Connect with us

Teknologji

Instagram vjen me aplikacion të ri (FOTO)

Published

on

Instagram sot është duke e prezantuar aplikacionin e ri të quajtur “Threads.”

Ky aplikacion është kryesisht për mesazhe, por i dizajnuar vetëm për shoqërinë tuaj të ngushtë. Për këtë aplikacion ka qenë duke u folur që nga gushti, por është fshehur nga ‘Instagram.’

Përmes, këtij opsioni ju do të jeni në gjendje të ndani foto, video, mesazhe të shpejta me listën e ‘shoqërisë së ngushtë’, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

“Threads” ka 3 përbërës kryesor. E para është kamera, për foto dhe video, dhe që nuk ka asnjë filter.

E dyta është inboxi, apo pjesa e mesazheve, që ju qon drejtpërdrejtë tek mesazhet në instagram, por që është i limituar për listën e ‘shoqërisë së ngushtë’ që do të thotë që ky do të jetë inboxi më i shkurtër, që keni pas në jetën tuaj.

Për fund, ‘ekrani i statusit’, që duket të jeni opsioni më i diskutueshëm i këtij aplikacioni. Është një mesazh i kohës moderne, p.sh ‘insagram’ ka ofruar disa emoji dhe statuse që i ka krijuar vet, ju zgjidhni njërin prej tyre dhe se sa kohë dëshironi ta mbani.

Continue Reading

Teknologji

Porsche prezanton Cayenne Platinum Edition

Published

on

By

Porsche prezanton Cayenne Platinum Edition

Porsche po lanson edicionin e veçantë të Cayenne i njohur si Platinum Edition. Ky edicion i veçantë i SUV-it e karakterizojnë elemente interesante të dizajnit, ngjyra si dhe pajisjet e ndryshme që janë futur në të.

Rezultati është një veturë moderne në kombinim me një çmim të “arsyeshëm”. Modelet Cayenne E-Hybrid dhe Cayenne S sikurse varianti Coupe, janë të qasshme në versionin Platinum Edition, transmeton Telegrafi.

Pamja tërheqëse e Cayenne Platinum Edition e karakterizojnë, një sërë specifikash duke filluar nga dritat LED, fellnet 21-inç RS Spyder Design, të rezervuara enkas për modelet Platinum Edition.

Enterieri është i punuar me finesë duke e bërë një veturë elegante dhe tejet të kërkuar, për ata që duan luks dhe fuqi motorike.

Të gjithë ata që duan ta kenë në garazh një të tillë, duhet ta bëjnë nga muaji maj dhe të gjitha porositë do të bëhen në Gjermani.

Për një Cayenne Platinum Edition duhet ndarë 89.335 euro që ka 360 kuaj-fuqi, kurse Cayenne E-Hybrid me fuqi motorike prej 462 kuaj-fuqi do të kushtojë 105.995 euro.

Continue Reading

Teknologji

Dalin detajet e reja rreth telefonit të ri nga Opp

Published

on

Detajet rreth telefonit inteligjent të ardhshëm të Opp po vijnë ngadalë dhe burimet pohojnë se do të quhet Find X5 Pro.

Telefoni i ri thuhet se do të ketë një dizajn të ngjashëm me Find X3 Pro të vitit të kaluar, dhe specifikimet përputhen kryesisht me ato të OnePlus 10 Pro të ri dhe i cili tashmë është i disponueshëm në Kinë.

Find X3 Pro ka mbërritur edhe në tregun evropian dhe është dëshmuar të jetë një nga telefonat celularë më të mirë në vitin 2021.

Në internet janë shfaqur lajme dhe foto që zbulojnë pamjen e pajisjes në të bardhë me etiketën Hasselblad, ashtu siç është rasti me telefonit inteligjent të fundit të OnePlus.

Janë zbuluar gjithashtu disa specifika, duke përfshirë procesorin Snapdragon 8 Gen 1 të Qualcomm, i cili gjithashtu është te OnePlus 10 Pro, si dhe çipin e ri MariSilicon X të Opp, i cili përdoret për përpunimin e fotografive.

Pajisja pritet të mundësohet nga një bateri 5000 mAh me mbështetje për karikim me tela 80W dhe 50W me valë.

Dy telefonat e mëparshëm Oppo Find X u prezantuan në mars, kështu që mund të ndodh që edhe ky të prezantohet në mars.

Continue Reading

Teknologji

Të ardhurat astronomike, ja sa para bëri Netflix në 2021

Published

on

Në dy vitet e fundit, pandemia e koronavirusit e kombinuar me shumë muaj karantinë ka bërë që miliona njerëz në mbarë botën të shikojnë seriale apo filma përmes një platforme transmetimi. Sigurisht, Netflix ishte ajo që mundi konkurrencën duke u kthyer në një gjigant global.

Në vitin 2021, abonentët e Netflix kaluan 214 milionë, ku Squid Game ishte “përgjegjës” për një përqindje të madhe të rritjes.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat e platformës gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve, arritën afër 29 miliardë dollarë, një rritje prej të paktën katër miliardë dollarësh krahasuar me të ardhurat e vitit 2020 (24.9 miliardë dollarë). Kjo kthesë drejt platformave të transmetimit ka ndihmuar gjithashtu Netflix-in të krijojë prodhime cilësore, të cilat madje synojnë edhe Oscar.

Kompania sot investon shumë më tepër para në prodhimet e saj origjinale, krahasuar me vitet e mëparshme. Kagan Media vlerëson se deri në vitin 2021 Netflix shpenzoi 13.6 miliardë dollarë (pothuajse gjysma e të ardhurave të tij) për përmbajtjen e tij. Me fjalë të tjera, shihet një rritje prej 26% krahasuar me buxhetin e dhënë në vitin 2020, i cili arriti në 10.8 miliardë dollarë.

Sigurisht, e gjithë kjo vjen me një kosto shtesë për abonentët e Netflix. Kjo pasi siç njoftoi kompania në mes të janarit, së shpejti do të ketë rritje të abonimeve (aktualisht në SHBA dhe Kanada) me një deri në dy dollarë, në varësi të paketës.

Continue Reading

Aktuale