë mbetur thjesht miq

Sakaq, dyshja kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke konfirmuar kështu zyrtarisht ndarjen./Gazeta Express/

Continue Reading

Kosovë

Reciprociteti me Serbinë, Stresi: Jemi gati 20 mijë veta të sakrifikojmë jetën për Kosovën

Published

on

By

Reciprociteti me Serbinë, Stresi: Jemi gati 20 mijë veta të sakrifikojmë jetën për Kosovën

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka reaguar për reciprocitetin me Serbinë.

Përmes një postimi në Instagram, artisti shkruan se ai bashkë me 20 mijë veta nga mosha 18 deri 35, janë gati të sakrifikojnë jetën për të mbrojtur çdo pëllëmbe tokë të Kosovës.

Ai poashtu thotë se kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës, dhe siç ka shkruar reperi më tutje, çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje sepse ‘jemi të një gjaku’, njofton Klankosova.tv.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Shakira mund të përballet me 8 vite burg

Published

on

By

Shakira mund të përballet me 8 vite burg

Një prokuror spanjoll ka kërkuar që superylli kolumbian Shakira të dënohet me 8 vite burg dhe 23 milionë euro gjobë për evazion fiskal, sipas gazetës El Pais, shkruan Reuters.

Zyra e prokurorit spanjoll dhe përfaqësuesit e Shakirës nuk komentuan në lidhje me çeshtjen, sipas AFP.

Këtë javë, ylli i popit refuzoi një marrëveshje nga zyra e prokurorit për të hequr dorë nga rasti duke e akuzuar atë për mospagimin e taksave nga viti 2012 në 2014, periudhë gjatë së cilës Shakira tha se nuk jetonte në Spanjë.

Continue Reading

Aktuale