Connect with us

Sport

Gjyqtarja ndëshkon Kakan me karton të verdhë para se ta ftojë për një ‘selfie’

Published

on

Në mënyrë që të bënte ‘selfie’ me të, gjyqtarja e ndeshjes vendosi që ta ndëshkojë brazilianin Leite Kaka me karton të verdhë për t’ia plotësuar vetes dëshirën.

Ish-fantazisti i Milanit dhe Real Madridit e mbajti edhe njëherë fanellën e Brazilit në një ndeshje bamirësie në Izrael dhe shënoi gol në fitoren 4:2, shkruan Zëri.info.

Ronaldinho, Roberto Carlos, Rivaldo, Cafu dhe Bebeto ishin ndër legjendat që luajtën në këtë ndeshje, por Kaka ishte më i dashuri – madje edhe nga gjyqtarja e ndeshjes e cila u fotografua me të.

Derisa Kaka ishte i hutuar, gjyqtarja shkoi drejt tij dhe e ndëshkoi atë me të verdhë – para se ta nxirrte telefonin e saj për një ‘selfie’ me 37-vjeçarin.

Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe më parë këtë vit me gjyqtaren braziliane Fernanda Colombo, e cila dhuroi në moment të tillë në Ligën Estrellas de Ekuador.

Colombo, e cila është gjithashtu gazetare e sportit dhe komentatore, ishte duke ndarë drejtësinë në një ndeshje miqësore, derisa ajo e ftoi mesfushorin e Barcelona Sporting Club Kitu Diaz.

30-vjeçarja në vend ta ndëshkonte me karton të verdhë, u tallë me të duke fshirë djersët e saj në kokë.

https://twitter.com/i/status/1189293433539780608

Continue Reading

Sport

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Published

on

By

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Paris Saint-Germain arriti dy fitore nga dy në Ligue 1 të shtunën në mbrëmje.

Pasi shkatërroi Clermont 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc de Princes”.

Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier, braziliani që shënoi dy gola të tjerë.

Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar një formë të mirë, e cila do të shqetësojë kombëtaret e tjera të futbollit ndërsa i afrohemi Kupës së Botës “Katari 2022”.

Goli i parë i Neymar në mbrëmje ishte një penallti e realizuar në minutën e 43-të dhe ishte edhe më shumë provë se ai është një nga më të mirët nga 11 metra.

Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes nga pika e bardhë.

Njëzet minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin në portën e Montpellier, Kylian Mbappe humbi një penallti ndërsa rezultati ishte 0-0.

Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në herën e parë të përpjekjes, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë.

Janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit në PSG dhe duhet të shqetësojnë vërtet ata që janë në pushtet në klub.

Mbappe gjithashtu u përplas me Lionel Messin ndërsa po shkonte te Neymar për të bërë kërkesën e tij, diçka për të cilën shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej shumë i kënaqur.

Marrëdhënia mes francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Galtier. /Telegrafi/

Continue Reading

Sport

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

Published

on

By

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

​Gerard Pique do të bëjë pjesën e tij për ta ndihmuar Barcelonën.

Një nga lojtarët më të vjetër në skuadrën e Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagë.

‘Catalunya Radio’ bën të ditur se Pique edhe formalisht ka njoftuar Barcelonën se është gati ta shfuqizojë kontratën e re dhe ta firmosi një me pagë më të ulët.

Barca ka nevojë të reduktojë pagat e klubit, në mënyrë që t’i regjistrojë lojtarët e rinj.

Një nga opsionet që mund të shfrytëzohen mund të jetë edhe leva e katërt

Continue Reading

Sport

​Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Published

on

By

​Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në ndeshjen e fundit, Lionel Messi mund të largohet nga parisienët.

Përkatësisht, siç shkruan Forbes, Barcelona dhe Messi kanë rinisur negociatat për rikthimin e argjentinasit të madh në radhët e klubit katalanas në vitin 2023.

Sipas mediave të huaja, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka kontaktuar me babanë dhe agjentin e Messi-t.

Kontrata e Messi-t me PSG-në skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.

Forbes shkruan gjithashtu se shpresat për kalimin e mundshëm të Messit tek Inter Miami amerikan janë shuar.

Nëse ai nuk e zgjat kontratën me PSG-në vitin e ardhshëm, Messi mund të nënshkruajë për Barcelonën si lojtar i lirë në moshën 36-vjeçare.

Pasi Laporta deklaroi se ka një detyrim ndaj shtatë herë fituesit të Topit të Artë, zërat për rikthimin e Messi-t në Camp Nou u bënë edhe më të forta.

Continue Reading

Aktuale